Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Gati prangat! SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës

    Nga InfoNews09.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal lidhur me kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Procedimi është në fazën e hetimeve paraprake”, ndërsa objekt i hetimit janë elementët ligjorë, përfshirë procedurat e dhënies së kontratës, si dhe kushtet financiare dhe ndërtimore të projektit.

    Hetimi nis në një moment ku aeroporti ishte tashmë drejt përfundimit dhe kishte kaluar në fazën teknike të testimeve. Disa avionë janë ulur në pistë gjatë javëve të fundit, ndërsa infrastruktura ishte inaguruar zyrtarisht dhe pritej të niste funksionimin komercial gjatë muajve në vijim.

    Reklamë

    Aeroporti i Vlorës është prezantuar si një projekt strategjik për zhvillimin e jugut të vendit dhe turizmit elitar, por kontrata koncesionare për ndërtimin dhe menaxhimin e tij ka qenë prej kohësh objekt polemikash për mungesë transparence, procedura të dyshimta dhe favorizime në procesin e përzgjedhjes së kompanive zbatuese.

    Redaksia mëson se SPAK po heton edhe aspektet teknike dhe financiare të marrëveshjes, duke përfshirë angazhimet buxhetore të shtetit shqiptar, vlerësimet e fizibilitetit ekonomik, si dhe standardet e ndërtimit dhe cilësisë së punimeve. Në këtë kuadër, nuk përjashtohet mundësia që në fokus të hetimit të jetë edhe modifikimi i kushteve të kontratës pas nënshkrimit apo devijime nga projekti fillestar.

    Me nisjen zyrtare të hetimeve nga SPAK, Aeroporti i Vlorës, i menduar si porta e dytë ajrore e vendit pas Rinasit, përballet me një klimë të re pasigurie institucionale dhe ligjore. Reagimet nga autoritetet qeveritare mbi këtë zhvillim mungojnë për momentin, ndërsa pritet që hetimi të shtrihet në disa drejtime: nga mënyra e dhënies së koncesionit, tek aktorët përfitues dhe roli i institucioneve shtetërore përgjegjëse në mbikëqyrje dhe zbatim.

    Reklamë
    Hetime SPAK SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Aktualitet

    Arben Muçobega privatizon Llamanin

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.