Kërcënohet Vasil Bedinaj i Hotel Regina! I shkojnë 10 persona të armatosur
VLORË-Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Radhimë, ku persona të armatosur kanë kërcënuar pronarin e Hotel Regina, Vasil Bedinaj. Burime për ZËRI bëjnë me dije se 10 persona me mjete të ndryshme të pajisur me armë zjarri i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, apo detaje konkrete se çfarë ndodhi saktësisht në hotel Regina, i cili ‘u rrethua’ nga personat e armatosur.
Vasil Bedinaj gënjeu? Reagon Luan Muça: Ja si është e vërteta…
Pika kontrolli janë ngritur në hyrje-dalje të qytetit bregdetar për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë, ndërsa një reagim zyrtar pritet nga autoritetet.
Përplasje titanësh në Orikum! Vasil Bedinaj vs Luan Muça: Resorti në Palasë dhe takimi i armatosur
Biznesmeni Vasil Bedinaj nuk është hera e parë që përfshihet në incidente apo ngjarje të rënda. Në korrik të 2025 u përfshi në dhunën ndaj kamarierit 18-vjeçar, Ron Balaj. Ky i fundit u dhunua nga ish-oficeri i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi së bashku me Leart Bimon. Rasti asokoho tronditi opinionin publik, ku një reagim pati edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

