Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Hotelet po gllabërojnë bregdetin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

    Hotelet po gllabërojnë bregdetin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun
    Nga InfoNews23.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Hotelet po gllabërojnë bregdetin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

    joka, Gjikuria, Kollçaku, Qendro dhe Bega po betonizojnë Palasën, Drimadhën dhe Dhërmiun me resorte, po gërryejnë 137 hektarë mal në Ilias dhe po hedhin inertet në det, ndërsa IKMT i “ndëshkon” me 6 gjoba qesharake prej 500 mijë lekësh të vjetra

    Reklamë

    Nëse dikush do të hapte dosjet e shkatërrimit mjedisor në jug, do të zbulonte se të njëjtat falsifikime si në Zvërnec i ka bërë dhe Lenc Gjikuria, miku dhe maska e oligarkëve në grabitjen e maleve dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.

    Prej 6 vitesh, në arkivat e IKMT-së dhe Policinë e Shtetit, është një dosje me objekt shkatërrimin e 137 hektarë pyjeve në malin e Iliasit-Dhërmi, të kryera nga Lenc Gjikuria me leje të falsifikuara dhe 6 gjoba qesharake që i kanë kushtuar më pak se një apartament në Tiranë.

    Për ligjërimin e grabitjes së këtyre tokave malore, Lenc Gjikuria bashkëpunoi me IKMT, i cili gjatë viteve 2020-2026 gjobiti me shuma tallëse 5 kompanitë e mëdha, mes tyre Gjoka Konstruksion e Rrok Gjokes, Anchor Beton i Ard Kollçakut, Eral Construction i Gramoz dhe Ervin Qendros dhe Beton Express e Mond Begos, të cilat po i hedhin inertet në detin e Palasës, Drimadhës dhe Dhërmiut.

    Por ndër të gjithë këta, Ard Kollçaku zë një vend të veçantë në këtë rrjet shkatërrimi. I njohur në qarqet e ndërtimit si “lavatriçe” e trafikantëve, Kollçaku ka ndërtuar perandorinë e tij të betonit mbi një histori të dyshimtë lidhjesh me persona të hetuar për trafik droge dhe pastrim parash. Përmes “Anchor Beton”, ai jo vetëm që po betonizon bregdetin e Jugut, por sipas SPAK, ka shërbyer si mekanizëm legalizimi për kapitalin e pistë që vjen nga tregjet e errëta. Ndërsa IKMT e gjobit me shuma qesharake, Kollçaku vazhdon të zgjerojë aktivitetin, duke e ditur mirë se gjobat janë thjesht çmimi i një leje të pashkruar për të vazhduar.

    Menjëherë pas hapjes së sezonit turistik, IKMT filloi të gjobiste me vlera tallëse këto kompani për të treguar se “punon”, por në fakt i la të vazhdonin pa asnjë ndalim, me marrëveshjen që Lenc Gjikuria të gërryente malin e Iliasit deri te kishat shekullore dhe Ard Kollçaku të vazhdonte të pastronte paratë e trafikantëve përmes betonit.

    Me 6 gjoba qesharake të firmosura në vitet 2020-2026, gjatë qeverisjes së tyre, IKMT mbajti fjalën dhe i lejoi Lenc Gjikurisë dhe Ard Kollçakut, de facto kumbarëve të betonit dhe lavatriçes së trafikantëve, shkatërrimin e 137 hektarë pyjeve në Ilias dhe betonizimin e pacensuruar të bregdetit.

    Ndërsa IKMT i dha gjobat qesharake për shkatërrimin në Iliaz dhe betonizimin në Palasë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pezullimeve të rreme, mospranimit të ankesave të banorëve dhe pranimit të raporteve false mjedisore, duke e kthyer gjobën në leje për të vazhduar.

    Drejtësia shqiptare e ka shumë të lehtë të vërtetojë shkatërrimin e maleve nga Lenc Gjikuria në Dhërmi, madje edhe në Palasë, Drimadhë, Borsh e Himarë; dhe rolin e Ard Kollçakut si lavatriçe e trafikantëve, duke ballafaquar dosjet në IKMT, në Agjencinë e Mjedisit, në Prefekturën e Vlorës dhe në kadastrat e Jugut, por edhe duke hapur dosjet e pastrimit të parave që lidhin Anchor Beton me emra të njohur të trafikut.

    Po ashtu, mund të hetohet edhe gurorja e Iliazit, ku Gjikuria në 2026 ka nisur aktivitetin me gërmime masive, duke rrezikuar jo vetëm ekosistemin, por kishat ortodokse shekullore të shpallura pasuri kombëtare, të cilat dridhen nga lëkundjet dhe pluhuri i makinerive të rënda. Gjoba më e lartë që ka marrë Gjikuria për këtë shkatërrim është 500 mijë lekë të vjetra, ndërsa fitimi nga gërryerja e malit llogaritet në miliona euro. /Pamfleti

    Reklamë
    5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun GJIKURIA Hotelet po gllabërojnë bregdetin Kollçaku dhe Bego mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Aktualitet

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026
    Aktualitet

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Aktualitet

    I vihet tritol Mariglen Lalës në Bathore!

    12.09.2026
    Aktualitet

    Kapet me armë në Durrës, Haki Koka! Nipi i Lefter Kokës

    11.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026

    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.