Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Detaje të reja janë siguruar nga InfoNews për sa i përket hetimit të Autoritetit të Konkurrencës ndaj bankave kryesore në vend, nën dyshimin se kanë shkelur nenin 4 dhe nenin 9 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”. Hetimi për praktikat e sigurimit të jetës së detyrueshme Hetimi ka të bëjë me praktikat e ndërmjetësimit për shitjen e një police sigurimi jete, të cilën bankat ua kërkojnë me detyrim kredimarrësve të caktuar, përfshirë edhe kredimarrësit e kredisë për shtëpi. Kjo police sigurimi ka për qëllim të garantojë që një kompani sigurimi do të paguajë kredinë në rast se kredimarrësi ndërron jetë…
Me arrestimin e Krymit, Nuredini e kuptoi që laku po ngushtohej. Ai u largua nga Elbasani, kaloi kufirin drejt Kosovës, ku fshihet dhe strehohet tek miqtë e “Alibejve”. Atje takohet me Arjan Spahiun. “Vendosa me Arjan Spahinë, që të mos bëjmë atentate, mos bëjmë zhurmë shumë, që ta ndihmojmë Erjon Alibejn të dali nga burgu. Thashë OK në rregull. Bëj vetëm presione, që të vazhdojmë presionet, bëj shtëpinë e Talo Çelës, ta rrëzojmë shtëpinë e Talo Çelës” Përmes Sky-it, Dumani urdhëroi Henrik Hoxhën të vendosë tritol te banesa dhe lokali i Talo Çelës. Shpërblimi: 20 mijë euro. “Për këtë kam…
Avokatët Erion Veliajt kanë dalë kundër kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e klientit të tyre si kryebashkiak i Tiranës. Në një reagim për Top Story ata rendisin argumentet e mbrojtjes që sipas tyre ndalojnë shkarkimin e Veliajt. Sipas mbrojtjes, Erion Veliaj nuk mund të shkarkohet për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë kundër tij dhe për sa kohë nuk është arrestuar në flagrancë, duke kryer një krim në detyrë. Veliaj, thonë avokatët, ka të drejtën të ankohet në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për shkarkim. Erion Veliaj ka të drejtën e ankimit në…
Tërësisht i panjohur për autoritetet ligjzbatuese, që nëse nuk do të zbërthehej aplikacioni Sky ECC, ndoshta nuk do të binin kurrë në gjurmët e tij. Një ‘fantazmë’ thuajse për drejtësinë shqiptare, por që kishte lidhje të forta në Brazil, Kolumbi, Bolivi dhe Paraguaj. Atje ku kishte mundur të korruptonte zyrtarë të të gjitha niveleve, ai është Ervis Çela. Nga fshati Fatish i Peqinit. Ku pas një vrasje të kryer në Itali ishte arratisur dhe vendosur në Paraguaj. Atje ku kishte ngritur dhe perandorinë e tij të drogës. Ku kishte bërë pjesë dhe 3 vëllezërit e tjerë, Rizain, Albinin dhe Ardjanin.…
Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar tre pasuritë e Fatjon Dautit, i cili njihet si krahu i djathtë i armatosur i kryedemokratit Sali Berisha, teksa u filmua teksa shkallmonte me shkelma derën e selisë së PD-së, në rebelimin e 21 Dhjetorit 2021, në betejën brenda vetë partisë, teksa zhvillohej protesta e radhës e fraksionit të “Rithemelimit”. Prokuroria e Kukësit, njoftoi ditën e sotme se pas kërkesës së saj më 20 shtator 2024, ka konfiskuar tre pasuritë e Fatjon Dautit dhe të familjarëve të tij, ku përfshihen një apartament, njësi tregtare dhe një sipërfaqe truall. Dyshohet se këto pasuri të Dautit dhe…
Një tjetër detaj ka dalë në dritë nga hetimet e SPAK për grupin e trafikut të kokainës që vepronte mes Amerikës Latine dhe Bashkimit Europian. Në bisedat e përgjuara në rrjetin e komunikimit Sky ECC, Ervis Çela, një nga anëtarët kyç të grupit, sugjeron hapjen e një fabrike leshi për të legalizuar kursimet e paligjshme të fituara nga aktivitetet kriminale. “Çfarë pret? Të prish punë po të kesh dhe ndonjë firmë të vogël? U bënë 15 mln? Po kam një ide të hapësh një firmë leshi dhe të bësh fatura, të fusësh lekë në bankë… Kam gati 20 mln në…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) hap sot zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bazuar në ligj, gara është hapur 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të kryeprokurorit Altin Dumani i cili është zgjedhur për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 16 dhjetor 2022. Dumani është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme që u zgjodh pas përfundimit të mandatit të Arben Krajës, i cili ishte i pari pas krijimit të prokurorisë së posaçme. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm…
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të martën, më 16 shtator, lënien në fuqi të dënimit të ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, me 2 vjet e 8 muaj burgim për “shpërdorim detyre”, të dhënë nga shkalla e parë, lidhur me paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet. Megjithatë, përveç periudhës së qëndrimit në qeli nga arrestimi i tij më 6 qershor 2023 deri më 27 shkurt 2024, kur u lirua për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit, Dakos…
Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime për hetimin që po zhvillohet lidhur me tenderat e dyshuar si abuzivë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Burime bëjnë me dije se SPAK ka vendosur të bashkojë dy çështje hetimore në një dosje të vetme, duke sekuestruar dokumentacionin e plotë të tenderave të zhvilluar nga AKSHI dhe kontratave që lidhen me kompanitë e Beqirit. Ndërsa po shqyrtohen edhe bilancet e kompanive të Beqirit duke u krahasuar me dokumentet e tenderave të AKSHI që po hetohen nga SPAK-u. Sipas hetimeve paraprake,…
Ermal Beqiri, pronari i kompanisë “Soft and Solution” dhe ish-zyrtar i lartë i qeverisë, u paraqit të hënën në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një hetimi penal mbi abuzimet me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Edhe pse tentoi t’i shmangej kamerave, momentet kur ai u largua me nxitim nga dera e institucionit u fiksuan qartë nga mediat. Fletëthirrja për Beqirin ishte firmosur nga prokurori Ened Gokaj. Sipas burimeve gjatë ditës së djeshme Beqiri nuk u pyet nga hetuesit e BKH-së, pasi dosja ndaj tij është bashkuar me një tjetër çështje që…