Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është arrestuar nga policia për ndërtim pa leje. • Halili dyshohet se në vitin 2017, kur ka mbajtur detyrën e kreut të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa shtëpi pushimi, në fshatin Shetaj, Ishëm. • Sipas raportimeve, shtëpitë e pushimit në fjalë janë pjesë e resortit luksoz “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, në të cilin përfshihen edhe ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi. • Bëhet me dije se aktualisht Prokuroria dhe Policia e Durrësit po kryejnë hetime të thelluara, duke shqyrtuar dokumentacionin në Kadastër, pasi dyshohet se mund të…
Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, mbart një histori tepër të dyshimtë, me implikime të shumta të zyrtarëve të lartë shtetërore. Në gjithë këtë histori janë të përfshirë individë me precedentë penalë, që bashkëpunojnë me zyrtarë nga pushteti lokal apo edhe ai qendror, për të zhvatur një pasuri të stërmadhe shtetërore. Në foto: Prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, të publikuar nga kryeministri Edi Rama Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjete sociale aksionin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.…
Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë. Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n. Në…
Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Shpërthimi ka ndodhur në banesën e një gruaje të moshuar e cila nuk jeton aty. Sipas burimeve, dyshohet se në shënjestër ka qenë banesa e Jozefin Markut, ish-banorit të Big Brother Vip, i njohur për një incident gjatë spektaklit ku goditi me shuplakë një tjetër konkurrent, me nofkën Gjesti. Pronarët e kësaj banese nuk kanë bërë denoncim në polici por janë thirru pasi ka ndodhur shpërthimi për të dhënë deklaratën. Ata kanë thënë se nuk kanë lidhje me këtë shpërthim pasi nuk…
A.Skeja, nëna e zyrtares së KPP Lindita Skeja, kjo e fundit e pandehur për abuzime me tenderat ka rrëfyer detaje tronditëse të grabitjes së shtëpisë së saj në 2021. “Isha në shtëpi sëbashku me djalin tim Gëzim, nusen e tij dhe tre fëmijët e tij të moshës 14.10 dhe 8 vjeçarë. Rreth orës 23:30 u hap dera me forcë ndërkohë që po shikonim televizor dhe u futën brënda katër persona të cilët ishin të veshur me uniformë policie, me këpucë me qafq me lidhëse, pantallona të gjata, xhaketa me stampa policie, në duar mbanin armë zjarri të llojit aotpmatik. Këta…
Plas sherri për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit
Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) lidhur me tenderin e fundit të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me vlerë rreth 2.6 milionë euro, për ndërtimin e platformës kombëtare ACRIS (Albanian Current Research Information System). Ankesat e kompanisë INTECH+ në KPP Sipas burimeve të Skyweb.al, kompania INTECH+, në pronësi të Sokol Sinanit – i njohur si ortak i ish-ministrit Ilir Beqaj dhe përfitues i shumë tenderëve në sektorin e teknologjisë së informacionit – ka dorëzuar një ankesë zyrtare në KPP. Në ankesë, Sinani ngre si shqetësim kryesor mungesën e kodit CPV,…
Ky është hotel “Riviera” në Borsh, ku ndodhi përplasja mes pronarit Emanuel Shkëmbi dhe dy punonjëseve, nënë e bijë. Ai u vu në pranga për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi i ka kërcënuar me pistoletë.Edhe babai i tij, Alfred Shkëmbi është nën hetim pasi ka dhunuar një tjetër punonjëse. Arma me të cilën kërcënoi punonjëset 26-vjeçari është sekuestruar, ndërsa nën akuzë për fshehjen është vënë një 76-vjeçar. “Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me vijimin e operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në vend. Përmes një deklarate, ai tha se shembja e objekteve të paligjshme nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces që nuk do të ndalet derisa ky fenomen të zhduket plotësisht. Rama paralajmëroi gjithashtu se ditët në vijim do të prezantohet një paketë e re masash, e cila do të rrisë forcën goditëse të ligjit jo vetëm ndaj ndërtuesve të paligjshëm, por edhe ndaj personave përgjegjës në nivele të ndryshme, përfshirë edhe ata që kanë mbyllur sytë në inspektoriate, polici e…
Në vitin 2016, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpenzoi plot 20 milionë euro për rrjetin e energjisë elektrike nga Orikumi në Himarë, teksa në atë kohë u trumbetua se “kjo reformë do të sjellë stabilitet dhe furnizim pa ndërprerje”. Paratë janë hedhur me tendera në të ashtuquajturën “koperacioni Italian në zonën e Himarës”, ndërkohë që pas kësaj kohe banorët por edhe vetë mazhoranca ka pranuar se ka pasur probleme. Zona e bregut të detit, por edhe fshatrat e Himarës në Lumin e Vlorës, janë ankuar shpeshherë për ndërprerje të vazhdueshme të furnizimit me energji elektrike, pavarësisht se janë hedhur dhjetëra…
Në një proces mëse të mirëorganizuar, një prodhues vendas i madh, tetë subjekte import- shpërndarje me shumicë dhe dyshimi i arsyeshëm për përcaktim çmimesh dhe cilësie, kanë kthyer 3069 farmaci të licensuara në të gjithë vendin si shitore të produkteve të diktuara nga grosistët e barnave. Krahas dominimit të tregut nga subjekte të mëdha prodhuese dhe tregtuese, ekspertët e fushës ngrenë shqetësimin e rënies së cilësisë së medikamenteve, jo vetëm atyre të rimbursueshme por edhe atyre që tregtohen në farmacitë e hapura. “Tregu shqiptar i farmacive të rrjetit të hapur, por zhytet nën kthetrën e monopolizimit”, thotë për Faktoje.al, ish-presidentja…