Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    EMRI/ Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë, kush është autori

    Nga InfoNews09.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    EMRI/ Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë, kush është autori

    Arbër Krashi është personi i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Laprakës, ku mbetën të plagosur dy persona. Krashi dyshohet se është përfshirë në konfliktin që mbrëmjen e djeshme përfundoi me përdorimin e një pistolete në fushën e sportit.

    Sipas të dhënave paraprake të hetimit, Krashi kishte njohje me dy të plagosurit, Bledar Dautin, 39 vjeç, dhe Dashamir Tahirin, 35 vjeç. Të tre dyshohet se kishin pasur një konflikt të mëparshëm, i cili kishte nisur rreth dy vite më parë dhe që mbrëmjen e djeshme është riaktivizuar.

    Reklamë

    Debati mes palëve ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, Dauti dhe Tahiri kanë marrë plagë në këmbë, bark dhe në zonën e legenit.

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrolleve në terren, efektivët e Policisë kanë gjetur të braktisur, vetëm pak metra larg fushës së sportit, mjetin që dyshohet se është përdorur nga Krashi.

    Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata pritet të merren në pyetje nga grupi hetimor sapo gjendja e tyre shëndetësore ta lejojë, për të hedhur më shumë dritë mbi mënyrën se si nisi dhe përshkallëzoi konflikti.

    Policia vijon kërkimet për kapjen e Arbër Krashit, ndërsa hetuesit po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motivit të saktë që çoi në përdorimin e armës.

    Reklamë
    Arber Krashi EMRI/ Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë kush është autori
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Aktualitet

    Arben Muçobega privatizon Llamanin

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.