Autor: InfoNews

Pas gati 10 orësh i zhdukur pa gjurmë, ish-zv. drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, është kthyer pranë familjes. Arsyet se përse njoftoi partneren se po arrestohej dhe ndërpreu kontaktet më pas me të, janë duke u hetuar nga policia. Në dëshminë e tij ai ka thënë se këtë veprim e ka bërë me dëshirë dhe se për asnjë moment nuk ka qënë i zhdukur.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në lokalet e kompleksit Valamar në Hamallaj të Durrësit, ku një i ri mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me dy plumba. Shkaku i sherrit mendohet që të jetë për parkimin e automjeteve. U mësua se Liridon Rata, pas një debati për motive të dobëta në parkimin e lokaleve të kompleksi Valamar, është qëlluar me armë zjarri nga 44-vjeçari Altin Lekëgegaj. Pas krimit autori 44 vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të…

Read More

Më 20 gusht 2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Shima, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me të birin, 34-vjeçarin Daniel Shima. Sipas burimeve, para se të humbiste gjurmët, Shima u ka dërguar një mesazh të afërmve duke i njoftuar se po e arrestonin. Pas këtij momenti, komunikimi me të është ndërprerë. Policia e Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht se po punohet për gjetjen e tij, duke theksuar se bëhet fjalë për ish-zv.drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Aktualisht, hetimet po zhvillohen mbi dy pista kryesore: rrëmbim dhe…

Read More

Pas aksidentit tragjik që ndodhi tre ditë më parë në autostradën Egnatia në Greqi, janë zbardhur dëshmitë e para nga dëshmitarët okularë. Ngjarja la pas tre viktima shqiptare: Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj), ndërsa një tjetër, Magdalena Kacaj, mbeti e plagosur. “Dëgjonim tre personat duke u lutur t’i nxirrnim jashtë: ‘Na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Ishin të bllokuar dhe digjeshin të gjallë. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë”, rrëfeu një dëshmitar, raporton Protothema. Ai shtoi se gomat filluan të shpërthenin dhe makina mori flakë shumë shpejt. “Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni, ishte i shpejtë…

Read More

Një laborator jashtë vendit ka marrë përsipër kryerjen e analizave të mbetjeve të KURUM, të cilat dyshohen të jenë të rrezikshme dhe pas kthimit mbrapsht nga Tajlanda, janë vendosur në Porto Romano dhe ruhen me forca policie. Mbetjet u kthyen pasi u ngrit alarmi se ishin toksike dhe ishin nisur drejt Tajlandës nga kompania “Sokolaj” shpk, e Gjovana Sokolaj, pa marrë autorizimin e vendit pritës. Për të konfirmuar se çfarë ndodhet brenda 102 kontejnerëve duhej të merreshin mostrat dhe të kryheshin analizat. Por institucionet shqiptare nuk morën përsipër ta bënin këtë dhe Prokuroria e Durrësit, nën presionin e organizatave ndërkombëtare,…

Read More

Autoritetet belge të drejtësisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), po hetojnë një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Ndryshe nga mënyrat e zakonshme të fshehjes së drogës në kontejnerë me fruta tropikale, ky grup përdorte anije tregtare ku droga fshihej në hapësira të posaçme. Hetuesit kanë zbuluar se, gjatë rrugës detare, ngarkesat me kokainë hidheshin në det të hapur dhe më pas mblidheshin nga peshkarexha të vogla sipas koordinatave të përcaktuara. Në një rast, dyshohet…

Read More

Prej më shumë se tre muajsh, një 30-vjeçar shqiptar nga Shkodra rezulton i zhdukur në Spanjë, duke lënë pas shumë pikëpyetje mbi fatin e tij. Bëhet fjalë për Miklovan Danaj, i lindur në Gur të Zi, Shkodër, i cili prej datës 11 maj nuk ka dhënë më asnjë shenjë jete. Familjarët e tij, të dëshpëruar, kanë nisur kërkimet në të gjitha drejtimet në Spanjë, ku dyshohet se ndodhej ditën e zhdukjes, por edhe në Shqipëri e Itali, pasi Miklovani kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në qytetin e Pisës. Përveç mungesës totale të kontakteve, familjarët janë përballur edhe…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i finalizuar pak ditë më parë ku u godit një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine. Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, por përveç tyre një tjetër emër që doli në dosje është Fadil Balla, i njohur ndryshe si “Shijaksi”. Por hetimi është zgjeruar edhe më shumë ku sekuestrimi i 17 tonëve kokainë dhe aseteve, mes tyre edhe “Ajman Park Resort”, ka zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank. Gjatë prezantimit të raportit të SPAK në vitin 2024, kryeprokurori i posaçëm, Altin…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku një 35-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën, raportojnë mediat greke. Artur Bashimi, 47-vjeçari shqiptar i cili u qëllua për vdekje sot me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në zonën “Agio Pandeleimona” të Athinës. Në trup i është gjetur pasaportë shqiptare. Burimet thanë se bëhet fjalë për prishje pazaresh droge, por ende nuk ka detaje. Viktima ishte përfshirë në grup kriminal dhe i akuzuar për disa vjedhje. Ndërsa në vitin 2022 ishte arrestuar si pjesë e grupit famkeq të cilët kryenin vjedhje në shtetin grek.

Read More

Pak javë më parë, opinioni publik pa nëpërmjet mediave një prej aksioneve më të diskutueshme për prishjen e ndërtimeve pa leje kur fadromat e IKMT ia behën pa paralajmërim në Theth. Goditën disa ndërtime kioska, me dru apo edhe me beton. Pamjet e ekskavatorëve në një nga parqet kombëtare më të bukura të Shqipërisë u përdorën nga propaganda si shembull i “shtetit ligjor” edhe pse në realitet treguan se ligji përdoret sipas dëshirës, sepse ai nuk ekziston kur pushteti pati dëshirë t’i lejonte ata banorë të ndërtonin. Por sot Thethi i vërtetë është në Jalë. Dhjetëra vila luksoze po ngrihen…

Read More