Masakra e Dukagjinit/ Zbardhet dëshmia e të mbijetuarit: U shtriva…
Zbardhen detaje nga dëshmia e Lazër Bashit, të mbijetuarit të vetëm të masakrës së Dukagjinit, ku mbetën të vrarë babë e bir, Prelë dhe Lekë Gjoni. Teksa ndodhet në shtratin e Spitalit të Traumës, Bashi shpjegoi se ishte ulur në pjesën e pasme të makinës, që drejtohej nga Lekë Gjoni, kur ndaj automjetit u qëllua me breshëri armësh. “U shtriva për t’u shpëtuar plumbave. U plagosa në shpatull”, tha ai.
I mbijetuari tha se priti derisa autorët u larguan dhe më pas doli nga makina e, ndonëse ishte i plagosur në shpatull, eci për 40 minuta në këmbë derisa mbërriti në një lokal dhe lajmëroi policinë për ngjarjen e rëndë, pasi në zonën ku ndodhi ngjarja nuk kishte sinjal.
Prelë dhe Lekë Gjoni u qëlluan për vdekje me 60 plumba, ndërsa Bashi mbeti i plagosur. Policia po heton në disa pista, siç është divorci i Lekë Gjonit, si dhe dyshimet se mund të ishte përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike.

