Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Arben Muçobega privatizon Llamanin

    Arben Muçobega privatizon Llamanin
    Nga InfoNews09.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Arben Muçobega privatizon Llamanin
    Arben Muçobega privatizon Llamanin
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arben Muçobega privatizon Llamanin

    Biznesmenët e fuqishëm, ata me lidhje në politikë por edhe me eksponentë të tjerë, disa prej të cilëve edhe kriminalë, i janë qepur zonave bregdetare, duke filluar nga Palasa e deri në Ksamil. Konflikti i disa ditëve më parë mes dy biznesmenëve për një pronë të majme në Palasë është vetëm maja e ajsbergut, pasi me vendime tepër të dyshimta të institucioneve shtetërore, duke përfshirë pushtetin lokal, Kadastrën apo Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, po tjetërsohen zonat më të bukura të Shqipërisë.

    Gjirit i Llamanit, një zonë deri pak vite më parë e mbrojtur, por e lënë jashtë në mënyrë tepër të dyshimtë nga ish-ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ku vetëm pas këtij vendimi janë miratuar me shpejtësi disa projekte madhore. Në krye të të gjithë skemës qëndron pikërisht biznesmeni Arben Muçobega, i cili duket se ka privatizuar të gjithë zonën, jo vetëm Gjirin e Llamanit.

    Reklamë

    Megjithëse ai mori një leje të majme për 101.200 m2 në kodrën ngjitur me Gjirin e Llamanit, sërish nuk u “ngop” dhe kërkoi me ngulm edhe projektin e radhës, të quajtur “Concave”. Qeveria ka zbardhur lejen e ndërtimit, ndërkohë që i ka vënë disa kushte për pronën. Por, duke parë konfliktin në Palasë, si e mori certifikatën e pronësisë së tokës Arben Muçobega? Si i doli pronari shkëmbit buzë detit?

    Sipas dokumenteve, disa javë më parë qeveria ka firmosur miratimin e lejes së ndërtimit për objektin “The Concave”, objekt hoteleri 3 dhe 4 kat dhe me 2-5 kate nëntokë dhe pishina”, me vendndodhje në Llaman, Bashkia Himarë. “Dokumenti i lejes së ndërtimit i jepet kërkuesit vetëm pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Himarë” thuhet në dokumente.Por, si e ‘privatizoi të gjithë Gjirin e Llamanit Arben Muçobega?!

    Sipas dokumenteve që ndodhen në miratimin e lejes së ndërtimit, mësohet se ndërtues është shoqëria zhvilluese “Bega-07”. “Projekti ndodhet në Llaman dhe është i përbërë nga 2 pasuri të ndodhura në zonën kadastrale 1952. Parcela prej 800 m² është në pronësi të Arben Mucobega, me Nr. Pas. 385/4. Dhe parcela prej 2853 m² është në pronësi po të Arben Mucobegës, me Nr. Pas. 385/7/2”, thuhet në dokumente.

    Sipas saj, për nga vetë afërsia me qendrën, karakterin shumëvjeçar të zonës, si zonë banimi dhe turizmi, kjo zonë mbetet si një nga zonat më të kërkuara në Himarë. “Sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe prej rreth 3653 m² dhe është i orientuar Veri-Jug me një disnivel prej rreth 16 m dhe nga perëndimi në lindje me një disnivel 5 m. Objektet përreth janë kryesisht të ulëta deri në 1 kat me funksion shërbimi” thuhet në dokumente.

    AZHT shkruan në dokumente se plazhi i Llamanit është i vendosur midis kodrave të pjerrëta të pyllëzuara dhe shkëmbinjve shkëmborë.

    “Plazhi në vetvete është relativisht i vogël dhe i ngushtë, me guralecë dhe zhavorr, por terreni përreth është mjaft i larmishëm. Terreni ngrihet ndjeshëm pas plazhit, duke krijuar një amfiteatër natyror kodrash që mbrojnë zonën nga erërat e forta” thuhet në dokumente.

    Më tej saktësohet se plazhi mund të arrihet nëpërmjet një rruge të ngushtë që zbret nga rruga kryesore bregdetare që lidh Himarën me pjesën jugore të Shqipërisë.

    “Kjo rrugë është disi e thyer dhe mund të jetë sfiduese, veçanërisht gjatë motit të keq, por është e kalueshme për automjetet” thuhet në këtë leje.

    Në leje saktësohet se sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura (kati përdhe) është 1509 m², për total ndërtim mbi tokë 4587.7 m² që përkon me një koefiçient shfrytëzimi prej 41.3%. “Në këtë shesh është menduar që të krijohet 1 objekt me funksion akomodimi, hotel dhe pishinë për personat e akomoduar. Objekti me funksion hoteleri dhe shërbime do të këtë një formë konkave sipas terrenit në lartësi 3 dhe 4 kate. Objekti do të ketë karakterin e tij dallues dhe vendndodhjen kryesore, duke u përzier pa probleme me mjedisin rrethues nëpërmjet një dizajni autentik. Do të ofroje një përvojë gjithëpërfshirëse që nxjerr në pah bukurinë dhe kulturën e zonës” vijon dokumenti.

    Më tej shkruhet se projekti shtrihet në 6 nivele, ku nivelet -2 dhe -1 do jenë tërësisht nëntokë me funksion parkim (total 101 poste parkimi) dhe ambiente ndihmëse për hotelin. “Niveli 0, është një nivel i larmishëm përsa i përket funksioneve. Në të ndodhen restorant, bar, kuzhina përkatëse e restorantit, ambiente për stafin dhe 12 dhoma të hotelit. Ky kat ka hapësira të bollshme verandash, sipërfaqe të gjelbëruar, sheshpushime etj”, thotë firma ndërtuese. Mësohet se hyrja për në hotel ndodhet një nivel mbi katin përdhe për shkak të disnivelit të terrenit.

    “Për të imituar natyrën e qetë dhe private të zonës, objekti do të trajtohet në dy godina me formë harkore të cilat përqafojnë gjirin dhe në një kohë shkrihen me natyrën përreth. Fasada kryesore orientohet nga deti dhe do të ketë një ritem të rregullt të vendosjes së llozhave”, vijon dokumenti. Më tej shtohet se veshja e fasadës është menduar veshje me pllaka guri duke e bërë kështu një ndërtim kontemporan karakteristik mesdhetar.

    Disa muaj më parë, Vox News publikoi dokumentet e një leje tepër të dyshimtë të dhënë nga qeveria për betonimin e Gjirit të Llamanit në Himarë, ku ndërtuese ishte firma Bega 07, me pronar Arben Muçobegën.

    “Me veprime dhe dokumente tepër të dyshimta, duke qenë se zona është tërësisht shkëmbore, ata kanë arritur që të bindin qeverinë dhe veçanërisht ish-ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur edhe lejen e zhvillimit”, do të denonconte redaksia jonë.

    Mësohet se prej shumë vitesh, biznesmeni Arben Muçobega vijon që të shfrytëzojë të gjithë Gjirin e Llamanit, duke ngritur lokale dhe restorante luksoze, në një nga gjiret më të bukura të detit Jon, midis Himarës dhe Porto Palermos. Muçobega ka marrë vazhdimisht leje për shfrytëzimin e plazhit, ndërkohë që ka publikuar edhe projekte që e shndërrojnë të gjithë zonën e Llamanit në një resort personal, pa asnjë dalje në det për qytetarët e thjeshtë.

    Ndërkohë, krahas këtij projekti, Muçobega ia vuri syrin edhe kodrës ngjitur me Gjirin e Llamanit. Është një kodër shkëmbore, normalisht që s’duhet të kishte pronar pasi është e pashfrytëzueshme dhe tërësisht në afërsi dhe pjerrësi të madhe drejt detit Jon. Por, si në çdo vend të bukur, ndoshta edhe asaj zone shkëmbore i ka dalë pronari si “tokë buke e gjyshit”. E gjithë ajo pikë ka një sipërfaqe plot 101.200 metra katrorë./ VoxNews

    Reklamë
    Arben Muçobega privatizon Llamanin
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Aktualitet

    Do mbyll shteti gojën apo do mbyllet karburant EIDA i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.