Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Rigers Sheqeri i IMT u pezullu, si e mori në qafë biznesmeni Pandeli Carapuli

    31.03.2026

    Tërmet në IMT: Gjykata pezullon Rigers Sheqerin, zbulohet skema e ndërtimeve pa leje në Tiranë

    31.03.2026

    BKH zbarkon në “Parajsën” Green Coast të Samir Mane! Kontrolle në vilat e Gys Agasit dhe Beqirajt

    30.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Aeroporti i Vlorës, prapaskena tronditëse: Behgjet Pacolli shkeli kontratën?

    Nga InfoNews25.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Aeroporti i Vlorës, prapaskena tronditëse: Behgjet Pacolli shkeli kontratën?

    Aeroporti i Vlorës, një nga projektet strategjike të infrastrukturës ajrore dhe turizmit në vend, po përballet me zhvillime që kanë vënë në pikëpyetje ecurinë e tij dhe afatin e hapjes.

    Përplasjet mes aksionerëve, problematikat financiare dhe dyshimet për shkelje të kontratës koncesionare kanë rikthyer në vëmendje rolin e shtetit shqiptar dhe mundësinë e ndërhyrjes direkte në këtë investim.

    Skyweb.al ka raportuar më herët se pas sherrit mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës dolën në pah akrobaci financiare, borxhe dhe lëie penpeng të kësaj vepre në kompani të treta, me lidhje të dyshuara ruse, nga njëri prej aksionerëve, konkretisht kompania Mabco e biznesmenit Behgjet Pacolli.

    Siç mëson Skyweb.al, këto zhvillime kanë shtyrë shtetin shqiptar të shqyrtojë seriozisht mundësinë e shtetëzimit të aeroportit, përmes shlyerjes së shpenzimeve të kryera deri më tani, duke u mbështetur në mosrespektimin e kontratës koncesionare nga aksionerët.

    Ky skenar konsiderohet edhe si një mënyrë për të mbrojtur interesin publik dhe për të shmangur një proces arbitrazhi ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar.

    Ndërkohë, pak ditë më parë Kapitali.al publikoi korrespondencën mes ish administratorit të Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka, dhe familjes Pacolli, ku evidentohet qartë kundërshtimi i tij ndaj vendosjes së koncesionit si kolateral për një kredi prej 100 milionë euro të marrë nga Mabco pranë Delphos.

    Në emailin drejtuar Emin Pacollit, Lluka shkruan: “Në vijim të bisedës së sotme, por edhe atyre paraprake në lidhje me angazhimin e Mabco për financimin e Delphos, ndjej detyrimin të theksoj edhe njëherë se çdo formë financimi që lidhet me Aeroportin e Vlorës duhet të kryhet rreptësisht në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet që i ngarkohen shoqërisë koncesionare dhe ortakëve të saj sipas kontratës së Koncesionit dhe marrëveshjeve përkatëse me financuesin kryesor, BKT.”

    Në emailin drejtuar Emin Pacollit, Lluka thekson se çdo formë financimi që lidhet me Aeroportin e Vlorës duhet të kryhet rreptësisht në përputhje me detyrimet e kontratës koncesionare dhe marrëveshjet ekzistuese me financuesin kryesor, BKT.

    Ai paralajmëron se sipas nenit 19.3 të kontratës, barrësimi i shoqërisë koncesionare, qoftë mbi kuota apo mbi të ardhurat e garantuara, mund të kryhet vetëm pas miratimit paraprak të Qeverisë shqiptare. Çdo veprim në kundërshtim me këtë, sipas tij, përbën shkelje kontraktuale dhe krijon bazë të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e kontratës së koncesionit.

    Është e rëndësishme të nënvizohet se barrësimi i shoqërisë Koncesionare, qoftë mbi kuota apo mbi të hyrat e garantuara, sipas nenit 19.3 të kontratës koncesionare, mund të kryhet vetëm pas miratimit paraprak të Qeverisë shqiptare. Çdo veprim në kundërshtim me këtë përbën shkelje kontraktuale dhe përbën arsye për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për shkak të veprimit të paligjshëm.”

    Në vijim të korrespondencës, Lluka shprehet se refuzon kategorikisht ta bëjë Aeroportin e Vlorës palë në kredinë 100 milionë euro të Mabco tek Delphos, duke theksuar se si administrator i shoqërisë VIA ka detyrimin të veprojë vetëm brenda kufijve të kontratës dhe ligjit.

    “Si administrator i VIA-s, që nga themelimi i shoqërisë, kërkoj që çdo vendim apo veprim të ndërmerret në përputhje të plotë me përcaktimet kontraktuale dhe njëkohësisht bëj me dije se refuzoj kategorikisht çdo veprim që cënon këto kufizime dhe dispozita.”

    Ky qëndrim dokumenton se drejtuesi i atëhershëm i shoqërisë koncesionare ka kundërshtuar hapur përdorimin e aeroportit si garanci financiare, duke argumentuar se një veprim i tillë do të përbënte shkelje të kontratës dhe do t’i hapte rrugë ndërprerjes së saj nga shteti shqiptar.

    Burime pranë institucioneve bëjnë me dije se pikërisht kjo pikë pritet të shërbejë si bazë ligjore për ndërhyrjen e shtetit, nëse vendoset zgjidhja e kontratës dhe marrja e aeroportit në administrim publik, duke minimizuar rrezikun e arbitrazhit ndërkombëtar.

    Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar të hapej në mars të vitit 2026, por përplasjet mes aksionerëve dhe situata e krijuar rreth financimit dhe respektimit të kontratës kanë vënë seriozisht në dyshim këtë afat. Sipas burimeve, nëse kriza aktuale nuk zgjidhet, hapja e aeroportit mund të shtyhet edhe përtej vitit 2026, duke ndikuar drejtpërdrejt në planet turistike dhe infrastrukturore të jugut të vendit. /skyweb.al

    Aeroporti i Vlores Behgjet Pacolli borxhe financiare infrastruktura ajrore investime strategjike kompani të treta koncesione në Shqipëri koncesioni i Aeroportit të Vlorës konflikt mes aksionerëve lidhje ruse Mabco ndërhyrja e shtetit problematika financiare projekte strategjike shkelje kontrate shteti shqiptar skandal financiar Skyweb.al turizmi në Shqipëri zhvillime të fundit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Rigers Sheqeri i IMT u pezullu, si e mori në qafë biznesmeni Pandeli Carapuli

    31.03.2026
    Aktualitet

    Tërmet në IMT: Gjykata pezullon Rigers Sheqerin, zbulohet skema e ndërtimeve pa leje në Tiranë

    31.03.2026
    Aktualitet

    I trajnuar nga FBI dhe drejtues në 5 qarqe! Ja CV e plotë e Skënder Hitës

    30.03.2026
    Aktualitet

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026
    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Rigers Sheqeri i IMT u pezullu, si e mori në qafë biznesmeni Pandeli Carapuli

    31.03.2026

    Tërmet në IMT: Gjykata pezullon Rigers Sheqerin, zbulohet skema e ndërtimeve pa leje në Tiranë

    31.03.2026

    BKH zbarkon në “Parajsën” Green Coast të Samir Mane! Kontrolle në vilat e Gys Agasit dhe Beqirajt

    30.03.2026

    I trajnuar nga FBI dhe drejtues në 5 qarqe! Ja CV e plotë e Skënder Hitës

    30.03.2026

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Vettingu në polici me hapat e breshkës! Në sitë edhe specialistë

    27.03.2026

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.