Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shoferi egjiptian i pompës së betonit të Alba Beton nuk kishte as patentë dhe as “letra” shqiptare

    23.07.2026

    Hotelet po gllabërojnë bregdetin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

    23.07.2026

    Si Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pistaSi Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pista

    23.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia! Qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

    Qeveria i hap rrugën privatizimit
    Nga InfoNews23.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia! Qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura
    Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia! Qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    EDI RAMA dhe qeveria e tij i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

    Teksa Bashkimi Europian po i kërkon me ngulm qeverisë shqiptare shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe atë për zonat e mbrojtura, duke kushtëzuar madje edhe anëtarësimin e vendit në BE me këto dy ndërhyrje ligjore, Edi Rama duket se e ka ndarë mëndjen të vazhdojë në të kundërt.

    Përmes dy vendimeve të posacme të miratuara një ditë më parë, qeveria ka përshpejtuar tjetërsimin e pronës publike përmes ligjit famëkeq të investimeve strategjike duke parashikuar shprehimisht edhe privatizimin e zonave të mbrojtura.

    Qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

    Vendimi i qeverise

    “Kur pasuritë shtetërore përfshihen në zona me përparësi zhvillimin e turizmit apo në zona të mbrojtura mjedisore, propozimi i kontratës me tarifë simbolike 1 euro/kontrata, pranë Këshillit të Ministrave, bëhet me bashkëpropozim ndërmjet institucionit që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore dhe institucionit që ushtron veprimtarinë shtetërore përgjegjëse për këto zona, në përputhje me legjislacionin në fuqi,” thuhet në vendimin e qeverisë të miratuar një ditë më parë.

    Qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

    Zonat e mbrojtura drejt privatizimit

    Por pasi i marrin zonat e mbrojtura përmes qirasë simbolike 1 euro, investitorët strategjikë tashmë do të kenë të drejtën e blerjes totale të tyre me proccedurë të përshpejtuar, pothuajse menjëherë nga nënshkrimi i kontratës së qirasë.

    “Në kontratat e qirasë ose të enfiteozës, të lidhura për pasuri me sipërfaqe trualli mbi 500 (pesëqind) m², kur subjekti qiramarrës ose enfiteozëmarrës ka realizuar investime, në përputhje me planin e biznesit dhe në masën mbi 150 për qind të vlerës së truallit…..i lind e drejta të njoftojë ministrinë përgjegjëse për ekonominë, shoqëruar me një raport vlerësimi nga një ekspert vlerësues dhe auditues ligjor i pavarur. Në rast se konfirmohet përmbushja e nivelit të investimit në masën mbi 150 për qind të vlerës së truallit dhe subjekti qiramarrës/enfiteozëmarrës ka respektuar të gjitha kushtet e kontratës, i lind e drejta për të hyrë në procedurë privatizimi me të drejtë parablerjeje të objektit të kontratës së qirasë/enfiteozës,” thuhet në vendimin e një dite më parë.

    Por për atë që kanë realizuar investime në masën mbi 750 për qind të vlerës së pronës, e drejta e privatizimit lind mënjeherë.

    Në kontratat e qirasë ose të enfiteozës të lidhura për pasuri me sipërfaqe trualli mbi 500 m2, në rastet kur subjekti qiramarrës ose enfiteozëmarrës ka kryer investime në përputhje me planbiznesin, në masën mbi 750 për qind të vlerës së truallit, si dhe kur subjekti ka respektuar të gjitha kushtet e kontratës, i lind e drejta të njoftojë ministrinë përgjegjëse për ekonominë, shoqëruar me një raport vlerësimi nga një ekspert vlerësues dhe auditues ligjor i pavarur, edhe pa u përmbushur afati prej 3 (tre) vitesh i kontratës,” thuhet në VKM.

    Qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

    E drejta e parablerjes

    Ndryshimet e fundit në vendimet e qeverisë që përcaktojnë kriteret dhe proccedurat e privatizimit apo dhënies me qira të pronave shtetërore, përveccse përshpejtojnë proccesin e privatizimit dhe zgjerojnë kategoritë e pronave publike që tjetërsohen, konfirmojnë se qeveria nuk ka ndër mend të tërhiqet nga ligji për zonat e mbrojtura.

    Këto ndryshime vijnë pikërisht në kushtet qytetarët po protestojnë prej gati dy muajsh në shesh, pikërisht kundër grabitjes së pronave publike dhe në kohën kur Bashkimi Europian e ka kushtëzuar anëtarësimin e vendit në BE me shfuqizimin e këtyre dy ligjeve.

    EDI RAMA dhe qeveria e tij i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura prapa më vijnë historia! Qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura Unë jam Edi Rama
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shoferi egjiptian i pompës së betonit të Alba Beton nuk kishte as patentë dhe as “letra” shqiptare

    23.07.2026
    Aktualitet

    Hotelet po gllabërojnë bregdetin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

    23.07.2026
    Aktualitet

    Si Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pistaSi Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pista

    23.07.2026
    Aktualitet

    Kush po e shkatërron lumin Erzen? Burime: Një drejtues i lartë shtetëror fshihet pas hidrocentralit

    23.07.2026
    Aktualitet

    Dy pista hetimi për aksidentin tragjik në Tiranë

    23.07.2026
    Aktualitet

    3.3 milionë euro! SPAK sekuestron pasuritë e Hajdar Lalës dhe Islam Sefës

    23.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shoferi egjiptian i pompës së betonit të Alba Beton nuk kishte as patentë dhe as “letra” shqiptare

    23.07.2026

    Hotelet po gllabërojnë bregdetin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

    23.07.2026

    Si Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pistaSi Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pista

    23.07.2026

    Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia! Qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

    23.07.2026

    Kush po e shkatërron lumin Erzen? Burime: Një drejtues i lartë shtetëror fshihet pas hidrocentralit

    23.07.2026
    Më të lexuarat

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    Nga InfoNews19.07.20260

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve Ndërsa autoritetet italiane…

    Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

    22.07.2026

    Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës

    22.07.2026

    Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë

    21.07.2026

    Prive Brands dhe Zabo Garden nën lupën e Policisë, 9 administratorë procedohen për kontrabandë

    18.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.