Autor: InfoNews

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Shkodrës, ku një person është ekzekutuar në mes të qytetit. Viktima është identifikuar si Kristian Kola, i cili dyshohet se është qëlluar për vdekje nga dy persona që lëviznin me motor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në një zonë të frekuentuar të qytetit. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Sipas burimeve, autorët janë larguar menjëherë pas krimit, ndërsa kontrollet për identifikimin dhe kapjen e tyre vijojnë. Policia po mbledh dëshmi dhe…

Read More

Në të dalë të tunelit të Llogarasë, riviera shqiptare u shpërfaqet vizitorëve me detin e kristaltë  dhe kantieret e ndërtimit, që i ngjiten shpatit të gjelbëruar të malit si metastazat e një sëmundjeje malinje. Delta e Përroit të Palasës, një monument natyror i stampuar dikur në kartolinat që niseshin nga Shqipëria, është sot i rrethuar nga të dyja anët me vinça, ekskavatorë dhe makineri të tonazhit të rëndë. Kërcitja e llamarinave dhe e gurëve që thyhen krijon një “rang-dang” monoton përgjatë gjithë rrugës. Rreth e qark Deltës, gjashtë biznesmenë të mëdhenj po garojnë me njëri-tjetrin se kush të ndërtojë më…

Read More

Në dëgjesën e parë publike për draftin e ri të Kodit Penal, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka mbajtur qëndrim të prerë mbi disa nga çështjet më të debatueshme që pritet të përfshihen në kodin e ri. Ai theksoi se shpifja dhe pija e alkoolit në publik duhet të mbeten vepra penale, ndërsa për prostitucionin propozoi depenalizimin dhe rishikimin me një qasje të re ligjore. “Depenalizimi i veprave nuk është proces politik, i cili mund të shtyhet dhe vendoset se qëndrimi politik është i tillë. Burimi dhe nevoja është që deri te procesi i të votuarit, duhet parë…

Read More

Një spital privat është bllokuar në Tiranë, pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime për 1 vit, 2024-2025. Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi gjithashtu se: -shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim; në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar. Në pranga ka rënë administratori i spitalit privat, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 bashkaksionerët. Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike. Njoftimi i policisë: Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit,…

Read More

Sipas faqes zvicerane të specializuar Ch-Aviation, një prej qiradhënësve të avionëve të AirAlbania ka paraqitur padi ndaj linjës ajrore shqiptare për mospagimin e qirasë. Ende nuk është bërë e ditur se cila kompani ka hapur procesin gjyqësor dhe në cilën gjykatë është depozituar padia, raporton Kapitali. Ky zhvillim vjen vetëm pak javë pasi në media u raportua se një nga avionët e Air Albania u sekuestrua në Stamboll nga Etihad, gjithashtu për mospagim detyrimesh. Në të njëjtën kohë, Aeroporti i Ljubljanës ka konfirmuar se fluturimet Tiranë–Ljubljanë janë pezulluar për arsye financiare, duke shtuar edhe më shumë dyshime për gjendjen e…

Read More

Një 52 vjeçar i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike është arrestuar në Peqin. Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, banues në Peqin pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj. Operacioni për kapjen e 52-vjeçarit u kodua “Operacionalja 65”. Njoftimi i policisë: Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në…

Read More

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow. Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e…

Read More

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr. Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat. Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati i analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar është 0.01mg\kg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mg\kg. Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit. Ndërsa në datën 22 gusht po shteti kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjaka, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të…

Read More

“Raiffeisen Bank” një nga bankat me të mëdha në Shqipëri rezulton se ka abuzuar me kredimarrësit hipotekorë duke shkelur ligjin, pasi ka zgjedhur vetëm një kompani për Sigurimin e Jetës, duke sjellë dëme të Interesave të Klientëve. Kjo rezulton nga një hetim i Autoriteti i Konkurrencës për mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin kompanitë e sigurimit të jetës për klientët që marrin kredi hipotekore. Sikurse shumë qytetarë kredimarrës janë në dijeni, bankat e nivelit të dytë e kanë të detyrueshme sigurinë e jetës në rastin e një kredi hipotekore. InfoNews, gjatë një hulumtimi të kryer në raportin…

Read More

Hetimi për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi, krim i ndodhur më 18 gusht në Agios Panteleimonas, ka çuar në arrestimin e një të riu grek. 27-vjeçari, përdorues droge, ka deklaruar pas arrestimit se mori përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15.000 euro. I riu grek ka dëshuar se nuk e njeh personin që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eleminonte shqiptarin, megjithatë shtoi se porosia për eliminimin e tij u dha nga brenda burgjeve. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një tjetër 27-vjeçar grek, por ende nuk dihet roli i tij në krim. Urdhri për ekzekutimin…

Read More