Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i mituri i cili u përfshi në aksidentin e rëndë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. Fatkeqësisht, pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha 15-vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra. I mituri u nxor nga automjeti nga efektivi Klajdi Mustaj. Ashtu si dhe ky i fundit pohoi, në momentin kur pa automjetin që u aksidentua vrapo me fiksen e zjarrit në duar dhe nxori fillimisht nga mjeti të miturin.
Të dielën para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u paraqitën të arrestuarit e deritanishëm të asaj që konsiderohet “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut”. Ata akuzohen për sasi jashtëzakonisht të mëdha të trafikimit të kokainës, një çështje që po hetohet nga SPAK. Në fokus të hetimeve janë dy ngarkesa të mëdha: 11.6 ton kokainë të transportuara nga Paraguaji në Belgjikë, konkretisht në portin e Anversit, dhe 16.4 ton të tjera nga Paraguaji në Gjermani, në Hamburg. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme, të cilat kanë nisur që në vitin 2023 dhe janë referuar nga Byroja Kombëtare e…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në kantierin ku po punonte. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios. Viktima është shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur tek firma e ndërtimi qe sipas burimeve eshte “andi construcion”. Grupi Hetimor i policisë së Tiranës po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime…
Konfirmohet zyrtarisht se në vrasjen e Frrok Lleshajt janë përdorur dy armë të ndryshme. Policia thote se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve të ndryshme dhe ka dyshime se njëra nga armët është bllokuar, ndërsa autorët kanë përdorur armën e dytë. Lidhur me autorët e vrasjes, motori që ata kanë përdorur nuk është gjetur ende nga policia. Gjurmët e tyre janë ndjekur deri në Laç dhe prej aty nuk ka të dhëna të tjera. Policia po heton pistën e gjakmarrjes dhe ka shoqëruar të paktën 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje e më pas janë…
Lidhur me ngjarjen e rëndë në Gjilan, ku mesditen e sotme u vranë tre persona me armë zjarri, janë shpallur në kërkim tre persona. Fillimisht ishte shpallur në kërkim vetëm shtetasi Mefail Shkodra. Tashmë, uniformat blu të Kosovës bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra. Mefail Shkodra u dyshua si autori i vrasjes së trefishtë. Sakaq, ende nuk dihet roli i dy djemve të autorit të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim. Më poshtë, gjenden fotot e të dyshuarve, si dhe të dhënat kryesore të shpallura nga Policia e…
Posti i ministrit të Brendshëm sjell përgjegjësi të mëdha për çdo drejtues të këtij institucioni, ku shpesh vendimmarrjet ndikohet nga këshilltarët që kanë fjalën e fundit. Nga një vëzhgim i bërë, rezulton se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka në kabinetin e tij plot shtatë këshilltarë. Më i fundit që i është shtuar listës është Flamur Mamaj, ish-prefekt i Vlorës, i denoncuar publikisht për disa tendera të dyshimtë të lidhur me kompaninë e tij. Emërimi i tij ka ngjallur reagime dhe ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e transparencës dhe integritetit në administratën e lartë. Ekspertët e administratës theksojnë se, ndonëse…
Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila i pastronte paratë e pista në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri. Akuza të reja janë ngritur edhe ndaj Franc Çopjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar në Belgjikë për vepra penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria ka identifikuar 5 shoqëri tregtare në Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë të lidhura me organizatën e mësipërme, mes të cilave edhe kompaninë AMR shpk në pronësinë e…
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër vendosi këtë të shtunë lirimin e katër prej pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë minerare “GERTI Sh.p.k.”, të arrestuar pas aksidentit tragjik që i mori jetën minatorit 66-vjeçar, Fari Veliu. Njëri prej të shoqëruarve pas aksidentit, Nj. P., me detyrë armator ishte lënë i lirë një ditë pas njoftimit nga Policia e Dibrës. Prokuroria kërkoi që arrestimet në flagrancë të këtyre personave të vlerësoheshin si të ligjshme dhe që për një pjesë të tyre, hetimet të vijonin në gjendje të lirë, ndërsa për të tjerët të caktohej masa e…
Tiranë, 8 gusht 2025 – Në kryeqytet janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas informacioneve të para, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e ngjarjes. Burime jozyrtare bëjnë me dije se autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi, duke u zhdukur në drejtim ende të paidentifikuar. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sigurimin e provave dhe identifikimin e autorëve. Në zonë po kryhen kontrolle të imtësishme, ndërsa grupi hetimor po merr dëshmi nga dëshmitarët okularë.…
SPAK ka goditur ditën e sotme një tjetër organizatë kriminale, e cila dyshohet se merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Një nga personat e shpallur në kërkim është Fadil Balla, i njohur edhe me identitetin alias Jul Balla. Ai është pronari i resortit luksoz “Ajman Park” në qytetin e Shijakut, i cili është sekuestruar në kuadër të këtij operacioni të gjerë antidrogë. Përveç aktivitetit në sektorin e turizmit, Fadil Balla rezulton të jetë gjithashtu administrator i kompanisë “AMR sh.p.k”, një subjekt i përfshirë në mënyrë të dyshimtë në përfitimin e tenderëve publikë nga…