Autor: InfoNews

Vjet, për pushime, të cilat si çdo vit i kaloj në Shqipëri, shkova për herë të parë në Kllogjer, ku së bashku me djalin tim dhe familjen nderova kujtimin e mijëra çamëve që vdiqën rrugës si pasojë e genocidit grek. Teksa sivjet Zoti më bekoj me një djalë të dytë, vendosa që të shkoja në Çamëri, të shkoja për herë të parë në Kuç, një vend nga i cili gjyshi im, 7 vjeç, u përzu përdhunshëm për faktin se ishte shqiptar dhe vdiq me brengën e kodrës së Kuçit që asnjëherë nuk e pa më me sy. Pasi përfundova pushimet…

Read More

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet, duke finalizuar në arrestimin e 4 personave. Në pranga kanë rënë Armet Latifaj 25 vjeç, Gëzim Pashaj 30 vjeç, Petros Koronoias 18 vjeç dhe Jastin Zaimi 18 vjeç, të dy shtetas grekë. Latifaj dhe Pashaj ishin shpërndarësit e kokainës, të cilët u kapën në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit”. Atyre u gjet një sasi prej 1 kg e 65 gram kokainë. Ndërsa dy personat e tjerë, shokë të dy shpërndarësve, u arrestuan për moskallëzim krimi. Më tej, nga hetimet ka rezultuar se Armet Latifaj dhe…

Read More

Dy djem të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit. Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie. Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj nga Peqini, të dy 24 vjeç, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi. 24-vjeçari Gabriel Lluca ishte drejtues i automjetit, kurse i riu tjetër pasagjer. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen. Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e…

Read More

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identifikimit duket se është shndërruar në një çerdhe e mbushur me hajdutë. Agjencia e Prokurimit Publik ka audituar 11 tendera të zhvilluara nga shoqëria Identitek. Sipas raportit të APP thuajse të gjithë tenderat kanë rezultuar me shkelje flagrante të ligjit. Raporti bën të ditur se kompania ka zhvilluar tendera duke fryrë fondin limit në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, në disa raste është konstatuar se specifikimet teknike të vendosura në procedura nuk kanë qenë në përputhje me kriteret ligjore. Një tjetër kategori shkelje e konstatuar nga auditimi është vlerësimi i i fituesve në…

Read More

Për t’i shpëtuar aktivitetit kriminal dhe trafikut të drogës, Olsi Meta të cilit iu sekuestruan 26 mln euro pasuri ka përdorur 5 identitete të ndryshme. Deri në vitin 2009 ai ka mbajtur emrin e lindjes, Olsi Meta. Në janar të vitit 2012, ndryshon dhe mbiemrin, nga Meta në Koni, duke marrë mbiemrin e nënës. Por në maj të këtij viti, ka ndryshuar emrin, nga Olsi në Kristian. Sipas dosjes ai rezulton të ketë përdorur dhe dy identitete të tjera, Zdanaivicius Ramunas (lindur më 28.07.1980) dhe Kelys Zydrunas (lindur më 29.04.1987). Por, nga një kërkim në internet rezulton se emri i…

Read More

TIRANË- I gjithë vendi është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu, pas ditëve të nxehta të gushtit. Reshjet kanë shkaktuar problemet e para në disa qytete, si edhe vonesa me fluturimet në aeroportin e Rinasit. Në Tiranë, stuhia ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në disa zona, te Treni, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e Oxhakut. Në Lezhë shiu i dendur përmbyti rrugët, ndërsa në zonën turistike të Shëngjin raportohet për mungesë të energjisë elektrike. Stuhia largoi pushuesit në qytetin bregdetar të Vlorës, Durrësit e në Shëngjin. Largimi i pushuesve shkaktoi kaos në qarkullim në Vlorë, ndërsa…

Read More

Një prej kompanive kryesore të sigurimeve në Shqipëri, INTERSIG, rezulton të ketë reduktuar ndjeshëm pagesat e dëmshpërblimeve për sigurimet motorike, duke lënë pas një sërë pyetjesh për mënyrën sesi trajtohen konsumatorët. Sipas të dhënave më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar – korrik 2025, kompania ka paguar 33,68% më pak dëmshpërblime krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky ndryshim nuk shoqërohet me ulje të të ardhurave të kompanisë – përkundrazi, primet nga sigurimet motorike vijojnë të rriten. Kjo do të thotë se INTERSIG po arkëton më shumë para nga qytetarët, ndërsa po kthen…

Read More

Tregu i sigurimeve motorike në Shqipëri vijon të rritet ndjeshëm në aspektin e të ardhurave, por jo në atë të dëmshpërblimeve të paguara për qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në periudhën janar – korrik 2025, kompanitë e sigurimeve arkëtuan mbi 90 milionë euro nga primet e sigurimeve motorike, çka përbën rreth 12 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Megjithatë, shifra e dëmshpërblimeve të paguara mbetet shumë më e ulët: vetëm 23 milionë euro, ose rreth një e katërta e të ardhurave, duke ngjallur shqetësime mbi mënyrën sesi kompanitë…

Read More

* Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një 30-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. * * Në pranga dhe një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej. * * Sekuestrohen dy dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak dhe një automjet. * * Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara…

Read More

Gjatë fundjavës priten reshje shiu në disa qarqe në vend, pas temperaturave të larta që na kanë shoqëruar përgjatë këtyre muajve të verës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje intensive priten në qarqet Lezhë dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, në qarkun Kukës priten reshje mesatare ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata pothuajse në të gjitha qarqet. Sot pasdite dhe nesër (e shtunë, 30 gusht) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri…

Read More