Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ka bllokuar garën e hapur nga Policia e Shtetit, për “Drejtor Departamentesh”. Aida Hajana kërkon që të rikthehet në polici si zv.drejtoreshë e përgjithshme, ose drejtoreshë departamenti, por me ndryshimet e fundit që janë bërë në ligjin për Policinë e Shtetit, çdo dretjues që synon të marrë një pozicion të tillë duhet të futet në garë, në mënyrë që të marrë detyrën. Pavarësisht kësaj Aida Hajana kërkon të vendos “veton”, për të mos pyetur për ligjin e ri në polici që parashikon konkurs dhe me një padi në Gjykatën Administrative kërkon që…
Ministria e Brendshme dhe Këshilli i Ministrave nuk ka rënë dakort me vendimin e Gjykatës Administrative të apelit që i tha të drejtë ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano të përfitojë rreth 60 paga mujore për 5 vite, rreth 100 mijë euro, sa mandati i parashikuar në ligj, i cili u ndërpre nga shkarkimi i qeverisë në 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte realizuar objektivat. Rekursi i paraqitur në shkallën e tretë të gjyqësorit do të shqyrtohet nga kryetari i kësaj gjykatë që është Sokol Sadushi. Vendimi që i dha të drejtë Gledis Nanos u tha më…
Ishte nëntor, viti 2023, kur Vera* shkoi për të bërë kontrollin rutinë të gjirit. Ndryshe nga herët e tjera, ku ajo kthehej në shtëpi e qetë me përgjigjen se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, ajo ditë vjeshte ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Mjeku, nga ekzaminimi, i konstatoi një masë në gji duke dyshuar kështu për tumor dhe i kërkoi të bënte një skaner për të shuar çdo pikëpyetje. Me tronditjen e një diagnoze të mundshme dhe frikën që përhapej me çdo minutë që kalonte, Vera nxitoi në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT) për të rezervuar një…
Dje në Drejtorinë e Përgjithshme, drejtues të lartë të DPPSH u mblodhën për të diskutuar për strukturën e re drejtuese. Ky diskutim u zhvillua pa praninë e mediave dhe struktura e re nuk u bë publike. Burime bëjnë me dije se struktura e re do të përbëhet nga 6 departamente kryesore. Departamenti i Policisë Kriminale, kufirit, marrëdhënieve ndërkombëtare, rendi dhe siguria, shërbimet mbështetëse dhe IT. Të 6 departamentet përbehen nga disa drejtori, siç është edhe përbërja e strukturës aktuale. Me strukturën e re bie në sy një fuqizim i departamentit të Policisë kriminale duke dobësuar departamentet e tjera dhe duke…
Pasiguria ushqimore ne vendin tonë është në nivele alarmante. Në nëntor të vitit 2025 ka rezultuar se një rrjet supermarketesh ka tregtuar çokollatë me krimba të gjallë. Burime për “Ora investigim” bëjnë ne dije se ky produkt është tregtuar në rrjetin e supermarketeve “DIAMBE” dhe deri në dalje të rezultatit të analizave pjesa me e madhe e kësaj sasie çokollate është shitur. Siç tregohet në raport DRAKU Durrës ka marrë indicie nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-t dhe pasi kanë analizuar produktin çokollatë “Talarki Money Euro” ka rezultuar se në çokollatë janë konstatuar prani krimbash të gjallë, ndërsa në thyerje…
Ish-drejtuesi i Komisariatit nr.2 në Tiranë, Ritvan Pali, është larguar nga Policia e Shtetit. Oficeri Ritvan Pali për një periudhë kohe drejtoi një nga komisariatet më të rëndësishme në vend, ku arriti rezultate të larta, madje komisariati nr.2 arriti të arrestonte me iniciativë një person të shumëkërkuar nga SPAK për bashkëpunim me grupet kriminale, ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morinën. Pas këtij arrestimi të bujshëm, ku karriera e Palit duhet të merrte ngritje, çuditërisht ndodhi e kundërta dhe ai ka dhënë dorëheqjen si shef i komisariatit nr.2 në Tiranë. Nëpër korridoret e policisë së Shtetit flitej se ishte një dorëheqje e…
Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka deklaruar se ka pasur plane për realizim atentatesh ndaj prokurorëve të SPAK. Duke folur në emisionin “Trialog” në RTSH1, Dumani theksoi se ka metoda të ndryshme për të transmetuar kërcënimin ndaj prokurorëve të posaçëm. Midis këtyre formave, Dumani vuri në dukje se ka pasur kërcënime me jetë deri në plane për realizimin e atentateve ndaj prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Ka metoda të ndryshme për të transmetuar një kërcënim te prokurorët e Posaçëm. Krimi i organizuar është shumë i…
Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, në intervistë në RTSH, ka adresuar sfidat operacionale të SPAK, duke vënë në dukje rënien e ndjeshme të referimeve nga Policia e Shtetit. Dumani theksoi se SPAK bashkëpunon çdo ditë me Policinë e Shtetit, e cila kryen një pjesë të hetimeve, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Megjithatë, ai ngriti një shqetësim që ka të bëjë me rënien e referimeve. “Kam konstatuar një realitet, që ka të bëjë me rënien e numrit të referimit nga Policia e Shtetit, me 40%, dhe kjo…
Një aksion i drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në evidentimin e një skeme evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant. Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë. Gjatë operacionit të strukturave përkatëse, u konstatuan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshne karburant në depozita dhe gjithashtu, u konstatua se ne mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litrat. Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet…
Një komunikim i datës 23 maj 2021 në aplikacionin e papërgjueshëm “Signal Private Messenger”, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit dhe interesohet për tenderin e Llogarasë pas anulimit të të parit. Ajo interesohet se kur do të rihapet tenderi. “Ne daten 23.05.2021 , ne oren 11 :30, shtetasja Belinda Balluku i dergon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Kur do ta hapësh llogarane se plasa”. Ne oren 22:52-22:56, Evis Berberi: “Kur te miratoje Reida formalin e DST te reja ne perputhje me ndrysltimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip Ste ka thene gje Arla se I kam thene qe para…