Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi, i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ditën e martë. Në fletëthirrje zonjës Balluku i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës…
Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi. Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron…
SPAK ka konfirmuar se ka regjistruar një procedim penal lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD II. I pyetur nga mediat nëse se në cilën datë është regjistruar procedim penal, apo nëse ka emra konkretë ta regjistruar në procedim, SPAK thotë se për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të japë përgjigje. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e SPAK.
31-vjeçari Juxhin Koka do të dalë sot në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë. Koka u ekstradua nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar. Ndaj tij, në shkurt, GJKKO i caktoi ‘arrest në burg’ për tre akuza: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe…
Deputetja e PD për qarkun e Durrësit, Manjola Luku ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Manëz në orët e para të mëngjesit, ku humbën jetën dy të rinj pas një konflikti të çastit. Luku, e cila jeton në këtë zonë, ka shprehur shqetësimin dhe dhimbjen e saj të thellë për krimin që ka tronditur komunitetin. Ajo u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë autorët përpara ligjit. Gjithashtu, deputetja Luku ka përcjellë ngushëllimet e saj më të sinqerta për…
Ish-administratori i “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe ish-CEO-ja kinez, Hong Ping Xiao, kanë kërkuar nëpërmjet avokatëve të tyre ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se mbrojtja e të arrestuarve ka kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve dy mujore të zhvilluara nga SPAK, si dhe ka kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të lehtë sigurie. Kujtojmë se dosja e njohur si “Skandali i Bankers” u transferua nga Prokuroria e Fierit te SPAK, pasi gjatë hetimeve paraprake u konstatuan elementë të…
Në komisionin e ekonomisë dhe financave deputetët e opozitës dhe mazhorancës akuzuan autoritetin e konkurrencës për mosdhënien e një vendimi përfundimtar të saktë për hetimet e kryera ndaj paketave që ofrojnë spitalet private për shërbimet e kryera. Teksa shigjetoi spitalin amerikan për monopol në shëndetësi, socialisti Erion Brace tha se ky subjekt tashmë po hyn dhe në koncesione duke e shtrirë ndikimin dhe në paratë publike. “Për tregun e shërbimeve shëndetësore private. Ka kirurgji në spitale private. Shërbim me këtë produkt. Është e mundur për tu hetuar abuzim me pozitën dominuese në treg. Këtë shërbim e dominon një operator i…
Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës akuzuan Autoritetin e Konkurrencës për mungesë transparence dhe për një hetim të paplotë mbi paketat që ofrojnë spitalet private për shërbimet shëndetësore. Deputeti socialist Erion Braçe vuri në shënjestër Spitalin Amerikan, duke e akuzuar për dominim të tregut të shëndetësisë private dhe për zgjerim të ndikimit të tij edhe në paratë publike përmes koncesioneve. “Ka kirurgji në spitale private që kontrollohen nga një operator i vetëm. Ky operator po integrohet për shkak të kapitalit që akumulon, tashmë edhe në shërbime të tjera, në koncesione, PPP dhe farmaceutikë. Çmimet…
Detaje të reja janë zbuluar nga dinamika e krimit të dyfisht të ndodhur më 22 tetor në Manëz, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbën jetën Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:25, në fshatin Manëz, në lokalin “ROAM”, pranë karburantit “Gega Oil”. Nga hetimet, sipas policisë viktima Flori Paluçi ndodhej brenda lokalit, në shoqërinë e disa personave, ndër to edhe kamarieri i mitur i këtij lokali. Në një moment brenda lokalit ka hyrë Daniel Pepa, i cili ka nisur një debat verbal me kamarierin, dhe më pas edhe me shtetasin Flori Paluçi.…
Zbardhen identitetet e 4 personave qe u arrestuan pas masakrës me dy të vrarë në Manëz të Durrësit. Në pranga përfunduan Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për moskallëzim krimi. Policia ka zbardhur dhe dinamikën e krimit, ku rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit Flori Paluci 33 vjeç dhe Aranit Kurti, 23 vjeç. Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar…