Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    “GIAM KONSTRUKSION”/ SPAK: Albin Çela pastronte paratë edhe me kompani ndërtimi! Ortak me Osman Kokoshin e “Klajdi Resort”

    Nga InfoNews15.08.2025Updated:16.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një prej vëllezërve Cela, nga Peqini, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 48 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë, rezulton të ketë pastruar para nëpërmjet kompanive që blinte në Shqipëri. Albin Cela, në përgjimet e SPAK, rezulton të ketë pasur rolin e marrjes së shumave të mëdha të parave që vinin në Shqipëri nga aktiviteti kriminal i shitjes së kokakinës.

    SPAK thotë, se Albin Cela, rezulton se është ortak në një kompani ndërtimi dhe se në emër të tij janë regjistruar disa akte veprime noteriale si kontrata kredie, kontrata shitje apo dhurimi, pasuri të paluajtshme me fluks në rritje përgjatë periudhës 2021-2023, periudhë kjo që përkon me sjelljen e miliona eurove nga Europa për në Shqipëri nga organizata e vëllait të tij, Ervis Cela. Sipas dosjes hetimore nga SPAK, bëhet fjalë për kompaninë e ndërtimit, “Giam Konstruksion”. Kjo kopani zotërohet 50% nga Albin Cela, ndërsa 50% zotërohet nga Osman Kokoshi. Duke nisur nga kjo lidhje, Gjithashtu, SPAK ka urdhëruar kontroll edhe në ambientet e “Klajdi Resort”, ku është sekuestruar celulari i pronarit Osman Kokoshi. Po ashtu vijon nën hetim aktiviteti I kompanisë “Giam Konstruksion” të cilën Osman Kokoshi e ka në bashkëpunim me Albin Celën, të cilësuar si truri logjistik që kishin në Shqipëri vëllezërit Cela.

    BKH ka dyshime të bazuara, se Albin Cela, me kompaninë e tij është I përfsirë në kryerjen e veprës penale të pastrimit të parave, përmes blerjeve, skemave finaciare dhe injektimin e tyre në ekonomi nëpërmjet kompanive.

    Por si u ble për 100 mijë lekë, kompania “Giam Konstruksion” nga Albin Cela dhe Osman Kokoshi?

    Ne daten 04.02.2022, ne baze te kontrates se shitjes te kuotave, ortaku Kid Kazazi, zoterues i 100% te kapitalit te shoqerise, shet 50% te kuotave ne favor te Osman Kokoshi dhe 50% te kuotave ne favor te Albin Çela, kundrejt cmimit total 100.000 (njeqind mije leke). Pas shitjes, largohet ortaku Kid Kazazi dhe perberja e shoqerise paraqitet si vijon: Osman Kokoshi dhe Albin Çela, secili zoterues prej 50% te kapitalit.

    Historiku i shitjes:

    I. Ne daten 15.12.2019, me vendim te ortakut te vetem te shoqerise, u largua administratori i shoqerise Dritan Çullhaj dhe u emerua administratori Kid Kazazi.
    II. Ne daten 25.06.2021, me vendim te asamblese se pergjithshme, u largua administratori Kid Kazazi dhe u emerua administratori Alketa Kazazi.
    III. Ne daten 10.03.2022, me vendim te asamblese se ortakeve te shoqerise, u largua administratori Alketa Kazazi dhe u emerua administratori Albin Çela.

    Emrat e personave nën hetim
    Nga hetimet e kryera, SPAK ka identifikuar 16 shtetas shqiptarë si pjesë të kësaj organizate kriminale. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest me burg” për 14 prej tyre dhe “detyrim paraqitje” për dy të tjerë. Mes emrave të njohur përfshihen edhe persona të arrestuar më herët jashtë vendit.
    Anëtarët e grupit kriminal të përfshirë që GJKKO dha masën arrest me burg:
    •Riza Çela
    •Ardian Çela
    •Albin Çela
    •Elvis Çela (katër vëllezër)
    •Fadil, alias Jul Balla – pronar i “Ajman Resort”
    •Franc Çopja – i arrestuar në Belgjikë
    •Petrit Sulejmani, alias “Lakatos”
    •Mariglen Kamami
    •Denis Daja
    •Renato Musaka
    •Vilson Pepa
    •Miklovan Mullai
    •Gert Çerma
    Gjithashtu, SPAK ka urdhëruar kontroll edhe në ambientet e “Klajdi Resort”, ku është sekuestruar celulari i pronarit Osman Kokoshi.
    Me masë “detyrim paraqitje”:
    8. Dition Pepa – masë “detyrim paraqitje”
    9. •Kujtim Gjyla – masë “detyrim paraqitje”
    I arrestuar në një vend të BE-së:
    10. Franc Çopja
    Sekuestrimet e pronave dhe parave në Shqipëri
    Me vendimin nr. 543 datë 07.08.2025, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin preventiv të 14 pasurive në pronësi të anëtarëve të grupit, përfshirë:
    Resorte turistike:
    •“Ajman PARK” Resort, Xhafzotaj, Durrës.
    Vila dhe apartamente:
    •Vilë dy katëshe në Dhërmi, Himarë, tip “ELYSIAN” – vlerë tregu afërsisht 1 milion euro.
    •Vilë e porositur në Tiranë, me kontratë të datës 06.11.2024.
    Toka dhe ndërtesa:
    •Truall dhe ndërtesa në Sharrë, Tiranë.
    •Pasuri me status të përkohshëm.
    •Tokë arë 5900 m² në Sharrë, Tiranë.
    •Pasuri në bashkëpronësi (nr. 349/45).
    Shoqëri tregtare dhe aksione:
    •Kuota në kompani në Kavajë, Durrës dhe Rrogozhinë.
    Automjete:
    •Tre automjete të sekuestruara.
    Para të sekuestruara gjatë kontrolleve:
    •111,800 euro
    •4,000 USD
    •880,000 lekë
    Prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara e konsiderojnë këtë organizatë si një nga më të fuqishmet shqiptare që kanë operuar ndonjëherë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
    Strukturimi, kapaciteti logjistik dhe qarkullimi masiv i parave i kanë dhënë asaj aftësinë për të ndikuar në çmimin e drogës në tregjet evropiane.

    Albin Cela GIAM KONSTRUKSION GIAM KONSTRUKSION Osman Kokoshi Osman Kokoshi Osman Kokshi
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026
    Aktualitet

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026
    Aktualitet

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Aktualitet

    E PLOTË/ Kush donte ta vriste dhe kë donte të vriste Dur Bami i Niklës

    26.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.