Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Policia e Shtetit është përfshirë sërish nga lëvizje brenda strukturave drejtuese. Altin Qato, i cili deri më tani mbante postin e Drejtorit të Policisë Rrugore, është transferuar në Akademinë e Sigurisë. Në vend të tij, është emëruar Perlat Vatoci, i cili më parë shërbente si Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda. Vatoci pritet të udhëheqë strukturën e rëndësishme të Policisë Rrugore, në një kohë kur trafiku dhe aksidentet vijojnë të mbeten një sfidë për uniformat blu. Arbër Zemani, i njohur për shërbimin e tij të gjatë si Shef i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është…
Një 28-vjeçar nga Tropoja, i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për trafik armësh, po qëndron i lirë në Londër ndërsa pret vendimin për ekstradim. Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për Alban Gjidiaj, i cili akuzohet se ka qenë pjesë e një rrjeti që kontrabandonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gjidiaj u arrestua në fillim të këtij viti nga Policia Metropolitane pas një urdhri të lëshuar nga SPAK, por u la i lirë me kusht pasi pagoi garanci prej 5 mijë paundësh. Ai është parë duke lëvizur i lirë rrugëve të Londrës, gjë që ka ngjallur…
Rep-artisti, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio” është ndaluar në Emiratet e Bashkuara në Dubai rreth 3 muaj më parë. Siç merr vesh Express Rozë pranë burimeve të afërta me artistin, Cllevio ai ka nënshkruar që të ekstradohet në Shqipëri dhe të perballet me akuzat të cilat pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij. Ai pritet të ekstradohet nesër më datë 8 Tetor në Tiranë nga Interpol, ku edhe do të zbulohet më shumë rreth situatës së tij.
Familjarë të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra të hënën në krye të detyrës, kanë reaguar të trishtuar për humbjen e njeriut të tyre të dashur. E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë. Ajo e përshkroi të afërmin e saj si person të ndjeshëm dhe që gjithmonë ishte i gatshëm për të ndihmuar. Parruca më tej e vlerëson kushëririn…
Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor. Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir. Sipas dy punonjëseve të administratës së Gjykatës së Apelit, të shtënat e armës në sallën e gjyqit kanë shkaktuar panik dhe kaos. Punonjës dhe qytetarë që gjendeshin…
Sipas informacioneve për InfoNews autori i dyshuar, Elvis Shkambi, ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku në orën 14:00 kishte nisur një seancë që lidhej me një çështje pronësie, në të cilën ai ishte palë. Gjatë seancës, gjyqtari Kalaja u njoh me pretendimet e të dy palëve dhe në fund dha vendim në favor të kundërshtarëve të Shkambit, të cilët më pas rezultuan të plagosur në ngjarje. Pas përfundimit të seancës, Kalaja doli nga salla në drejtim të korridorit të gjykatës, ku u përball me Shkambin, i cili e qëlloi me armë zjarri të tipit pistoletë. Pas kryerjes së…
Pas atentatit me lëndë plasëse, ku mbeti i vrarë 58-vjeçari Isuf Jaçaj, policia ka ushtruar kontrolle në disa biznese dhe banesa në Sarandë. Kontroll është ushtruar edhe në hotelin “Blue Sky”, i sekuestruar disa muaj më parë nga Prokuroria e Posaçme, biznes i cili ka qenë në pronësi të Kristo Qiricit, vëllait të Edmond Papaës që u ekzekutua në vitin 2022 në Tiranë. Të dielën janë shoqëruar në polici 2 nipërit e Kristo Qiricit, të cilët u lanë në lirë, pasi u morën në pyetje. Po ashtu janë shoqëruar 4 persona në Tiranë, lidhje shoqërore të Qiricit. Janë ushtruar kontrolle…
Qeveria belge kërkon pjesën e saj nga paratë që SPAK u ka sekuestruar grupeve kriminale shqiptare për hetimet që kanë nisur nga Belgjika. Dy ministre belge, ajo e drejtësisë dhe ministrja e emigracionit do të diskutojnë gjatë vizitës së tyre të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë, edhe për ndarjen e parave të sekuestruara nga narkotrafiku. “Misioni do të përfshijë gjithashtu diskutime mbi një letër qëllimi në lidhje me ndarjen e aseteve, duke lejuar që një pjesë e të ardhurave kriminale të sekuestruara në Shqipëri ose Kosovë si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika të kthehen në thesarin belg,” raportoi…
Një 44-vjeçare e identifikuar si Zyhra Korra, është arrestuar nga policia pasi shantazhonte në mënyrë të vazhdueshme në rrjete sociale një 39-vjeçare nga Saranda. Policia raporton se Zyhra Korra i kishte marrë fillimisht 39-vjeçares 5000 euro dhe se po tentonte që t’i merrte dhe 50 mijë euro të tjera. 39-vjeçarja shantazhohej nga Korra për shkak të dokumenteve të parregullta greke. Zyhra Korra e kërcënonte se nëse ajo nuk do t’i jepte shumat e kërkuara, Korra do të tregonte dhe do t’i digjte letrat 39-vjeçares. Fillimisht 39-vjeçarja i ka dhënë 5 mijë euro, por pasi i ka kërkuar përsëri para, ajo…
Gjykata e Tiranës la në burg 21 vjeçarin Deni Selimllari dhe caktoi masën detyrim paraqitje për vëllain e tij Kejn Selimllari, të cilët u arrestuan dy ditë me parë pasi goditën një punonjës policie. Gjyqtarja e çështjes Olkeda Lice miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani, për të lënë në qeli djalin e madh të Valbona Selimllarit dhe që të caktonte masën e lehtë ndaj djalit të vogël. Prokurori i çështjes vlerësoi veprimet e të dyve dhe mori parasysh moshën e të rinjve, për këtë arsye kërkoi masë më të lehtë për 18 vjeçarin. Dy vëllezërit në momentin që u shoqëruan…