Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    3 vëllezër nga Tropoja organizuan rrëmbimin dhe vrasjen e Dobrës në Mat, shkak konfliktet për drogën në Gjermani! 2 në pranga, 2 në kërkim

    Nga InfoNews16.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ishte mbrëmja e 8 korrikut, kur 23-vjeçari nga Dibra, Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra me litar. 8 ditë pas vrasjes që tronditi jo vetëm fshatin e vogël Madhesh të Matit, por të gjithë vendin, zbulohen detaje të reja që hedhin dritë mbi vrasjen e të riut. Tre vëllezër nga Tropoja, me banim në Kamëz, dyshohet se fshihen pas ngjarjes së rëndë kriminale.

    Të tre vëllezërit Bushgjoka, personazhe të njohur për Policinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar e hodhën bashkë me makinën e tij buzë liqenit të Shkopetit. Në ndihmë kanë pasur edhe persona të tjerë, ndërsa hetimet e bluve deri më tani kanë çuar në pranga 2 persona, 2 janë shpallur në kërkim dhe 4 janë shoqëruar.
    Dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë çuar grupin hetimor në drejtim të tre vëllezërve nga Tropoja.

    Në pranga ka rënë Fatjon Bushgjokaj, ndërsa në kërkim janë shpallur dy vëllezërit e tij Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. Po ashtu, blutë kanë arrestuar edhe një tjetër bashkëpunëtor, Petrit Çakrri banues në Tropojë, i cili rezulton të jetë edhe një prej dëshmitarëve okularë të vrasjes së ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari më 12 shtator 1998.

    Fatjon Bushgjoka është arrestuar në zonën e Astirit, Çakrri është kapur në Kukës, ndërsa dy vëllezërit e tjerë janë ende në kërkim. Një prej tyre akuzohet për përkrahje të autorit të krimit pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë 2 vëllezërit e tjerë pas ngjarjes.

    Eliminimi i 23-vjeçarit është vënë në jetë pas një plani të mirëmenduar. Fillimisht autorët e dyshuar të ngjarjes e kanë mbajtur të riun në vëzhgim. Për 3 ditë me radhë e kanë ndjekur në zonën e Burrelit deri kur mbrëmjen e 8 korrikut e morën peng dhe pasi e mbytën me litar e hodhën në Liqenin e Shkopetit. Për të mos lenë gjurmë, autorët janë kujdesur që të marrin makina me qira, por plani duket se nuk u shkoi ashtu siç e menduan. Policia ka rënë në gjurmët e mjeteve, duke zbuluar edhe dyqanet ku janë marrë me qira në zonën e Rinasit dhe atë të Yzberishtit.
    Mjetet i kanë ndërruar disa herë, ndërsa arrituri të sigurojë foto e dy prej tyre, një mjet i zi tip Range Rover dhe një tjetër i bardhë që është përdorur nga autorët natën e rrëmbimit.

    Pista e hetimit janë konfliktet për trafikun e drogës. Detajet e ngjarjes kriminale u dhanë edhe në një konferencë për shtyp nga drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka i cili tha se i riu rezulton i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe dyshohet se me 4 personat e përfshirë në vrasje, kanë pasur mosmarrëveshje në fushën e narkotikëve.
    “23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, dhe dyshohet se me 4 të sipërpëmendurit ka pasur mosmarrëveshje në fushën e narkotikëve”, tha ai.
    Pasi e vranë, autorët e futën trupin e 23-vjeçarit në makinë dhe e hodhën në Liqenin e Shkopetit me qëllim për të fshehur ngjarjen, por trupi i pajetë i të riut ka dalë jashtë, ndërsa mjeti përfundoi në ujë. Ndaj Petrit Çakrri rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”, ndërsa Fatjon Bushgjoka akuzohet për “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”.
    34-vjeçari Bushgjoka rezulton emër i njohur për policinë, pasi është proceduar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Shqipëri, shpërndarje droge, vjedhje dhe tregti droge në Itali, mbajtje pa leje të armëve e municioneve, kundërshtim të forcave të rendit. Në tetor të vitit 2019, ai u arratis nga burgu i Rrogozhinës, ku po vuante një dënim me 6 vite burg për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. Në pranga asokohe kishin rëndë edhe dy vëllezërit e tij.
    Policia gjatë periudhës hetimore ka sekuestruar 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve.
    Të arrestuar
    Fatjon Bushgjokaj
    Petrit Çakrri
    Në kërkim
    Kristi Bushgjokaj
    Aleksandër Bushgjokaj

    Renis Dobra
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Aktualitet

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Aktualitet

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Aktualitet

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.