Fitch nuk ndryshon vlerësimin! Iute Group huamarrës me risk të lartë
Iute Group vijon të mbajë një profil financiar spekulativ, ndërsa aktiviteti i kompanisë mbetet i ekspozuar ndaj tregjeve me risk më të lartë në Europën Juglindore.
Një element që ngre pikëpyetje mbi profilin financiar të Iute Group është vlerësimi i saj kreditor nga Fitch Ratings. Agjencia e klasifikon kompaninë me Long-Term Issuer Default Rating B-, me perspektivë Stable, ndërsa edhe borxhi senior i siguruar është vlerësuar në nivelin B-.
IuteCredit rrit borxhin në tregjet europiane: 140 milionë euro të reja me interes
Ky vlerësim e vendos Iute Group në kategorinë spekulative të tregut të borxhit, larg niveleve të konsideruara “investment grade”. Në praktikë, një rating i tillë nënkupton se huamarrësi përballet me një nivel të konsiderueshëm risku kreditor dhe se aftësia e tij për të përballuar detyrimet financiare mbetet më e ndjeshme ndaj ndryshimeve në kushtet ekonomike dhe financiare.
Një tjetër faktor që tërheq vëmendjen është struktura gjeografike e aktivitetit. Edhe pse grupi ka selinë në Estoni, një pjesë e rëndësishme e operacioneve të tij është e përqendruar në tregje të Europës Juglindore, përfshirë Moldavinë dhe tregje të tjera me profil relativisht më të lartë risku.
I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione
Kjo ekspozim merr rëndësi të veçantë për një grup të fokusuar në kreditimin konsumatore. Përkeqësimi i kushteve ekonomike, rritja e papunësisë apo dobësimi i aftësisë paguese të konsumatorëve mund të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e portofolit të kredive dhe në rezultatet financiare të kompanisë.
Në të njëjtën kohë, Iute Group ka vijuar të mbështetet në tregun e obligacioneve për financimin e aktivitetit. Në vitin 2026, kompania ka zgjeruar financimin përmes emetimeve të obligacioneve, duke e çuar në 300 milionë euro shumën e obligacioneve 2025/2030 në qarkullim, me një normë interesi prej 12%.
Kostoja e lartë e financimit është një tjetër pikë që meriton vëmendje. Për një kompani me rating B-, sigurimi i kapitalit në tregje financiare mund të jetë më i kushtueshëm dhe më i varur nga perceptimi i investitorëve për riskun e kompanisë dhe tregjeve ku ajo operon.
Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton
Në këtë kuadër, kombinimi i disa faktorëve — rating spekulativ B-, ekspozimi ndaj tregjeve me risk më të lartë, aktiviteti në kreditimin konsumatore dhe kostoja e lartë e financimit — krijon një profil financiar që kërkon monitorim të kujdesshëm.
Kjo nuk do të thotë se Iute Group është në prag të falimentimit. Megjithatë, të dhënat tregojnë se kompania nuk operon në një profil të ulët risku dhe se financimi i rritjes së saj mbetet i kushtueshëm dhe i ndjeshëm ndaj kushteve të tregjeve financiare.
Iute Albania po “kreh” shqiptarët me interesa “peshkaqenësh”
Në një treg europian ku rregullatorët po tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj kreditimit konsumator, profili B- i Iute Group dhe ekspozimi i saj ndaj tregjeve të Europës Juglindore mbeten faktorë që investitorët dhe kreditorët duhet t’i marrin në konsideratë.
Iute Credit fitoi gati 20 mln euro të ardhura vetëm nga komisionet e larta ndaj qytetarëve
Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh
SKANDALI/ Iute Credit nën hetim! Si çifti mashtrues merrte para në emër të personave në nevojë

