Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    I trajnuar nga FBI dhe drejtues në 5 qarqe! Ja CV e plotë e Skënder Hitës

    30.03.2026

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Trifon Murataj i BanaKing “i paprekshmi” i kokainës? A po e mbron pushteti…

    Nga InfoNews03.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prej vitesh, në çdo konferencë për shtyp apo takim institucional për luftën kundër krimit të organizuar, drejtuesit më të lartë të drejtësisë shqiptare përsërisin klishe për “paprekshmëri zero”. Por në realitet, një ndër figurat që e rrëzon këtë propagandë është Trifon Murataj, trafikanti famëkeq i maskuar si biznesmen, i cili vijon të qarkullojë i lirë mes luksit dhe kontenierëve me kokainë, pavarësisht se është kapur disa herë me tonelata drogë dhe është shpallur pesë herë në kërkim.

    Nën maskën e firmës “Bana King”, Murataj ka ngritur dhe drejton një rrjet të sofistikuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke e përdorur portin e Durrësit si derën hyrëse të karteleve të Amerikës Latine drejt Shqipërisë dhe Europës. Referuar të dhënave të siguruara nga “Pamfleti”, si dhe burimeve nga brenda sistemit të drejtësisë, dalin në dritë fakte të rënda që konfirmojnë mbrojtjen institucionale që i është garantuar këtij trafikanti “VIP”.

    Deklarimet e trafikantëve dhe raportet sekrete

    Nga janari 2022 deri në 2025, në 45 raste të ndryshme, persona të arrestuar për trafik dhe shpërndarje kokaine në qytete si Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Lushnja dhe Elbasani, kanë deklaruar para hetuesve se lënda narkotike vinte nga rrjeti i Trifon Muratajt. Këto dëshmi janë bërë si në polici, në SPAK, ashtu edhe në prokuroritë e rretheve. Por asnjë prej këtyre deklaratave nuk ka çuar në arrestimin e tij.

    Më tej, raportet e SHISH, Drejtorisë së Anti-Trafikut, si dhe agjencive ndërkombëtare si DEA dhe Europol, kanë identifikuar kompaninë “ZICO”, e lidhur ngushtë me “Bana King” si mbulesën logjistike të rrjetit të Muratajt. Në katër raste të veçanta janë kapur mbi 2 ton kokainë në kontenierët e importuar prej tij, por Murataj nuk është prekur asnjëherë.

    Pesë shpallje në kërkim, asnjëherë në pranga

    31 dhjetor 2021 – Në kontenierët e “Bana King” kapen 119 kg kokainë. Murataj shpallet në kërkim, por lëviz i lirë, i shoqëruar nga shefa policie e prokurorë në restorante luksoze në Tiranë.

    17 korrik 2022 – Zhduken 50 arka me rreth 1.5 ton kokainë nga kontenieri i “Bana King”. Sërish shpallet në kërkim, sërish nuk preket.

    4 nëntor 2022 – Kapen 35.5 kg kokainë në portin e Durrësit, në një tjetër kontenier të kompanisë së tij. Dosja mbyllet.

    8 dhjetor 2023 – Një kontenier me 1 ton kokainë kalon pa kontroll nga Porti i Durrësit dhe zhduket në Shkozet. Sërish nuk ndalohet.

    24 shkurt 2025 – Shpallet në kërkim për shkelje të rënda të sigurisë në punë, pasi një punëtor i kompanisë humbi shikimin. Policia e mbajti të fshehtë ngjarjen dhe vetëm pas denoncimeve mediatike shpalli procedim penal.

    Për secilin prej këtyre rasteve, reagimi i sistemit të drejtësisë ka qenë minimal, ndërkohë që burime nga brenda institucioneve konfirmojnë se Murataj ka mbështetje të fortë politike, është donator i Partisë Socialiste dhe ka krijuar një rrjet besnikësh në polici, prokurori dhe struktura të tjera të shtetit.

    Trifon Murataj, “i paprekshmi” i kokainës: Si e mbron pushteti

    Mburoja politike dhe korrupsioni në sistem

    Murataj ka arritur të korruptojë çdo hallkë të zinxhirit institucional. Prej vitesh ai është trajtuar nga sistemi si “bos me imunitet”. Jo vetëm që nuk preket, por edhe kur shpallet në kërkim, ndodhet në krah të zyrtarëve të lartë të policisë, në ambiente publike. Madje, ai ka marrë pjesë edhe në evente të Partisë Socialiste dhe është parë si sponsor i saj në zona të ndryshme.

    Madje, organizata ndërkombëtare C4ADS, e specializuar në ndjekjen e rrjeteve kriminale globale, e ka përmendur Trifon Muratajn si një nga eksponentët më të rrezikshëm të trafikut të kokainës në Ballkanin Perëndimor, me degëzime të fuqishme në Amerikën Latine dhe vendet e BE-së.

    Pse nuk ndalohet Trifon Murataj?

    Sepse është bërë rregull i pashkruar që arrestohen thjesht shpërndarësit dhe “çunat e rrugës”, ndërsa kokat reale të trafikut jo vetëm nuk preken, por mbrohen e fuqizohen më tej. Trifon Murataj është sot simboli i paprekshmërisë në shtetin e ndërtuar mbi pazaret e drogës, ku krimi jo vetëm që nuk luftohet, por menaxhohet nga lart. Dhe këtë e dëshmon fakti më brutal: ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, ndonëse është kapur me tonelata kokainë.

    Në çdo shtet normal, Murataj do ishte prej kohësh pas hekurave. Në Shqipëri, është një nga biznesmenët “VIP” të trafikut, i respektuar nga ata që duhet ta kishin futur në burg.

    /Pamfleti/

    BanaKing Trifon Murataj Trifon Murataj i BanaKing
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    I trajnuar nga FBI dhe drejtues në 5 qarqe! Ja CV e plotë e Skënder Hitës

    30.03.2026
    Aktualitet

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026
    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Jet Bank Fails at Launch as Website Goes Down

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    I trajnuar nga FBI dhe drejtues në 5 qarqe! Ja CV e plotë e Skënder Hitës

    30.03.2026

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026

    Vettingu në polici me hapat e breshkës! Në sitë edhe specialistë

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.