Sherri në Golem! Kamarieri goditi i pari me gotë qelqi pronarin, më pas doli në oborr
Sipas të dhënave të reja, konflikti në hotelin në Malin e Robit dyshohet se ka nisur pas një debati mes kamarierit 18-vjeçar Genti Nela dhe personave të familjes Habilaj, lidhur me largimin nga puna dhe pagesën.
Gota kokës në korridor, grushta e shqelma në oborr! Si nisi sherri në Flar Boutique Hotel
Sipas versionit të personave të përfshirë, pas debatit, Genti Nela ka goditur me një gotë qelqi në kokë Florian Habilajn, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme dhe të çara në fytyrë. Më pas, situata ka përshkallëzuar në përleshje fizike.
Një video e siguruar nga infonews tregon momentet e para të konfliktit. Në pamje, Genti Nela shihet duke goditur me grusht Arbër Habilajn, i cili rrëzohet në tokë. Më pas, Florian Habilaj dhe Enold Dragoti afrohen dhe e godasin 18-vjeçarin, derisa ndërhyjnë persona të tjerë për t’i ndarë.
Nga ana tjetër, Arbër Habilaj pretendon se konflikti nuk ka nisur për shkak të një page të papaguar, por pas vendimit për largimin e Nelës nga puna. Ai thotë se 18-vjeçari ishte njoftuar se duhej të largohej dhe të merrte pagesën për ditët e punuara.
Ndërkohë, xhaxhai i Gentit, Melison Nela, është arrestuar pasi u kap i armatosur duke shkuar drejt hotelit. Sipas Policisë, ai dyshohet se po shkonte për hakmarrje ndaj personave që kishin dhunuar nipin e tij.
Për konfliktin, Florian Habilaj dhe Enold Dragoti janë lënë në arrest në burg për 45 ditë, ndërsa Arbër Habilaj është shpallur në kërkim.





