Autor: InfoNews

SARANDË- 49-vjeçari Alban Muço, i cili u arrestua pasi hiqej si prokuror dhe mashtronte qytetarë, do të qëndrojë në qeli. Muço doli sot para Gjykatës së Sarandës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa u deklarua i pafajshëm. Ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut. “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Muço në sallën e gjyqit. Mashtrimet në Sarandë: Emëronte të rinjtë si hetues dhe truproja me paga prej 2800 euroHetimet kanë zbuluar se Alban Muço ka mashtruar disa…

Read More

Partia Demokratike deklaroi ditën e sotme se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’ të Nadir Çaushollit, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve, në kuadër të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave. Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, risjell në vëmendje se, më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim i formës së prerë për veprën penale “manipulim i tregut”, pas shkeljeve ku medikamentet shiteshin deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin…

Read More

TIRANË – Juxhin Drazhi, 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, është ekstraduar nga Spanja pas arrestimit më 8 gusht. Në prill, GJKKO me kërkesë të SPAK, caktoi për 34-vjeçarin masën e sigurisë “arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike në Norvegji dhe Belgjikë si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Drazhi, pjesë e grupit të Elvis Doçit i njohur edhe si Visi i Pojës, u arrestua nga autoritetet spanjolle në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) në të cilën konstatuan se po merreshin masa të…

Read More

Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshirë në grupin e vëzhgimit ardhur nga Anglia në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023. Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit dhënë në 2024 për te, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhinë, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar e u përballur me drejtësinë shqiptare. Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme. “Ekziston një rrezik real…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, është emëruar këshilltar i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Emërimi është bërë gjatë ditëve të fundit, pas përfundimit të mandatit të tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Xhaferaj nuk pranoi të rikandidonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke mos hyrë në primaret e PD. Ferdinand Xhaferaj ka një karrierë të gjatë në politikë dhe në fushën e sigurisë kombëtare. ADVERTISEMENT Ai ka kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1999 ka ndjekur një specializim në Universitetin e Harvardit për “Politikat e Lidershipit”. Më pas ka përfunduar një…

Read More

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrrollohet nga paisja qe mbaje rrojet per metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë. Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës. Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime…

Read More

Një person është shoqëruar nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar punonjësin e sigurisë në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në kryeqytet. Gentian Mali ka qenë duke pritur punonjësin e sigurisë, i cili duhej ti ushtronte kontroll që të futej brenda në ambientet e gjykatës. Por, Mali është nervozuar nga pritja dhe mësohet se ka pasur një debat verbal me punonjësin e sigurisë, të cilit me tone kërcënuese i është drejtuar me fjalët “jeni për tu vrarë të gjithë”. Gentian Mali kërkonte të futej në ambientet e gjykatës për të marrë informacion për një gjyq që kishte i vëllai i…

Read More

Pas arrestimit disa ditë më parë të Gjovalin Shkambit, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Elvis Shkambi, ka ardhur edhe reagimi i familjes. Në një deklaratë publike, familjarët kërkojnë mirëkuptim për situatën e rënduar emocionale dhe bëjnë thirrje për respekt ndaj procesit ligjor, duke u distancuar nga çdo formë dhune apo gjuhe urrejtjeje. Gjovalin Shkambi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, Elvis Shkambi, i cili u la në burg bashkë me xhaxhanë tjetër, Gjon Shkambi. Reagimi: Pavarësisht se drejtësia deri më tani nuk ka arritur ende të vendosë pikën përfundimtare mbi…

Read More

Elvis Shkambi, vrasësi i gjykatësit Astrit Kalaja do të qëndrojë pas hekurave, pasi Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për të, ashtu si dhe për xhaxhain e tij, Gjon Shkambi. E teksa dy anëtarët e familjes Shkambi ndodhen në qeli, në emër të tyre është hapur një llogari në “Gofoundme”, ku kërkohet ndihmë financiare për shpenzimet e gjyqit, nën moton: “Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvis dhe Gjon Shkambin”. Në “Gofoundme” në vetëm pak orë janë mbledhur 13 mijë dollarë nga 90 donacione, ku bie në sy se ka persona që kanë dhuruar shuma…

Read More

Ngërçi total i Aeroportit të Vlorës si pasojë e konfliktit të ashpër mes dy aksionerëve të tij mund të shkojë drejt një zgjidhje ekstreme. Kapitali ka mësuar se qeveria po shqyrton opsionin e shtetëzimit të aeroportit nëse Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi nuk do të gjejnë dakortësinë për aksionet. “Në rast se aksionerët nuk gjejnë zgjidhje për të zhbllokuar ndërtimin e Aeroportit, njëri nga opsionet është ai që shteti ta shtetëzojë koncesionin kundrejt një pagesë sa vlera kontabile (bok value) në bilancin e kompanisë duke shfrytëzuar mospërmbushjen e kontratës nga koncesionari,” i tha Kapitalit një burim nga brenda qeverisë. Ndonëse…

Read More