Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi të martën sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, duke e cilësuar atë “në kufijtë e veprës penale”, ndërsa paralajmëroi se do të ushtrojë çdo mjet ligjor në fuqi për mbrojtjen e gjyqtarëve të veçantë dhe pushtetin gjyqësor në tërësi. Duke e konsideruar deklaratën për Boshkun si tërësisht të paprecedentë dhe të papranueshme, shoqata e vlerëson sulmin ndaj gjyqtarëve të veçantë si sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe si një tentativë të kryeministrit për uzurpimin e këtij pushteti. Pas një serie sulmesh ndaj gjyqtarëve, Rama targetoi…
Zbardhen të tjera detaje nga dosja e skemave piramidale online, ku në njërin episod faktohet edhe përfshirja e Ereledio Shebekut në këtë skemë, i cili po ashtu ka rënë në kurthin e agjentëve. Ata janë takuar me Shebekun më datë 30.08.2025 në një lokal dhe ai do tu mundësonte që të futeshin në grupin e Telegramit, ku merreshin udhëzimet nga personi i quajtur Leo Smith. Por, në dosje thuhet se Shebeku i ka regjistruar dy agjentët vetëm në platformën Binanc, pasi e kishte zënë frika pasi emrin e tij e kishte përmendur deputeti Erion Braçe në një postim në Facebook.…
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. Gjatë përcaktimit të kalendarit të seancave, njëri prej të pandehurve të dosjes, Petrit Qoli ka shpërthyer me tone të ashpra drejtuar prokurorit të çështjes, Behar Dibra, duke thënë se gjykata po kryen gjenocid individual dhe se ai tashmë prej dy vitesh ndodhet në burg për shkak të Nuredin Dumanit. “Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O…
Qindra qytetarë dyshohet se kanë rënë pre e skemave piramidale online, të cilët kanë humbur investimet e tyre në platforma si XEUC. Por, në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com thuhet se “viktima” të kësaj skeme kanë rënë edhe punonjës të Bashkisë së Divjakës. Në dosje flitet për rolin e Ereledio Shebekut, i cili pas operacionit që ndërmori Policia e Fierit është shpallur në kërkim bashkë me bashkëshorten e tij, Alma Shebeku, të dy 35 vjeç. Në dosje thuhet se Shebeku ka rolin e menaxherëve kryesorë të grupit. I riu komunikonte në telegram me një person të quajtur “Leo Smith”, i…
Pikat e lojërave të fatit janë kthyer sërish në një problem për lagjet e qyteteve shqiptare. Dikur me makina “e kuqe e zezë” në çdo cep pallati, sot bastet vendosen nëpër lokale, përmes celularëve, nën mbrojtjen e të fortëve dhe shpesh edhe të Policisë së Shtetit. Skyweb.al publikoi disa muaj më parë një investigim mbi mënyrën si janë organizuar bastet sportive, shtatë vite pas operacionit “Fundi i marrëzisë”, duke treguar se marrëzia është përhapur edhe më shumë. Në investigim u shpjeguan mënyrat e funksionimit të tregut, aktorët kryesorë dhe arsyet pse kompanitë hezitojnë të legalizohen, pasi u kushton më lirë…
Policia e Shtetit është vënë në kërkim të dy personave pasi akuzohen se kanë marrë peng një 56-vjeçar të quajtur Përparim Mehmeti, të cilit i është hequr liria për disa orë në zonën e Kamzës. Për këtë ngjarje në kërkim është shpallur Elsaid Zekaj, 28 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç. Kërkimet për këta dy persona janë shtrirë deri në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se mund të jenë fshehur Elsaid Zekaj dhe bashkëmoshatari i tij. Sipas policisë, ata kanë marrë peng 56-vjeçarin Përparim Mehmeti për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Por si ndodhi ngjarja?…
Ashtu sikurse pritej, Bashkia e Sarandës shpalli fituese kompaninë Park Sol Energy në ankandin për dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në zonën e Heremecit. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, kompania Park Sol Energy ishte ofertuesi i vetëm në ankand duke ofruar të paguajë 10 milionë e 560 mijë lekë në vit qira për sipërfaqen prej 60 hektarësh, në të cilin do të ndërtojë park fotovoltaik. Çaçi i Sarandës ekzekuton urdhrin/ Paqsor Buzi dhe Xhindoli Megjithë kundërshtimin e fuqishëm të banorëve të Nivicës, që kishin pretendime për pronësinë e tokës, Oltion Çaçi është treguar i…
Zbardhet mekanizmi sesi u mashtruan qindra qytetarë në Divjakë, Lushnje e Fier përmes skemave piramidale online. Hetimet që çuan në pranga 6 persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, nisën pas një referimi që drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike bëri pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Hetuesit e zbërthyen skemën mashtruese përmes agjentëve të infiltruar, ndërsa më poshtë zbardhen dhe dëshmitë e personave që janë viktima të mashtrimit përmes platformës Xuex, përfshirë dhe zyrtarë vendorë në këto qytete. Detajet e dosjes hetimore Nga verifikimet e kryera në terren u konstatua se në hyrje të qytetit…
Në Kuvendin Parlamentar të Bosnjë dhe Hercegovinës në Sarajevë, u mbajt Forumi për Barazinë Gjinore 2025. Ky forum mblodhi vendimmarrës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi rolin thelbësor të barazisë gjinore në ndërtimin e paqes, prosperitetit dhe përfshirjes në Ballkanin Perëndimor. Forumi u organizua në bashkëpunim nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, në kuadër të Procesit të Berlinit 2025. Pas suksesit të Forumit të parë për Barazinë Gjinore në vitin 2024, edicioni i sivjetshëm u përqendrua në kalimin nga…
Spiro dhe Dhespo Kalovioti dy të moshuar 78 dhe 79 vjeç, nga fshati “Lefter Talo” në bashkinë e Finiqit kanë rënë pre e një grabitje të dhunshme sot në mesnatë. Çifti i moshuarve jetojnë të vetëm, ndërsa kryefamiljari është edhe kryeplak i fshatit. Si i tillë ai menaxhonte tokat e bashkëfshatarëve, duke i dhëne ato me qira. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e grabitjet, pasi hajdutët ishin në dijeni se çifti i të moshuarve kishte në banesë para të cilat do t’ua shpërndanin pronarëve të tokave. Çifti i bashkëshortëve është dhunuar barbarisht gjatë kohës që u benë rezistencë hajdutëve…