EKSKLUZIVE/ Gjovalin Loka emërohet drejtor në Berat, por refuzon urdhrin: Nuk shkoj…!
Një zhvillim i papritur është regjistruar në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Burime ekskluzive për InfoNews bëjnë me dije se drejtuesi i lartë i Policisë, Gjovalin Loka, është emëruar për të marrë drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Megjithatë, sipas informacioneve të siguruara nga InfoNews, Loka ka refuzuar urdhrin për marrjen e detyrës së re, duke i thënë “JO” transferimit dhe postit të drejtorit të Policisë në Berat.
Refuzimi i një drejtuesi të lartë për të marrë një detyrë të re pritet të ngrejë pikëpyetje mbi reagimin e tij pa një arsye që ka çuar në këtë vendim.
Më herët, Drejtoria Vendore e Policisë Berat është drejtuar nga Luigj Vathi, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë emri që do të marrë drejtimin e kësaj drejtorie pas refuzimit të Gjovalin Lokës.
InfoNews do të vijojë të sjellë detaje të reja lidhur me këtë zhvillim dhe lëvizjet që pritet të pasojnë në drejtimin e Policisë së Shtetit.

