Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura

    30.08.2026

    Rama shkel Besën! Plazhi publik nuk është më falas: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

    30.08.2026

    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama çon me urgjencë ligjin në Kuvend

    30.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama çon me urgjencë ligjin në Kuvend

    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama sjell me urgjencë ligjin në Kuvend
    Nga InfoNews30.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama sjell me urgjencë ligjin në Kuvend
    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama sjell me urgjencë ligjin në Kuvend
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama çon me urgjencë ligjin në Kuvend

    Këshilli i Ministrave ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për dërgimin e trupave ushtarake shqiptare në misionin paqeruajtës ndërkombëtar në Rripin e Gazës dhe në Izrael. Sipas dokumentit të siguruar nga VNA, Për shkak të shkallës së lartë të rrezikshmërisë dhe situatës kritike në terren, qeveria i ka kërkuar Parlamentit që projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza” të shqyrtohet dhe të miratohet me procedurë të përshpejtuar.

    Kapaciteti: Sa ushtarakë do të dërgohen dhe ku?
    Sipas relacionit zyrtar që shoqëron projektligjin, prania ushtarake shqiptare do të jetë e kufizuar me një tavan të qartë pjesëmarrësish.

    “Neni 2 përcakton numrin maksimal të personelit, që do të marrë pjesë në këtë operacion, i cili do të jetë 40 (dyzet) vetë.”

    Dislokimi i efektivëve shqiptarë nuk do të jetë i kufizuar vetëm brenda Rripit të Gazës, por edhe në pikat kyçe të sigurisë rajonale:

    “Në bazë të angazhimeve të Forcave të Armatosura në kuadër të Bordit të Paqes, vendi ynë parashikon të dërgojë personel të Forcave të Armatosura në mision në Gaza dhe në Karem Shalom, Izrael, brenda një afati sa më të shkurtër.”

    Detyrat operative: Çfarë do të bëjnë 40 ushtarakët shqiptarë?
    Relacioni sqaron se misioni i kontingjentit shqiptar ndërlidhet drejtpërdrejt me mbajtjen e sigurisë, lehtësimin e ndihmave humanitare dhe monitorimin e terrenit në kuadër të mandatit të Bordit të Paqes (BoP) dhe Forcës Përkohshme Ndërkombëtare të Stabilitetit (ISF).

    “Neni 3 parashikon misionin e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza, i cili do të jetë mbështetja e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtja e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetja e operacioneve humanitare, monitorimi dhe raportimi i situatës së sigurisë si dhe detyra të tjera në përputhje me mandatin e misionit, në kuadër të Bordit të Paqes.”

    Pse po kërkohet procedurë e përshpejtuar nga Kuvendi?
    Qeveria argumenton se ritmi i përshpejtuar i miratimit lidhet me përshkallëzimin e luftimeve dhe me vlerësimin operacional të kryer nga inteligjenca ushtarake shqiptare.

    “Marrë shkas nga vlerësimi në nivel të lartë rrezikshmërie, nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe nga situata e rënduar aktuale në Gaza, ku konflikti i armatosur është intensifikuar, vlerësohet e nevojshme që projektligji të shqyrtohet dhe të miratohet me procedurë të përshpejtuar, me qëllim përmbushjen në kohë të angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.”

    Dokumenti gjithashtu zbulon se vendimi merret në kushtet kur procedurat e OKB-së nuk lejojnë informim paraprak për vendin ose kohën e dislokimit:

    “Në lidhje me procesin e deklarimit të angazhimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misione të OKB-së, kur vendi ynë bën zotimin për gatishmëri në të tilla pozicione, trupat vihen paraprakisht në dispozicion, pa pasur informacion paraprak as mbi vendin e dislokimit dhe as mbi afatin kur do të dislokohen trupat.”

    Kostot dhe trajtimi financiar i ushtarakëve
    Përveç pagës bazë mujore që marrin në Shqipëri, ushtarakët e dislokuar në Gaza do të përfitojnë një paketë të posaçme financiare dhe mbrojtje sociale.

    “Neni 4 parashikon që ushtarakët pjesëmarrës në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza, përveç pagës mujore, përfitojnë dieta për ditët e qëndrimit në operacion, në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”

    Sa u përket shpenzimeve të plota operative, ushqimit, mbulimit shëndetësor dhe sigurimit të jetës, relacioni sqaron se ato do të detajohen me VKM të veçantë:

    “Këshilli i Ministrave do të përcaktojë me vendim, rast pas rasti, numrin e pjesëmarrjes, komandimin operacional, kohëzgjatjen e misionit, shpenzimet për personelin pjesëmarrës në këtë operacion, siç janë, masa e trajtimit me dietë për ditët e qëndrimit, përveç pagës mujore; sigurim jete; ushqim; siguracion shëndetësor për ditët e udhëtimit dhe jashtë zonës së operacionit; mbështetje shëndetësore; shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare; çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.”

    Akti mbështetet në Rezolutën 2803 (2025) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (që ka autorizuar mandatin e ISF-së deri më 31 dhjetor 2027) dhe në Ligjin nr. 1/2026 për pranimin e Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes. Në rrafshin e brendshëm, dërgimi bëhet në zbatim të nenit 12, pika 3 të Kushtetutës, që përcakton se asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë vendit pa një ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit (të paktën 71 vota pro).

    Reklamë
    Edi Rama Gaza Rama sjell me urgjencë ligjin në Kuvend Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura

    30.08.2026
    Aktualitet

    Rama shkel Besën! Plazhi publik nuk është më falas: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

    30.08.2026
    Aktualitet

    Si i shpërndau Vangjel Tavo 130 mln euro tendera

    30.08.2026
    Kryesore

    Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

    30.08.2026
    Aktualitet

    “Dua lekët e mija…”/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë…

    29.08.2026
    Aktualitet

    Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën

    29.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura

    30.08.2026

    Rama shkel Besën! Plazhi publik nuk është më falas: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

    30.08.2026

    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama çon me urgjencë ligjin në Kuvend

    30.08.2026

    Si i shpërndau Vangjel Tavo 130 mln euro tendera

    30.08.2026

    Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

    30.08.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone “njeh” Borshin si Greqi, skandali me valët, qytetarët: Gjithë ditën pa askes…

    Nga InfoNews24.08.20260

    Vodafone njeh Borshin si Greqi, skandali me valët, qytetarët: Gjithë ditën pa askes… TIRANË –…

    I vihen prangat në Durrës Ergys Agasit

    26.08.2026

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

    24.08.2026

    EKSKLUZIVE/ 2 orë ndjekje nga Elbasani në Durrës! Jo vetëm Agasin, policia gati arrestimin e një tjetër të forti, por nuk u shfaq

    26.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.