Tiranë/ Panik pranë Pazarit të Ri, shtetasi i huaj terrorizon banorët: “Do më vrasë Mosadi!”
TIRANË – Mbrëmjen e kaluar, banorët në afërsi të Pazarit të Ri në Tiranë kanë përjetuar momente paniku, pasi një shtetas i huaj dyshohet se ka goditur në dyert e banesave dhe ka bërtitur me të madhe.
Sipas dëshmive të banorëve, personi pretendonte se “do ta vriste Mosadi”, ndërsa në duar mbante një thikë, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim në zonë.
Ngjarja ka alarmuar banorët, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të incidentit, identitetin e personit dhe motivet e veprimeve të tij.
Banorët shprehen të shqetësuar për sigurinë në zonë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

