Autor: InfoNews

31-vjeçari Juxhin Koka do të dalë sot në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë. Koka u ekstradua nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar. Ndaj tij, në shkurt, GJKKO i caktoi ‘arrest në burg’ për tre akuza: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe…

Read More

Deputetja e PD për qarkun e Durrësit, Manjola Luku ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Manëz në orët e para të mëngjesit, ku humbën jetën dy të rinj pas një konflikti të çastit. Luku, e cila jeton në këtë zonë, ka shprehur shqetësimin dhe dhimbjen e saj të thellë për krimin që ka tronditur komunitetin. Ajo u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë autorët përpara ligjit. Gjithashtu, deputetja Luku ka përcjellë ngushëllimet e saj më të sinqerta për…

Read More

Ish-administratori i “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe ish-CEO-ja kinez, Hong Ping Xiao, kanë kërkuar nëpërmjet avokatëve të tyre ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se mbrojtja e të arrestuarve ka kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve dy mujore të zhvilluara nga SPAK, si dhe ka kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të lehtë sigurie. Kujtojmë se dosja e njohur si “Skandali i Bankers” u transferua nga Prokuroria e Fierit te SPAK, pasi gjatë hetimeve paraprake u konstatuan elementë të…

Read More

Në komisionin e ekonomisë dhe financave deputetët e opozitës dhe mazhorancës akuzuan autoritetin e konkurrencës për mosdhënien e një vendimi përfundimtar të saktë për hetimet e kryera ndaj paketave që ofrojnë spitalet private për shërbimet e kryera. Teksa shigjetoi spitalin amerikan për monopol në shëndetësi, socialisti Erion Brace tha se ky subjekt tashmë po hyn dhe në koncesione duke e shtrirë ndikimin dhe në paratë publike. “Për tregun e shërbimeve shëndetësore private. Ka kirurgji në spitale private. Shërbim me këtë produkt. Është e mundur për tu hetuar abuzim me pozitën dominuese në treg. Këtë shërbim e dominon një operator i…

Read More

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës akuzuan Autoritetin e Konkurrencës për mungesë transparence dhe për një hetim të paplotë mbi paketat që ofrojnë spitalet private për shërbimet shëndetësore. Deputeti socialist Erion Braçe vuri në shënjestër Spitalin Amerikan, duke e akuzuar për dominim të tregut të shëndetësisë private dhe për zgjerim të ndikimit të tij edhe në paratë publike përmes koncesioneve. “Ka kirurgji në spitale private që kontrollohen nga një operator i vetëm. Ky operator po integrohet për shkak të kapitalit që akumulon, tashmë edhe në shërbime të tjera, në koncesione, PPP dhe farmaceutikë. Çmimet…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar nga dinamika e krimit të dyfisht të ndodhur më 22 tetor në Manëz, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbën jetën Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:25, në fshatin Manëz, në lokalin “ROAM”, pranë karburantit “Gega Oil”. Nga hetimet, sipas policisë viktima Flori Paluçi ndodhej brenda lokalit, në shoqërinë e disa personave, ndër to edhe kamarieri i mitur i këtij lokali. Në një moment brenda lokalit ka hyrë Daniel Pepa, i cili ka nisur një debat verbal me kamarierin, dhe më pas edhe me shtetasin Flori Paluçi.…

Read More

Zbardhen identitetet e 4 personave qe u arrestuan pas masakrës me dy të vrarë në Manëz të Durrësit. Në pranga përfunduan Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për moskallëzim krimi. Policia ka zbardhur dhe dinamikën e krimit, ku rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit Flori Paluci 33 vjeç dhe Aranit Kurti, 23 vjeç. Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar…

Read More

Vrasja e 29-vjeçares shqiptare nga ish-bashkëshorti i saj në Kanada tronditi mbarë opinionin publik. Sipas mediave të huaja pas krimit të rëndë, Anthony Deschepper i cili u ekzekutua nga policia raportohet se ishte duke e pritur një grua e paidentifikuar, e cila dyshohet se po e çonte Deschepper-in me makinë gjatë kësaj kohe. Agjencia e lajmeve CTV News, thotë se gruaja në fjalë u arrestua teksa marrëdhënia e saj me 38-vjeçarin është e paqartë. Ndërkohë nëna e Savannah Kullës, Karen, tregon se nuk besonte se një gjë e tillë do t’i ndodhte se bijës. “Ai ishte aq i dashuruar me…

Read More

Katër persona janë vënë në pranga nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi. Në kërkim përveç autorit të vrasjes së Paluçit, Daniel Pepa është shpallur edhe një 30-vjeçar me akuzën e armëmbajtjes pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autori të krimit.

Read More

Deputetë të shumicës dhe opozitës në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, punësimit dhe Financave kritikuan punën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) lidhur me mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve. Deputetët Erion Braçe, Enno Bozdo dhe Jorida Tabaku theksuan se vazhdojnë të ngrejë çdo vit të njëjtat shqetësime dhe nuk gjen asnjë reflektim nga ky institucion. Ata u shprehën se në veçanti tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik vazhdon të funksionojë si kartel i hapur dhe ndarja e tregut mes kompanive po qëndron në nivele të njëjta prej vitesh. Në Komisonin e Ekonomisë deputeti i PS Erion Braçe tha se tregu i…

Read More