Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Dosja e tenderave abuziv, Alban Eftimi i Atelier 4 dëshmon në SPAK

    Alban Eftimi i "Atelier 4" dëshmon në SPAK për dosjen e Belinda Ballukut
    Nga InfoNews03.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Dosja e tenderave abuziv, Alban Eftimi i Atelier 4 dëshmon në SPAK
    Dosja e tenderave abuziv, Alban Eftimi i Atelier 4 dëshmon në SPAK
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dosja e tenderave abuziv, Alban Eftimi i Atelier 4 dëshmon në SPAK

    Alban Eftimi, përfaqësues i kompanisë “Atelier 4”, ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas përfundimit të deklarimeve, Eftimi ka lënë ambientet e SPAK.

    Dëshmia e tij lidhet me dosjen hetimore ndaj Ballukut, e cila po hetohet për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.Balluku është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, lidhur me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum-Himarë.

    Reklamë

    Paralelisht, hetimet ndaj saj janë shtrirë edhe në disa procedura të tjera prokurimi, përfshirë shtatë tendera që lidhen me ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës.

    Bëhet fjalë për procedurat për “Plotësimin, rakordimin dhe vazhdimin e punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”; “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”; “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri-Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”; si dhe lotet 4, 5, 6 dhe 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës.

    Një tjetër linjë hetimi lidhet me një vilë në Dhërmi, me vlerë rreth 145 mijë euro. Më 4 qershor, SPAK njoftoi se Balluku ishte marrë nën hetim për dyshimet se pasuria ishte përfituar nga shoqëria “Eurocol” në këmbim të favorizimit të kompanisë në një procedurë tenderimi.

    Sipas hetimit, pasuria dyshohet se është fshehur përmes një skeme të mundshme pastrimi parash, ku është përfshirë edhe ish-futbollisti Igli Tare.

    Dalja e Alban Eftimit nga SPAK vjen në një moment kur hetimet për procedurat e prokurimit dhe pasuritë e lidhura me Ballukun vijojnë të jenë në fokus të Prokurorisë së Posaçme.

    Reklamë
    Atelier 4 Belinda Balluku Eurocol hetim Igli Tare korrupsion Pastrim parash Prokuroria e Posaçme SPAK Tag: Alban Eftimi tendera tenderi i Llogarasë tuneli i Llogarasë Unaza e Jashtme e Tiranës Unaza e Madhe e Tiranës
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Aktualitet

    Arben Muçobega privatizon Llamanin

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.