Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

    09.06.2026

    Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

    09.06.2026

    Bllokohet ndryshimi i administratorit për aeroportin e Vlorës, MABCO çon gjyqtaren në SPAK

    09.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Aksioni te Bankers/ Mbyllet seanca maratonë pas 8 orësh, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n kinez dhe ish-drejtorin

    Nga InfoNews05.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pas një seance maratone prej 8 orësh, Gjykata e Fierit ka lënë në burg CEO-n kinez të kompanisë Bankers, Hong Ping Xiao, dhe ish-CEO Leonidha Çobo. Po ashtu, gjyqtarja Gladiola Bregu konfirmoi masat e sigurisë edhe për 7 persona e tjerë, punonjës të sektorit Financiar dhe të departamentit Juridik.

    Seanca maratonë nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe zgjati deri në 17:30, ku kryeprokurori i Fierit, Elion Mustafaj ka lexuar fillimisht pretencën prej 120 faqesh. Më pas, të gjitha palët kanë dhënë pretendimet e tyre, ndërsa burime bëjnë me dije se të gjithë të akuzuarit janë shprehur se janë të pafajshëm, duke pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga Prokuroria e Fierit për pastrim parash apo shpërdorim detyre.

    Të parët që mbërritën në sallën e gjyqit ishin CEO dhe ish-drejtori Çobo, të cilët u sollën në ambientet e gjykatës me një furgon të policisë. U zbardh edhe mbrojtjen e ish-drejtorit Çobo, i cili pretendon se periudha e hetuar nga Prokuroria e Fierit, i referohet viteve 2018 e në vijim, kur Çobo nuk ka më pasur asnjë funksion në kompani.
    Në mbrojtjen e tij theksohet se Çobo është hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i regjistruar mbi bazën e kallëzimet penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin 2018, për shpërdorim të kompetencave të administratorit, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion në sektorin privat. Avokati tha se ky hetim është pushuar nga Gjykata e Fierit me kërkesë të vetë prokurorisë dhe është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë Gjykatën e Lartë.

    “Çobo është hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i regjistruar mbi bazën e kallëzimet penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin 2018, për shpërdorim të kompetencave të administratorit, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion në sektorin privat, etj, duke kërkuar në përfundim të hetimeve pushimin e procedimit. Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë”, tha mbrojtja e Çobos në sallën e gjyqit.

    Në total, Gjykata e Fierit lëshoi 14 masa sigurie, ku 9 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 5 punonjës janë ende në kërkim. Hetimet për Bankers janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive.

    Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend. “Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

    Aksioni te Bankers Bankers Bankers Petroleum Albania Ltd Hong Ping Xiao Leonidha Çobo
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

    09.06.2026
    Aktualitet

    Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

    09.06.2026
    Aktualitet

    Bllokohet ndryshimi i administratorit për aeroportin e Vlorës, MABCO çon gjyqtaren në SPAK

    09.06.2026
    Aktualitet

    Monopoli i frikshëm i insulinës nga “Rejsi Farma” – Milionat që Shqipëria paguan më shumë për ilaçin e pacientëve diabetikë!

    09.06.2026
    Aktualitet

    Helmuan Elbasanin, Shapllo dhe Orgocka “shpërblehen” me tenderin 4 milionë euro nga OSHEE me 99 % të fondit!

    09.06.2026
    Aktualitet

    Pas Llamanit, Arben Muçobega merr leje për 15 kulla në kodrat e Farkës

    09.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

    09.06.2026

    Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

    09.06.2026

    Bllokohet ndryshimi i administratorit për aeroportin e Vlorës, MABCO çon gjyqtaren në SPAK

    09.06.2026

    Monopoli i frikshëm i insulinës nga “Rejsi Farma” – Milionat që Shqipëria paguan më shumë për ilaçin e pacientëve diabetikë!

    09.06.2026

    Helmuan Elbasanin, Shapllo dhe Orgocka “shpërblehen” me tenderin 4 milionë euro nga OSHEE me 99 % të fondit!

    09.06.2026
    Më të lexuarat

    E vranë? Indetifikohen pengëmarrësit e Eglant Koçit

    Nga InfoNews09.06.20260

    E vranë? Indetifikohen pengëmarrësit e Eglant Koçit Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një…

    DOSJA/ SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir Mane dhe Eva Mane për korruptimi e çiftit Meta-Kryemadhi

    06.06.2026

    EKSKLUZIVE/ E tregojnë pamjet filmike…i zhdukur prej disa ditësh! Policia dyshon se Eglant Koçi është rrëmbyer dhe vrarë

    09.06.2026

    Ja kur do të jap Edi Rama dorëheqjen!

    08.06.2026

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.