Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kompani zhvatëse dhe mashtruese, abonentët shpërthejnë kundër ONE ALBANIA

    21.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Detajet TRONDITËSE! Shoferi i dehur në Durrës nuk kishte marrë kurrë patentë, për pak sa nuk shtypi fëmijët që luanin

    21.05.2026

    ‘Bossi i lojërave të fatit’ i zhdukur për 3 vjet, babai tregon në GJKKO: Djalin ma vranë, turp për pyetjet për lecka e tulla

    21.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Abuzimet me fondet IPARD/ Identifikohen 82 përfitues në shkelje, 17 refuzojnë të kthejnë paratë

    By InfoNews11.10.2023No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Abuzimet me fondet IPARD/ Identifikohen 82 përfitues në shkelje, 17 refuzojnë të kthejnë paratë

    Kur kanë kaluar kohe nga pezullimi i fondeve IPARD II nga Komisioni Evropian, pas dyshimeve për korrupsion, AZHBR autoriteti përgjegjës për shpërndarjen e parave, është vënë në lëvizje. Deri tani janë identifikuar 82 përfitues në shkelje të fondeve IPARD, ku 17 janë listuar debitorë pasi refuzojnw të kthejnë paratë, në shumën totale 410 mijë euro(kursi aktual). Ende nuk dihet nëse kjo shumë përputhet me gjetjet e OLAF, autoriteti europian që kreu hetimin për abuzim me fondet e IPARD II. Ajo që dihet është se SPAK po kryen hetime paraprake por ende nuk ka komunikuar emra zyrtarësh të përfshirë.

    Pezullimi prej korrikut i miliona eurove grante për bujqësinë, që Bashkimi Evropian i jepte Shqipërisë në kuadër të programit IPARD, për shkak të dyshimeve për korrupsionin, ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare.

    Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural iu ka kërkuar kthimin e parave 82 përfituesve të programit IPARD II që rezultojnë me shkelje të kushteve të kontratës.

    Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se nga totali i subjekteve të gjetura me shkelje, 17 prej tyre refuzojnë të kthejnë shumat e përfituara, me një vlerë totale prej 410 mijë eurosh.

    “Konkretisht subjektet që figurojnë në regjistrin e debitorëve IPARD janë: Fiqiri Sinani PF; Aldo Jakupi PF; Coast to Coast SHPK; LORAG SHPK; Mirjan Allka PF; Abas Pere PF; Vasillaq Xhufka PF; Brisilda Blido PF; Mirjana Godeni PF; Naim Karaj PF; Ilirjan Muhametaj PF; Perla&Aura SHPK; Blerti Mehillaj PF; Erind Hajdari PF; Oltjan Nika PF; Anna X Group SHPK; Mazllem Celiku PF.”, bën të ditur AZHBR për Faktoje, duke theksuar se ‘subjekteve i’u është kërkuar kthimi i shumave (totale/apo pjesore/parapagesa).’

    Të dhënat e përpunuara nga Faktoje, lista e debitorëve ndaj AZHBR (Burimi: AZHBR)

    Pjesa më e madhe e përfituesve, tashmë borxhlinj ndaj AZHBR-së rezultojnë me investime në sektorin e fruta-perimeve, dhe sektorin e turizmit rural dhe atë të natyrës. I kontaktuar nga Faktoje një nga pëfituesit e fondeve IPARD II që ka refuzuar të kthejë paratë e kërkuara nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, refuzoi gjithashtu të jepte shpjegime lidhur me arsyet e këtij vendimi.

    Çfarë ndodh me ‘borxhlinjtë’? 

    Në regjistrin e debitorëve të IPARD II në Shqipëri aktualisht rezultojnë 17 subjekte që refuzojnë të kthejnë paratë e marra në formë grantesh dedikuar bujqësisë. Referuar të dhënave zyrtare të AZHBR-së në pak muaj, lista e borxhlinjëve është shtuar me 7 subjekte.

    Në një investigim të publikuar nga “Amfora” në muajin gusht, Agjencia për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor bënte me dije se deri në maj të këtij viti u kishte kërkuar kthimin e parave të përfituara nga grantet 10 subjekteve, ndërkohë që në fund të muajit shtator AZHBR pohon se janë 17 subjekte refuzues.

    Ilir Pilku, një nga tre ekspertët e certifikuar nga BE-ja në Shqipëri, për “Politikat e Përbashkëta Evropiane” sqaron se pas refuzimit, autoritetet e adresojnë problematikën në gjyqësor.

    “Në bazë të një marrëveshjeje që Ministria e Bujqësisë ka me DG Agrin detyrimin ndaj shlyerjes së fondeve e ka si detyre qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare është e detyruar të rimbursojë Bashkimin Europian për vlerën e dakordësuar nga mbrojtja, që në këtë rast është struktura operative e IPARD-it në Shqipëri dhe Zyrës së OLAF-it në Bruksel. Dhe më pas, qeveria ndjek rrugët ligjore për pjesën e pakthyer nga subjektet, hap procese gjyqësore ndaj subjekteve të gjetura në shkelje të kontratës.”, sqaron Pilku, teksa thekson se kjo lëvizje i hap rrugën çeljes së fondeve të tjera për bujqësinë, në rastin tonë programit IPARD III.

    OLAF ‘kopsit’ raportin

    Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, e njohur si OLAF konfirmoi për Faktoje se ka mbyllur një hetim në lidhje me dyshimet për shpërdorimin e fondeve të financimit nga programi IPARD II i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

    “Si rezultat i përfundimit të hetimit, OLAF ia ka përcjellë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e saj autoriteteve kompetente përkatëse.”, shkruan zyra e shtypit pranë OLAF teksa shton arsyet përse nuk mund të komentojë më tej në këtë fazë:

    “Për të respektuar konfidencialitetin e hetimit, të çdo procedimi të mundshëm pasues, të të drejtave procedurale dhe të dhënave personale, OLAF nuk është në një pozicion për të komentuar më tej në këtë fazë.”

    Dosja IPARD ‘rikthehet‘ në duart e SPAK

    Pasi shpalli moskompetencën në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në shtator 2023 i konfirmoi Faktojes se ka hapur hetim penal mbi shpërndarjen e fondeve të bujqësisë nga programi IPARD II në Shqipëri.

    Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se procedimi i SPAK është në fazën e hetimeve paraprake.

    “Në lidhje me kërkesën për informacion të bërë nga ana juaj, që bën fjalë për hetimin mbi shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, ju bëjmë me dije se procedimi penal në fjalë është në fazën e hetimeve paraprake. Bazuar në nenin 279/1 të Kodit të Procedurës Penale, aktet hetimore dhe përmbajtja e tyre përbëjnë sekret hetimor. Si rrjedhim, nuk mundemi t’ju japim informacione të mëtejshme në lidhje me sa kërkohet nga ana juaj.”, shkruan SPAK.

    Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha venddet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin e tyre të përkohshëm, bazuar në dyshimet për korrupsion.

     

     

    /Faktoje

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Kompani zhvatëse dhe mashtruese, abonentët shpërthejnë kundër ONE ALBANIA

    21.05.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Detajet TRONDITËSE! Shoferi i dehur në Durrës nuk kishte marrë kurrë patentë, për pak sa nuk shtypi fëmijët që luanin

    21.05.2026
    Aktualitet

    ‘Bossi i lojërave të fatit’ i zhdukur për 3 vjet, babai tregon në GJKKO: Djalin ma vranë, turp për pyetjet për lecka e tulla

    21.05.2026
    Aktualitet

    Drejtori i IMT-së së Himarës Dorian Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre dhe arrestohet

    21.05.2026
    Aktualitet

    Grabitja me kallashnikov e argjendarisë, kapet një nga autorët, në kërkim tjetri

    21.05.2026
    Aktualitet

    Tiranë/ 55-vjeçari goditet me thikë në një sherr për vend parkimi, autori shpallet në kërkim

    21.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Kompani zhvatëse dhe mashtruese, abonentët shpërthejnë kundër ONE ALBANIA

    21.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Detajet TRONDITËSE! Shoferi i dehur në Durrës nuk kishte marrë kurrë patentë, për pak sa nuk shtypi fëmijët që luanin

    21.05.2026

    ‘Bossi i lojërave të fatit’ i zhdukur për 3 vjet, babai tregon në GJKKO: Djalin ma vranë, turp për pyetjet për lecka e tulla

    21.05.2026

    Drejtori i IMT-së së Himarës Dorian Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre dhe arrestohet

    21.05.2026

    Grabitja me kallashnikov e argjendarisë, kapet një nga autorët, në kërkim tjetri

    21.05.2026
    Më të lexuarat

    Inceneratori i Tiranës: Apeli i GJKKO ul dënimin e Alqi Bllakos në 2 vite burg!

    By InfoNews20.05.20260

    Inceneratori i Tiranës: Apeli i GJKKO ul dënimin e Alqi Bllakos në 2 vite burg!…

    EKSKLUZIVE/ Goditet skema me Inteligjencë Artificiale! Video Call me Edi Ramën, si u mashtrua drejtori i ndërmarrjes shtetërore: Urgjent 60 mijë euro në Elbasan

    19.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Detajet TRONDITËSE! Shoferi i dehur në Durrës nuk kishte marrë kurrë patentë, për pak sa nuk shtypi fëmijët që luanin

    21.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Dosja Bajri, zbulohet POLICI që del me armë në përgjime

    20.05.2026

    Kallash dhe pistoletë, efektivi nxorri armën! Lotot marrin në qafë të rinjtë në Shkozë

    18.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.