Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen i quajtur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla 43 vjec Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, është parë së fundmi me një xhup Loro Piana, model Kiku patch-pocket bomber jacket, me çmim rreth 8 000 euro. Veshja e zgjedhur nga Gazheli është një prej artikujve më luksozë në botë, dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, për shkak të kostos që përkon me rrogat vjetore të dhjetëra familjeve shqiptare, në një kohë kur vendi renditet mes ekonomive me pagat më të ulëta në Europë dhe me kosto jetese gjithnjë në rritje. MASKA.Al shkruan: Një xhup Loro Piana, model Kiku patch-pocket bomber jacket, me çmim plot 8,001 dollarë, është “outfit”, që…
Me valle tradicionale, muzikë dhe flamuj, kështu e festuan 28 Nëntorin shqiptarët në Greqi. Mediat greke kanë shkruar për këto festime, ndërsa janë ndalur në Selanik, aty ku ‘shqipet’ kanë vërshuar me makinat e tyre në rrugët kryesore dhe para ‘Kullës së Bardhë’, një pikë referimi e këtij qyteti, ndërsa në makina kanë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK. “Ata kanë parkuar makinat para Kullës së Bardhë dhe kanë festuar duke kërcyer me flamuj”, shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se kjo festë është me rëndësi për të gjithë shqiptarët.
Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm. Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palë në çështje dhe ka vendosur ta kthejë atë për gjykim në shkallën e parë. Ajo e ka mbështetur arsyetimin e paraqitur nga paditësit e përfaqësuar nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”. Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash përgatitore në të cilat ftoi palët t’u përgjigjeshin një grupi pyetjesh të ngritura më herët nga Gjykata e Lartë, kjo e fundit…
Aktivistët dhe banorët Adem Xhokola, Dhimitër Koleci dhe Jorgji Locaj u paraqitën sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës për t’u përballur me një padi penale të ngritur nga kompania “Seka Hydropower”. Sipas kompanisë, deklaratat e tyre publike gjatë protestave kundër ndërtimeve të hidrocentraleve në Zall-Gjoçaj të Matit dhe Lufaj të Mirditës kanë qenë fyese dhe shpifje “Kur më erdhi thirrja për në Gjykatën e Lezhës thashë se padia jonë që është në Prokurorinë e Lezhës ka dalë për shqyrtim. As nuk e pashë fare. Pas 10 ditësh e pashë që ishte për të dhënë ne llogari firmës”,…
EMISIONI VETTING Më 24 maj 2023, mbi tavolinën e Ministres së pezulluar të Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku do të vendosej kontrata për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MVV në zonën e Semanit, në fshatin Povelçë, në njësinë Administrative Topojë, nga kompania “Orher” shpk. Brenda ditës kontrata do të nënshkruhej me aq nxitim sa askush nuk do të vërente se kishte gabime me vendndodhjen e impiantit, gjë e cila ngre dyshime për vlefshmërinë e kësaj kontrate dhe dyshime për afera. Në fakt, nga informacionet e grumbulluara rezulton se pas kompanisë…
Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanisë turke ‘Tete Albania Tunnel and Mining’, për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara, ku përfshihej kontrata kolektive dhe rritja e pagave. Ndërkohë në muajin gusht ata ishin anëtarësuar pranë Konfederatës së Sindikalistëve Shqiptarë, duke formuar kështu Sindikatën e Minatorëve. Mirëpo kompania turke jo vetëm që nuk e njeh sindikatën e krijuar, por nuk pranon as kërkesat e minatorëve. Si ndërmjetës në këtë proces janë futur edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Punës, por deri më tani nuk…
Në të tjera biseda mes ish-efektivit Igli Haxhiaj zbulohet se si ai bënte Pazar për të shitur informacionet hetimore. Pasi kontaktoi me Denis allias Dario Myftiun për t’i shitur informacionet hetimore, ata e kishin lënë për tu takuar. Në një bisedë me një person tjetër, që duket se ishte mik i përbahskët mes Haxhiajt dhe Myftiut, ish-oficeri i shkruan se do t’i thotë kam një informacion dhe e shes, e e do apo jo? Në të kundërt, nëse ai refuzon, ish-oficeri i thotë se nuk ka për çfarë të takohet me Myftiun. Pjesë nga dosja hetimore 8AIVIH: He file ca…
Igli Haxhiaj, sot oficer i Antiterrorit, është pjesë e një prej bandave më të mëdha kriminale shqiptare me shtrirje në Evropë me aktivitet në trafikimin e lëndëve narkotike. Në kohën e ushtrimit të plagjishmërisë, Haxhiaj ka qenë pjesë e skudarës së Operacionales dhe se i ka shërbyer grupit kriminal të Visit të Pojës duke u dhënë informacione sekrete mbi lëvizjet e policisë, në këmbm të parave. Ky grup kriminal u godit ditën e djeshme nga një operacion i përbashkët me SPAK dhe homologët në Itali. Në një fragment të dosjes hetimore dhe nga dokumentimi i bisedave të shmëbyera në aplikacionin…
Në liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane. Bëhet fjale për lulëzim të Cianobakterit Microcystis Aeruginosa. Ky lulëzim algash në Liqenin Artificial të Tiranës është pasojë dhe sinjal i ngarkesës relativisht të lartë të ndotjes. Kjo e fundit sipas Kontrollit Të Lartë Të Shtetit ka ardhur sipasojë e shkarkimit të ujërave të ndotur urbanë. Klsh thotë se auditimi kishte si objekt vlerësimin dhe analizimin e masave të marra nga institucionetpërgjegjëse për problematikën e evidentuar mbi ndotjen ujore dhe dëmtimin e botës së gjallë, në basenin e Liqenit Artificial të Tiranës dhe mbuloi periudhën e viteve 2021-2024.…