Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje
Siciljan Çakrri është arrestuar nga forcat operacionale në zonën e Astirit në Tiranë, në kuadër të një operacioni për drogë.
Ai është djali i Petrit Çakrrit, i cili ndodhet në burg dhe akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobres, bashkë me vëllezërit Bushgjoka.
Pas arrestimit, Siciljan Çakrri pritet të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Kujtojmë që Renis Dobra u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut 2025, pasi fillimisht u mor peng tre vëllezërit Fatjon, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj në bashkëpunim me Petrit Çakrrin.
Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi vrasjen me pamje kamerash, të cilat i çuan te makinat me qira që grupi mori për disa ditë me radhë për kryerjen e krimit.
