Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Në kuadër të riorganizimit të strukturave të Policisë së Shtetit, janë bërë disa emërime të reja në drejtimin e komisariateve dhe sektorëve të rëndësishëm në disa qytete dhe pika kufitare të vendit. Sipas burimeve zyrtare, emërimet janë si më poshtë: • Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër. • Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë. • Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë. • Kliton Zharri do të drejtojë Komisariatin e Policisë në Cërrik. • Ajet Bega është caktuar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin. • Leonard Ndreka do të marrë drejtimin…
Tiranë, 11 Korrik 2025 – Policia e Shtetit ka bërë publike emrat e rinj të drejtuesve të komisariateve, pas një gare të hapur që synoi përzgjedhjen me kritere meritokracie të drejtuesve vendorë të policisë. Idriz Daulle është emëruar shef i ri i Komisariatit Nr. 5 në Kamëz, një nga zonat më të mëdha në periferi të Tiranës, ndërsa Bes Qibini ka marrë drejtimin e Komisariatit të Policisë në Kukës, pas një transferimi nga Tirana. Lista: Idriz Daulle, nga zvdr i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë. Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë…
SPAK ka ndërmarrë një operacion në disa qytete të vendit, ku ka lëshuar 13 urdhërarreste, ndaj një grupi kriminal i cili dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine. Kryesisht anëtarët e grupit kriminal ishin nga Dubai. Burime bëjnë me dije se 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim, mes tyre edhe Erjon Dani. Ai ka qenë shef krimesh në Komisariatin nr. 3 në Tiranë – prej disa kohësh ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. Akuza që rëndon ndaj tyre është edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Të njëjtat burime informojnë se janë disa raste te…
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë dhe Durrës janë zhvilluar kontrolle të shumta në biznese, banesa dhe njësi të tjera shërbimi, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Aksioni është mbështetur nga forcat e Policisë së Shtetit dhe, sipas të dhënave paraprake, deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar. Burime konfidenciale bëjnë me dije se kontrollet janë pjesë e një hetimi të nisur nga SPAK për një grup të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se merret me trafikun e lëndëve narkotike. Operacioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve apo arrestimeve të…
Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu. Ne datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimit Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Bucin, në dyqanin e tij në Kamëz. Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambjentet e brendshme të sigurisë së lartë të…
Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën, të riun që akuzohet se vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja” pas një konflikti në rrugë. Pretenca u dha sot (10 korrik) nga organi i akuzës, që lexoi konkluzionet përfundimtare të dosjes pas procesit gjyqësor në Gjykatën e Fierit, për t’i lënë radhë edhe konkluzioneve të palë mbrojtëse, para se të shpallet verdikti. Mërnica akuzohet për veprat “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ngjarja ndodhi më 13…
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK, që të vendoste në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe të Erion Alibejt vetëm për faktet që janë objekt gjykimi tek dosja “Plumbi i artë”. Ndërsa rrëzoi kërkesën e avokatëve që të viheshin në dispozicion dëshmitë e plota edhe për ngjarje të tjera. Ky vendim i gjykatës ngjalli reagimin e tre avokatëve Gentian Rumano, që mbron Henrik Hoxhë, Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi, që mbrojnë Altin Ndocin, të cilët kërkuan përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit derisa një gjyqtar tjetër të marrë vendimin për kërkesën e tyre.…
Një nga operacionet më të mëdha antidrogë në rajon është finalizuar së fundmi, në një aksion të përbashkët mes autoriteteve greke, agjencisë amerikane DEA, Europol-it dhe autoritetet në Shqipëri, duke goditur një rrjet të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të kokainës me lidhje në Amerikën Latine, Shqipëri dhe Europë. Replikë.al mëson ekskluzivisht se në periferi të Athinës, policia greke ka zbuluar një laborator të sofistikuar përpunimi të kokainës, i fshehur brenda një magazine industriale. Hetimet tregojnë se kokaina vinte nga vendet e Amerikës Latine, e fshehur në forma të sofistikuara, si në tekstile apo rroba, dhe më pas përpunohej nga kimistë…
Flor Sulejmani ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, vetëm pak kohë pasi ishte rikthyer në pozicionin e tij në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Vendimi i tij vjen pas pushimit të hetimeve që ishin nisur fillimisht nga Prokuroria e Beratit dhe më pas u transferuan e u mbyllën nga Prokuroria e Tiranës. Sulejmani ishte pezulluar disa javë më parë në kuadër të këtij hetimi, por pas vendimit për pushimin e çështjes, ai u rikthye në detyrë. Megjithatë, në mënyrë të papritur, ai ka zgjedhur të largohet duke dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se ministri Ervin…
Në fillim të viteve ’80, Ksamili ishte një nga rezervatet më të mëdha të kafshëve të egra në Shqipëri, i mbushur me derra, çakej dhe kaproj, ndërsa rruga për të shkuar aty kalonte nëpër një tunel të krijuar natyrshëm nga portokallet dhe ullinjtë. Në këtë qytezë, e ndërtuar mbi bazën e punës vullnetare nga e gjithë Shqipëria, jetonin rreth 500 familje, shumica e të cilave nuk kishin banesa fikse, por banonin në kapanonet e ngritura për vullnetarët. Ishte një parajsë mbi tokën shqiptare, ndaj dhe qeveria e Aleksandër Meksit, duke parë potencialin turistik të zonës, vendosi të mos zbatojë ligjin…