Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Shkodrës, ku një person është ekzekutuar në mes të qytetit. Viktima është identifikuar si Kristian Kola, i cili dyshohet se është qëlluar për vdekje nga dy persona që lëviznin me motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në një zonë të frekuentuar të qytetit. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sipas burimeve, autorët janë larguar menjëherë pas krimit, ndërsa kontrollet për identifikimin dhe kapjen e tyre vijojnë. Policia po mbledh dëshmi dhe po verifikon kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar gjurmët e autorëve.
Hetimet janë në zhvillim dhe pritet që policia të japë informacione të tjera në orët në vijim.
