Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»SKANDALI Raiffeisen Bank/ Burimi i brendshëm: Paratë u zëvendësuan, dyshohet për vjedhje masive! Banka: Ishte thjeshtë gabim

    SKANDALI Raiffeisen Bank/ Burimi i brendshëm: Paratë u zëvendësuan, dyshohet për vjedhje masive! Banka: Ishte thjeshtë gabim

    Aktualitet Nga InfoNews04.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    SKANDALI Raiffeisen Bank/ Burimi i brendshëm: Paratë u zëvendësuan, dyshohet për vjedhej masive! Banka: Ishte thjeshtë gabim
    SKANDALI Raiffeisen Bank/ Burimi i brendshëm: Paratë u zëvendësuan, dyshohet për vjedhej masive! Banka: Ishte thjeshtë gabim
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Raiffeisen Bank ka reaguar pas ankesave të disa klientëve, të cilët gjatë ditës së sotme kanë raportuar në media dhe në rrjetet sociale ndryshime të papritura në balancat e llogarive të tyre.

    Klientët kanë pretenduar se kanë konstatuar lëvizje në llogaritë bankare, edhe pse, sipas tyre, nuk kanë kryer transaksione me kartë që do t’i justifikonin këto ndryshime, shkruan infonews.al.

    Reklamë

    SKANDAL te Raiffeisen Bank! Klientëve u zhduken paratë, banka nuk përgjigjet…

    Në një reagim zyrtar, banka ka pranuar se disa klientë janë përballur përkohësisht me ndryshime në balancat e llogarive, duke i lidhur ato me disa transaksione me kartë.

    SKANDALI Raiffeisen Bank

    “Gjatë ditës së sotme, disa nga klientët tanë kanë hasur përkohësisht ndryshime në balancat e llogarive të tyre, të lidhura me disa transaksione me kartë. Situata është adresuar plotësisht dhe balancat e llogarive pasqyrojnë gjendjen e saktë”, thuhet në njoftimin e bankës.

    Burimi i brendshëm: “Janë gjetur llogaritë e prekura dhe paratë janë rikthyer pra zëvendësuar për të shmangur skandalin. Dyshohet për vjedhje masive”

    Ndërkohë, InfoNews ka mësuar detaje të tjera nga një burim brenda Raiffeisen Bank, i cili ka folur në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së informacionit.

    Sipas burimit, pas evidentimit të problematikës, banka ka kryer verifikimet e brendshme dhe ka identifikuar llogaritë e klientëve që dyshohet se janë prekur nga lëvizjet e pazakonta.

    Burimi pretendon se janë evidentuar llogaritë e prekura dhe shumat e munguara janë rikthyer në llogaritë e klientëve, me qëllim korrigjimin e situatës dhe rikthimin e balancave në gjendjen reale.

    Sipas të njëjtit burim, ndërhyrja është kryer pasi banka ka konstatuar problematikën dhe ka ndërmarrë veprime për të rikthyer shumat përkatëse te klientët.

    Ky informacion ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si janë krijuar lëvizjet në llogaritë bankare dhe mbi numrin e klientëve të prekur. Nëse bëhet fjalë për transaksione të regjistruara gabimisht, një problem teknik apo një tjetër mekanizëm, kjo mbetet për t’u sqaruar zyrtarisht nga banka.

    Deri më tani, Raiffeisen Bank nuk ka bërë publike numrin e klientëve të prekur, shumën totale të transaksioneve apo mekanizmin konkret që shkaktoi ndryshimet në balanca.

    Banka ka deklaruar vetëm se situata është adresuar plotësisht dhe se balancat e llogarive tashmë pasqyrojnë gjendjen e saktë.

    InfoNews vijon verifikimet lidhur me rastin.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Aktualitet

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Aktualitet

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026
    Aktualitet

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Aktualitet

    Gjumi: Pse disa njerëz mund të mbijetojnë me më pak se 5 orë gjumë

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.