Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Keto jane fotot e dy armëve që përdori autori i masakrës së Shkodrës, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë u plagosën. Autori, Ragip Gila, hyri i armatosur në një lokal të qytetit me pistoletë dhe automatik të shkurtër, ndërkohë që ishte i pajisur edhe me jelek antiplumb. Ai hapi zjarr menjëherë drejt tavolinës ku ishte ulur Erogen Brajoviç, i njohur si anëtar i fisit të Bajrave, me 2 miqtë e tij, duke e kthyer lokalin në një skenë lufte. Automatiku “MP5”, i prodhimit izraelit, është një armë e vogël dhe e lehtë për t’u mbajtur, por…
Ka shumë histori që ia vlen të tregohen për pandeminë e COVID-19. Por, nëse i analizojmë ato, thuajse të gjitha flasin për politikën dhe mënyrën e vendimmarrjes. Cili autoritet e menaxhoi: qeveria apo komuniteti shkencor i mjekëve? Mbi të gjitha, a kishte transparencë dhe hapësirë për kritika? Sipas qeverisë u veprua në kohë, shifrat tregojnë për 310 mijë të infektuar dhe 3,625 viktima. Qeveria thotë se e menaxhoi situatën me sukses. Sipas saj vetëm 11.5% e popullsisë u prek nga virusi dhe 1.2% e të prekurve humbën jetën. Por çfarë ndodhi përtej këtyre shifrave dhe çfarë thuhet sot për pandeminë?…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë, Nuredin Dumani, është aktualisht e stabilizuar, pas shtrimit të tij me urgjencë në QSUT më 6 shtator. Institucioni sqaron se Dumani u dërgua nga IEVP “Jordan Misja” drejt urgjencës në gjendje të pavetëdijshme dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT-së me diagnozën “gjendje stupor”. “Pas ekzaminimeve dhe konsultave me mjekë specialistë, gjendja e tij u stabilizua. Ai u trajtua me medikamente si Ceftriaxone, Omeprazol dhe Enoksiparin dhe më 7 shtator doli nga spitali me rekomandim për vijim trajtimi në Qendrën Shëndetësore të…
Janë zbardhur përgjimet mes të arrestuarve nga operacioni antidrogë në Elbasan, ndërsa Gjykata e Elbasanit la dje në burg 16 nga 27 personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë “First Day”. Ata akuzohen për shitje droge në doza të vogla, ndërsa gjatë operacionit u kapën vetëm shpërndarësit dhe jo “kokat” e narkotrafikut. Në një bisedë midis dy personash, zbardhen detaje të negociatave për shitjen e lendës narkotike e ndarë në doza. Shitësi (H) përpiqet që të bind blerësin (B) për cilësinë e produktit dhe nëse nuk i përlqen pasi ta provojë mund t’i kthejë edhe lekët. Një tjetër bisedë e përgjuar…
Fushata e WeBalkans “Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” arriti finalen e saj me shpalljen e gjashtë fituesve përfundimtar të konkursit rajonal të fotografisë. Gjatë gjashtë muajve të fundit, fushata e WeBalkans ka festuar përfshirjen, unitetin dhe frymën e sportit, duke i sjellë vlerat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së më afër qytetarëve në gjithë rajonin, si dhe më gjerë. Konkursi u hap në prill të vitit 2025 në Prishtinë, duke ftuar fotografë të rinj dhe entuziastë të sportit të moshës 18-29 vjeç që të kapin momente frymëzuese nga bota e sportit — duke festuar këmbënguljen, zgjerimin e BE-së, unitetin, ndërtimin…
Një ministre e re në Shqipëri, e ngarkuar për të menaxhuar prokurimet publike, do të jetë e paprekshme ndaj ryshfeteve, kërcënimeve apo përpjekjeve për favore. Kjo sepse Diella, siç quhet ajo, është një bot i krijuar nga inteligjenca artificiale. Kryeministri Edi Rama, i cili është në prag të fillimit të mandatit të tij të katërt, tha të enjten se Diella — që në shqip do të thotë “diell” — do të menaxhojë dhe do të japë të gjitha tenderët publikë ku qeveria kontrakton kompani private për projekte të ndryshme. “Diella është anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht…
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ragip Gilën, autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Shkodër. Mësohet se në seancë, Gila nuk ka bërë asnjë reagim para trupit gjykues. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u miratua nga gjyqtari.
Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve, e cila vendos për herë të parë kufizime të qarta mbi përdorimin e parave fizike. Sipas ndryshimeve, subjektet e licencuara nuk do të lejohen të mbajnë në arkë vlera monetare mbi bazë ditore më të larta se kapitali fillestar minimal i përcaktuar në rregullore. Kjo nismë synon të reduktojë rreziqet që lidhen me qarkullimin e shumave të mëdha në cash. Një tjetër risi e rëndësishme është vendosja e një limiti për transaksionet me para fizike. Zyrat e këmbimit nuk do të mund…
Pemët në qendrën e Tiranës janë kryesisht të ulëta, disa të reja, ashtu si kantieret rreth Sheshit Skënderbej, ku po ngrihen qiejgërvishëset. Kulla e Sahatit, dikur ndërtesa më e lartë e qytetit, shikon nga zona pedonale me xhaminë e vjetër, mozaikun e Muzeut Kombëtar, por edhe kullën blu të një hoteli dhe, pranë saj, 85 metra të tjerë lartësi në ndërtim, është ndërtesa “Skanderbeg”, e projektuar nga studioja holandeze MVRDV. Është një pallat-skulpturë, ka formën e një koke. “Përfaqëson heroin kombëtar që i ka dhënë emrin sheshit, – shpjegon një guidë për një grup turistësh,- por ajo që shohim është…
Kjo është historia e vrasësit me pagesë më të rrezikshëm që ka njohur Shqipëria. Historia e rrëfyer në vetë të parë, dhe metamorfoza e një njeriu që nga puna e ndershme, kaloi nga shitës fruta perimesh e këpucësh, në biznesin e vrasjeve me pagesë për llogari të bandave më të rrezikshme shqiptare, Nuredin Dumani. Nga vrasës, ai u kthye në dëshmitarin që tradhtoi gjithë errësirën që e kishte rritur në maja. U kthye në personin që vetëm me një rrëfim, hapi kutinë e “pandorës”, duke gjunjëzuar botën e krimit shqiptar. “Suksesi bashkëpunimit, ose i tërheqjes në bashkëpunim i një të…