Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka konfirmuar në Kuvend se gjyqtarja Irena Gjoka është aktualisht nën hetim.
Në fjalën e tij, Dumani deklaroi se çështja është në fazën paraprake të hetimeve dhe është regjistruar si procedim penal në vitin 2025. Ai theksoi se hetimet janë ende në zhvillim dhe se është në dorën e prokurorit të vendosë nëse do të ketë apo jo akuza ndaj gjyqtares.
“Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si regjistrim penal në vitin 2025. Është çështje në hetim, është në vlerësim e prokurorit të konkludojë nëse ka vepër penale dhe më tej nëse ka akuzë ndaj personit të kallëzuar. Sa kohë është çështje në hetim, nuk jap shpjegim,” tha Dumani.
Gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë një nga emrat më të përmendur në sistemin e drejtësisë gjatë viteve të fundit, për shkak të vendimeve të rëndësishme që ka dhënë në disa çështje me profil të lartë.
