Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Ardi Gjuzi 63 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nën hetim është vendosur dhe bashkëshorja e tij, E. Gj., 51 vjeçe, punonjëse në këtë agjenci, për të njëjtat veprat penale. Pronari Ardi Gjuzi 63 vjeç dhe bashkëshortja e tij E. Gj., 51 vjeçe dyshohet të kenë përfituar rreth 17.000 euro nga mashtrimi i vazhdueshëm i klientëve në agjencinë turistike. Hetimet lidhur me këta persona ka nisur prej disa javësh nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financave pranë Policisë së Tiranës,…
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar dy ditë më parë akuzën si i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai. Procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen në ujësjellësin e Kozelit. Nga hetimet po ashtu ka rezultuar se para dy vitesh, tetor 2023, Bashkia e Kolonjës zhvilloi një tender me vlerë 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë. Fituesi i tenderit u shpall një muaj më vonë, në 14 nëntor. Ai…
Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori u shënua të mërkurën, rreth orës 11:30, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Kujtim Dangri, 38 vjeç, i cili humbi jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Minatori u transportua në spitalin e Bulqizës, por pa shenja jete. Ai kishte pësuar dëmtime të shumta dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk mund të shpëtohej. Sipas të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare,…
Tentoi arratisjen në orët e para të mëngjesit të së mërkurës Bledar Selmanaj, pasi çau murin e qelisë duke e goditur me grushta. Selmanaj, i paraburgosur dhe i akuzuar për vrasjen e shokut të tij në Vlorë, Xhuljan Bullarit, është në pritje të dënimit, ndërsa prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm. Burime zyrtare nga DPB thanë se Selmanaj, pasi mbështolli duart me peshqirë dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një të çarë në të. Pas kësaj, ai doli në oborrin e burgut dhe u ngjit në tarracë nëpërmjet tubave të kullimit. Aty, sipas burimeve…
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me videon e sherrit masiv të ndodhur në aeroportin e Rinasit në fillim të muajit shtator, duke thënë se konflikti ka ndodhur më 6 shtator rreth orës 02:30 të mëngjesit.Sipas Policisë së Shtetit, familja me rreth 18 anëtarë do të udhëtonin për pushime drejt Antalias në Turqi me çarter.Sherri ndodhi për radhën në check-in, sipas policisë, për shkak se familjarët kishin edhe fëmijë të vegjël.Pas ngjarjes, kryefamiljari dhe anëtarët e tjerë u kërkuan falje punonjësve të aeroportit për ngjarjen. Edhe këta të fundit, nuk kanë dashur të bënin kallëzim dhe për këtë arsye…
Një 48-vjeçar, ekspert në vjedhje, i shpallur në kërkim kombëtar për një sërë vjedhjesh automjetesh, motorësh dhe targash në disa qytete të vendit, u arrestua nga Policia e Tiranës. i arrestuari është Marjan Hema, i cili kërkohej nga Policisë e Kuçovës dhe akuzohet për të paktën 20 raste vjedhjesh të dokumentuara deri tani. Sipas hetimeve, Hema vepronte me një skemë të mirëorganizuar. Në një qytet vidhte automjete ose motorë, më pas udhëtonte drejt qyteteve të tjera ku vidhte targat e mjeteve dhe i përdorte ato për qëllime kriminale. Targat i montonte në automjete të tjera ose dyshohet se i shiste…
4 viktima brenda vitit! Galeritë e mallkuara të minierave në Bulqizë, pas kushtet minimale të punës! ///// Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori u shënua më 24 shtator, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Kujtim Dangri, 38 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Ai kishte pësuar dëmtime të shumta dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar. Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “TRUE – L Sh.p.k.”, e cila është në pronësi të Roland Kaçit…
Këshilltarët socialistë dhe ata demokratë bashkuan votat për shkarkimin dhe me gjasë, fundin politik të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak javë pasi kryeministri Edi Rama shpalli Ogerta Manastirliun si pasuesen potenciale të tij. Me votim të hapur dhe unanim, këshilltarët bashkiakë socialistë dhe rivalët e tyre demokratë bashkuan votat të martën për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pret në qeli gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Shkarkimi i tij u bazua në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikon procedurën rastin kur kryebashkiaku mungon më shumë se 3…
Përplasen në procesin Plumbi i Artë në GJKKO dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej. Ky i fundit, i njohur me nofkën “Krymi” deklaroi në seancë teksa iu përgjigjej avokatëve se ishte ai personi që i tregoi Nuredin Dumanit për masakrën e Bradasheshit, ku Alibej humbi vëllain, Endrit Alibej, xhaxhain Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk, mik i tyre. “Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej. Deklerata e tij solli reagimin e ashpër të Dumanit. “Është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për…
Përmendja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi në vitin 2009 gjatë seancës të së martës të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme ngjalli debat të fortë mes palëve në gjykim. Në këtë seancë i penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, iu përgjigj pyetjeve të avokatëve dhe të pandehurve. Duke vënë në dyshim thëniet e të penduarit, i pandehuri Petrit Qoli, pyeti Tasin nëse kishte probleme me sytë, a shikonte edhe afër edhe larg. Pas refuzimit të pyetjes nga gjykata, Qoli kërkoi të dinte dijeninë e të penduarin mbi vrasjen e Xhindit. “A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir…