Autor: InfoNews

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi Flori Paluçi është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi Aranit Kurti dyshohet se është vrarë nga shtetasi Flori Paluçi. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P. Ndërkohë, një grup…

Read More

Epoka e transfertave të shtrenjta drejt Shqipërisë është mbyllur Me anëtarësimin e vendit në sistemin europian të pagesave SEPA, qytetarët shqiptarë tashmë mund të dërgojnë dhe të marrin para nga jashtë për vetëm 1 deri në 2 euro, një revolucion që pritet të godasë fort kompanitë tradicionale të transfertave si Western Union, RIA dhe MoneyGram, të cilat për vite kanë dominuar tregun me komisione të larta dhe tarifa të menjëhershme për çdo dërgesë. Përpara SEPA-s, një transfertë prej 1,000 eurosh nga një vend i Bashkimit Europian drejt Shqipërisë kushtonte mesatarisht nga 10 deri në 40 euro dhe përpunohej për tre…

Read More

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja, por kjo është hera e dytë që Doshi paraqitet në SPAK. Herën e parë ishte më 24 shkurt të këtij viti, ku u pyet për rreth 90 minuta. Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK. I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjen e kryetarit Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, Tom Doshi e…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar emrin e Nelson Çelës, si person nën hetim lidhur me aferën e koncesionit të aeroportit të Vlorës. Çela është ish-administrator i kompanisë mëmë në Zvicër, Mabco Construction S.A, që zotëron pjesën më të madhe të këtij koncesioni shumë të diskutueshëm, ndërsa mbi të bien dyshimet për veprën penale “ndërhyrje të paautorizuar në të dhënat kompjuterike”. Hetimet për koncesionin e aeroportit të Vlorës nisën pas kallëzimit të bërë nga Valon Ademi i kompanisë 2A Group. Ademi ka kallëzuar Behgjet Pacollin, vëllain e tij Emin Pacolli dhe Nelson Çelën për disa akuza, si mashtrim me pasoja të…

Read More

Nga Dea Hasanaj Në fushën naftëmbajtëse të Marinzës, zhurma e motorëve është zëvendësuar nga heshtja e një greve që po paralizon gjithë sektorin e prodhimit të naftës në vend. Nuk është mungesë energjie apo defekt teknik ai që ka ndalur puset, por një grevë urie dhe një grevë e përgjithshme e punonjësve të Bankers Petroleum Albania Ltd., që po zgjat tashmë prej shtatë ditësh. Rreth dhjetë naftëtarë janë futur në grevë urie në zyrat e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinëz, ndërsa pjesa tjetër e punonjësve ka bojkotuar punën. Për pasojë, puset po dalin një nga një jashtë funksionit…

Read More

Një kallzim i mbërritur nga një qytetar ka angazhuar Gjykatën e Apelit të Posaçëm duke urdhëruar SPAK-un të regjistroje kallzimin penal dhe të kryej hetime ndaj kryetares së bashkise Lushnje Eriselda Sefen. Burime bëjnë me dije se qytetari A.H i ka paraqitur SPAK kallëzimin ndaj Sefës për dy vepra penale: E para për falsifikim të dokumenteve dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Pasi Prokuroria e Posaçme e ka regjistruar kallëzimin dhe e ka dërguar në gjykatë për mosfillim të hetimeve. Shkalla e Parë e GJKKO-së vendosi në favor të prokurorisë duke pushuar çështjen. Por shtetasi A.H nuk e…

Read More

Hetimet për atentatin me eksploziv ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ Report, kanë marrë një tjetër drejtim, duke vënë në qendër të vëmendjes një emër të njohur të botës së krimit, Artur Shehu, 58 vjeç, një biznesmen me origjinë nga Shqipëria, i njohur prej vitesh nga hetimet si një figurë me peshë në krimin e organizuar shqiptar, shkruan La Repubblica. Shehu aktualisht jeton në Florida, SHBA, ku udhëheq një jetë të tërhequr në qytetin e Miamit. Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria e Antimafias italiane ka marrë informacione nga qyteti i Vlorës për një përfshirje të mundshme të…

Read More

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua në shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit. Si nis hameria? Agim Hoxha u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u…

Read More

Jeta luksoze duket se ka marrë një fund të papritur për të dy vëllezërit shqiptarë Klevis dhe Artur Hoxhosmani, pasi bëhet e qartë se suksesi i tyre ishte ndërtuar mbi themele shumë më të errëta nga sa ishte imagjinuar më parë. Disa javë pasi pamjet e Rolls-Royce u postuan në internet, hetuesit shqiptarë arrestuan Klevis dhe Artur Hoxhosmani me akuzën e drejtimit të një prej operacioneve më të mëdha të kontrabandës së drogës në Evropë. Dyshja u paraqit në gjykatë në fillim të këtij muaji, në Tiranë, të akuzuar për komplot për të trafikuar kokainë me vlerë 335 milionë paund…

Read More

Dy kinezë ranë në prangat e policisë kufitare e Rinasit pasi tentuan të futnin në vendin tonë rreth 61 kilogram kanabisi.Nga video e publikuar nga uniformat blu lënda narkotike e cila u gjet pas kontrolleve të valixheve ishte ndarë në 120 pako dhe e paketuar me qesen e frutit ‘durian’.Kanabisi u sekuestrua si provë materiale. Njoftimi i policisë: Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.…

Read More