Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Xhelto nga Kanadaja! Kape 1.2 milion euro drogë në portin e Durrësit

    Xhelto nga Kanadaja! Kape 1.2 milion euro drogë në portin e Durrësit
    Nga InfoNews09.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Xhelto nga Kanadaja! Kape 1.2 milion euro drogë në portin e Durrësit
    Xhelto nga Kanadaja! Kape 1.2 milion euro drogë në portin e Durrësit
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Xhelto nga Kanadaja! Kape 1.2 milion euro drogë në portin e Durrësit

    107.7 kg kanabis të llojit “Gelato” me vlerë rreth 1.2 milionë euro janë sekuestruar në portin e Durrësit. Kanabisi i ardhur nga Kanadaja është kapur në një kontejner ku ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper.

    Reklamë

    Kanabisi ishte i ndarë në 190 pako të fshehura brenda disa hapësirave të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri të kamperit. Veç tyre, u gjetën edhe 43 cigare elektronike, disa prej tyre me përmbajtje të lartë THC (substanca aktive që shkakton varësinë nga kanabisi).

    Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut të drogës.Njoftimi i plotë

    Port Durrës – Goditet një tjetër rast i trafikimit të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 2”, sekuestrohen 107.7 kg kanabis të llojit “Gelato”, me vlerë tregu rreth 1.2 milionë euro.

    Shpallen në kërkim 2 shtetas

    Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.

    Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper, u ushtrua kontroll i imtësishëm.

    Gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri, u gjetën të fshehura 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa “Gelato”, me peshë totale 107.7 kg.

    Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1.2 milionë euro.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave me mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.

    Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Kanada dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme, të modifikuara në mjetet e porositura për blerje.

    Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim, si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, dy shtetas, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitetet.

    Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Reklamë
    Xhelto nga Kanadaja! Kape 1.2 milion euro drogë në portin e Durrësit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Aktualitet

    Arben Muçobega privatizon Llamanin

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.