Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Miqtë të presin në shkollë! Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

    10.09.2026

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vrasja e postierit Lulzim Visha, Gjykata liron Eduart Lamin

    Nga InfoNews14.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Eduart Lami, i arrestuar pas ekzekutimit mafioz të postierit Lulzim Visha, është liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Tiranës, pas vrasjes së Vishës në Zall Mner.

    Pas krimit, Policia ushtroi kontrolle në disa banesa, në kuadër të hetimeve dhe në shtëpinë në pronësi të Ervis Lamit, kushëririt të Eduartit, u zbulua një armë pa leje.

    Reklamë

    Lidhur me akuzën e armëmbajtjes pa leje, Eduart Lami me gjykim të shkurtuar u dënua me 10 muaj burgim, kohë të cilën gjykata konstatoi se e ka shlyer me kohën e paraburgimit. Në këto kushte, gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm.

    Por ndonëse e mbajti të izoluar në qeli nga janari 2025 e deri më tani, prokuroria nuk gjeti prova për implikimin e Eduart Lamit në vrasje. Megjithatë, hetimet për zbulimin e autorëve të krimit të rëndë janë duke vijuar.

    Postieri Lulzim Visha u gjet i vrarë në makinën e tij në Zall Mner mëngjesin e 24 janarit 2025.

    Policia ngriti dyshime se vrasja mund të kishte ndodhur për motive pronësie, pasi ai ishte përplasur edhe fizikisht me Ervis Lamin për një pronë. Ervis Lami rezulton të jetë një nga emrat kryesorë të botës së krimit dhe i dyshuar për krime të rënda, për të cilat është nën hetim. Ndërkohë që lidhur me Lulzim Vishën nuk u përjashtua as pista e vrasjes për motive gjakmarrjeje, pasi vëllai i viktimës në 1997 vrau Refik Domin. Ai e ka përfunduar dënimin për këtë krim dhe dy familjet Visha e Domi nuk rezulton të kenë pasur më problem./vna

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Miqtë të presin në shkollë! Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

    10.09.2026
    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Miqtë të presin në shkollë! Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

    10.09.2026

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.