Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit – Albchrome humbi 15 milionë euro

    15.08.2026

    Mand Dervishi i dorëzohet italianëve! Kishte 7 identitete por nuk shpëtoi dot

    15.08.2026

    Vrau Armand Beqirajn, lirohet para kohe Angjelin Sterkaj

    15.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit – Albchrome humbi 15 milionë euro

    Nga InfoNews15.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Skema e turqve për zhvatjen e kromit - Albchrome humbi 15 milionë euro
    Skema e turqve për zhvatjen e kromit - Albchrome humbi 15 milionë euro
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit – Albchrome humbi 15 milionë euro

    Turqit që menaxhojnë kromin në Shqipëri, veçanërisht me minierën në Bulqizë dhe fabrikat e pasurimit në Burrel e Elbasan me “Albchrome”, kanë gjetur një skemë perfekte për zhvatjen e pasurisë së shqiptarëve, me manovra të ngjashme me “Bankers”, duke i kanalizuar paratë në banka, sërish të lidhura me të njëjta grupe.

    Vox News ka denoncuar në vijimësi skandale të njëpasnjëshme që lidhen me menaxhimin e nëntokës, ku institucionet shtetërore duket se janë totalisht në “gjumë”, aq sa vetëm japin miratime të kota dhe bëjnë raporte fiktive për vijimësinë e punës, kur në fakt duhet të jenë më kontrolluese dhe referuese, pasi këtu kemi të bëjmë me një rrjet të mirë organizuar.

    Dokumentet që ka hulumtuar Vox News hedhin dritë mbi skandalet e radhës me koncesionet, duke qenë se kompania që ka marrë në menaxhim minierat dhe fabrikat bën bilance tepër të dyshimta, madje gjatë dy viteve të fundit që ka raportuar, ajo i ka nxjerrë me humbje, në shifra të mëdha. Nëse humbja në vitin 2024 ka qenë rreth 720 mijë euro, në vitin 2025, e njëjta kompani ka nxjerrë bilancin me humbje në një shifër tepër të lartë, plot 15 milionë euro.

    Dyshimet janë se paratë e kromit shqiptar kanë shkuar në disa banka, të cilat i kanë dhënë kredi firmës koncesionare dhe tashmë janë paguar sa “qimet e kokës”, ndoshta me skemën e famshme të katapultimit të këtyre parave në sistemin bankar, për t’u humbur gjurmët. Nëse këta shtetarët tanë bënë të paditurin me kompaninë që menaxhon fushën naftëmbajtëse Patos – Marinzë, a do të bëjnë të njëjtën gjë me minierat e kromit?!

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit - Albchrome humbi 15 milionë euro

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit - Albchrome humbi 15 milionë euro

    Faksimile: Raporti financiar i kompanisë Albchrome për vitin 2025, i publikuar në muajin gusht 2026 në Qendrën Kombëtare të Biznesit

    Sipas dokumenteve zyrtare, kompania “Albchrome”, e cila ka ndryshuar disa herë pronarë, operon me dy koncesione. I pari i datës 1 qershor 2000, me afat 30 vjeçar për një fabrikë ferrokromi në Elbasan dhe dy miniera kromi në Përrenjas dhe Pojskë. Në vitin 2016, afati u shty deri më 31 dhjetor 2040.

    Shoqëria ka marrë koncesionin tjetër më 22 qershor 2001, për një afat 30 vjeçar për një minierë kromi në Bulqizë, një fabrikë mineralesh në Bulqizë, një fabrikë për përzgjedhjen e mineraleve në Klos dhe një fabrikë Ferrokromi në Burrel. Në datën 25 korrik 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi shtyrjen e periudhës së koncesionit deri më 31 dhjetor 2040.

    E njëjta kompani ka publikuar ditët e fundit bilancin financiar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku shkruan se “të deklarojë rezultatin financiar të shoqërisë për vitin 2025 me humbje në vlerën 1.436.436.389 lekë. Kjo humbje do të mbulohet nga fitimet e akumuluara të shoqërisë”. Një shumë tepër të madhe, mbi 15 milionë euro!

    Në të njëjtin dokument shkruan se autorizon znj. Teuta Ustundag dhe znj. Zeynep Erbeyler, në cilësinë e administratorëve të shoqërisë, për të kryer veprimet e mëtejshme.

    “Performanca financiare. Viti 2025 ishte një vit me paqëndrueshmëri të tregut, pas një periudhe mjaft të destabilizuar të çmimeve të energjisë elektrike, si dhe nga kriza e luftës në Ukrainë që kaloi industria. Gjatë vitit 2025 nuk u operua me kapacitet prodhues të plotë, për shkak të vendimeve të bordit duke vlerësuar ndikimin e tregut të energjisë elektrike si dhe kërkesës e shitjeve të produktit final”, thuhet në dokumente.

    Por, pavarësisht se kompania del me një humbje tepër të madhe, mësohet se masivi i Bulqizës përmban rezervat më të mëdha të mineralit të kromit me cilësinë më të lartë në Shqipëri. “Ndërtimi i pusit të ri nr. 9 ka mundësuar thellimin e minierës nga niveli 17 për në nivelin 21, duke i dhënë akses në një pjesë të re të trupit dhe jeta e minierës është zgjatur me të paktën 15-17 vjet shtesë”, shkruan vetë kompania.

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit - Albchrome humbi 15 milionë euro

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit - Albchrome humbi 15 milionë euro

    Faksimile: Kompania koncesionare Albchrome shkruan se ka marrë kredi dhe e ka pasur të pamundur që ta likuidojë në vitin 2025

    Por ku shkuan paratë e kromit të Bulqizës?! Dokumentet e vetë kompanisë hedhin dritë mbi një skemë përvetësimi të nëntokës shqiptare, pasi një pjesë e mirë e parave që del nga prodhimi kanë shkuar pranë bankave të nivelit të dytë, të cilat i kanë dhënë kredi.

    “Gjatë vlerësimit të parimit të vijueshmërisë, drejtimi ka marrë gjithashtu në konsideratë respektimin e kushteve të marrëveshjeve ekzistuese të financimit, duke përfshirë konventat financiare të lidhura me huamarrjen”, thuhet në dokumente.

    Më tej, saktësohet se më 31 dhjetor 2025, shoqëria nuk ka përmbushur disa prej konventave financiare të përcaktuara në marrëveshjen e huasë dhe si rezultat pjesa e mbetur e huasë është klasifikuar si detyrim afatshkurtër në pasqyrën e pozicionit financiare.

    “Deri në datën e autorizimit të këtyre pasqyrave financiare, huadhënësi nuk ka kërkuar shlyerje të menjëhershme të huasë dhe shoqëria vazhdon komunikimet me institucionin financiar lidhur me menaxhimin e detyrimeve të financimit”, vijon dokumenti.

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit - Albchrome humbi 15 milionë euro

    Faksimile: Bilanci i kompanisë Albchrome për vitin 2024, me një humbje prej 720 mijë eurosh

    Shfrytëzimi i pasurive në nëntokë është një nga skandalet më të mëdha që i bëhet Shqipërisë, nga të gjitha qeveritë përgjatë 35 viteve të fundit. Duke filluar nga nafta, kromi, hekur nikeli apo edhe metale të tjera që gjenden në vendin tonë. Pushteti qendror ka shpërdoruar në mënyrën më të keqe këto pasuri, duke ua dhënë me koncesion disa firmave me të kaluar tepër të dyshimtë, të cilat pasi mbushin mirë e mirë xhepat, largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Megjithëse çështja “Bankers” u godit vetëm në sipërfaqe, duket se historia po përsëritet sërish me një nga pasuritë më të mëdha në nëntokën shqiptare, kromi në Bulqizë. Pronarët e koncesionit kanë ndryshuar disa duar, ndërkohë që aktualisht miniera e famshme po administrohet nga një firmë turke. Të dhënat që ka publikuar redaksia jonë flasin se drejtuesit e mëdhenj, por edhe administratorët e disa uzinave, kanë abuzuar rëndë me menaxhimin e kësaj pasurie, e cila ka si “pronar” vetë shqiptarët dhe jo ata që e menaxhojnë apo ata (qeveritarët qendrorë) që kanë dhënë leje.

    Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, në vitin 2024 firma koncesionare Albchrome ka regjistruar një humbje prej 720 mijë eurosh. Natyrshëm lindin disa pyetje; Ku shkojnë paratë e kromit në Shqipëri? A mos vallë bëhet një bilanc me humbje për të mos paguar detyrime? Sa janë fryrë kostot, duke paguar nënkontraktorë, me qëllim nxjerrjen e këtij bilanci? Çfarë pagash kanë administratorët, drejtorët, përgjegjësit e ata që menaxhojnë këtë pasuri të shqiptarëve?

    ©Copyright Vox News

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit - Albchrome humbi 15 milionë euro
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mand Dervishi i dorëzohet italianëve! Kishte 7 identitete por nuk shpëtoi dot

    15.08.2026
    Aktualitet

    Vrau Armand Beqirajn, lirohet para kohe Angjelin Sterkaj

    15.08.2026
    Aktualitet

    Ja kush është artisti i njohur shqiptar që u kap me 2 milion euro kokainë: E dua për vete

    15.08.2026
    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit – Albchrome humbi 15 milionë euro

    15.08.2026

    Mand Dervishi i dorëzohet italianëve! Kishte 7 identitete por nuk shpëtoi dot

    15.08.2026

    Vrau Armand Beqirajn, lirohet para kohe Angjelin Sterkaj

    15.08.2026

    Ja kush është artisti i njohur shqiptar që u kap me 2 milion euro kokainë: E dua për vete

    15.08.2026

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.