Dritan Dakoli dhe Arben Memo, “cunat e Harvardit” që manipuluan fondin limit për tenderin e KESH
Dosja hetimore e SPAK për tenderin 700 mijë euro të KESH, zbulon qartë një nga mekanizmat më të përdorur në vjedhjen e parasë publike në Shqipëri; atë të manipulimit të fondit limit.
Ligji shqiptar detyron institucionet kontraktore që përpara se të caktojnë fondin limit për një tender të bëjnë vlerësimin e tregut duke marrë paraoferta nga disa kompani, për të nxjerrë kështu një mesatare se sa kushton produkti apo shërbimi që kërkohet të prokurohet.
Por shpesh, i gjithë ky proçes është fiktiv, pasi paraofertat që përcaktojnë fondin limit kontrollohen nga një dorë, siç ka dëshmuar SPAK në tenderin për të cilin ka marrë të pandehur ish drejtorin e KESH, Benet Beci.
Farsa
Një ditë pasi Adela Ruko dhe Ervis Berberi ia kishte dërguar kriteret e veçanta të tenderit Dritan Dakolir, ky i fundit ka nisur punën për venien në dispozicion të emailave të kompanive, të cilave KESH duhet t’u çonte ftesën për të bërë paraofertën me qëllim caktimin e fondit limit.
Me 13 dhjetor, Dritan Dakoli i ka përcjellë shtetasit Evis Berberi mesazhin “Info@tmc-al.com Info@euronet.al Info@qplan-ine.com”, pra tre adresat e kompanive të cilave KESH duhet t’u drejtohej për të kërkuar paraofertën.
Kompania Euronet zotërohej nga vetë Dritan Dakoli. Ndërkohë dy kompanitë e tjera, TMC dhe Qplan zotërohen nga Arben Memo, ky u fundit është edhe profesor në Universitetin e Tiranës.

Arben Memo
Menjëherë pasi ka marrë adresat e emaileve nga Dakoli, Evis Berberi ja ka përcjellë ato bashkëshortes së tij, Adela Ruko, e cila mbante postin e Përgjegjëses së Sektorit të Prokurimit në KESH.
Kjo e fundit, fillimisht ka hasur vështirësi për të gjetur NIPT-in e saktë të kompanisë Euronet, pasi i dilnin disa kompani më këtë emër. Ndaj ka pyetur bashkëshortin e saj për ta saktësuar.
Në orën 13:38, Ruko i shkruan Evis Berberit, mesazhin me tekst “Me jep pak niptin e atij të dytit se janë disa në QKB”.
Evis Berberi i ka shkruar Dritan Dakolit mesazhin “Euronet sa e ka nipt se dalin disa në QKR”.
Me pas Dakoli ia ka dërguar Berberit NIPTIN e Euronetit të tij dhe ky i fundit ia ka dërguar Rukos.
Pas saktësimit të NIPTI-t, Ruko iu ka dërguar menjëherë ftesën zyrtare për paraofertë tre kompanive, që kishte nisur Dakoli. Ky i fundit, pasi merr ftesat i shkruan Berberit për të saktësuar nëse fondi limit do të dilte si vlera mesatare e ofertave që do bënin tre kompanitë.
Sa e do fondin limit
Në orën 14:02 Dritan Dakoli i shkruan sërisht Evis Berberit: “Erdhën ofertat. Na duhet të dali mesatarja e pjestimit me 3?”
Më pas Evis Berberi i pergjigjet “Një min”.
Në orën 15:25 Dritan Dakoli shkruan përsëri mesazhin “Kemi kohë për të hënë apo jo, apo duhet sot?” dhe shtetasi Evis Berberi i është përgjigjur “Të hënën”, shtetasi Dritan Dakoli i pergjigjet “OK”.
Në orën 15:25 Evis Berberi i ka shkruar bashkëshortes se tij, Adela Ruko, “Sa e do mesataren e fondit”.
Në orën 15:26 Dritan Dakoli i ka shkruar mesazhin Evis Berberi “Me jep shifrën kur ta marrësh të lutem” dhe shtetasi Evis Berberi i është përgjigjur “Patjetër”.
Në oren 19:46 Evis Berberi i ka shkruar mesazhin shtetasit Dritan Dakoli “69.5 ml lek te rinj pa tvsh“, ndërsa shtetasi Dritan Dakoli i është përgiigjur “OK“.
Pasi mori shifrën se sa duhet të ishte fondi limit, Dakoli ka përpiluar tre ofertat fiktive që mesatarja e tyre të korrenspondonte në shifrën 69.5 milionë lekë pa tvsh, aq sa i tha Berberi.
Po me të njëjtën datë pra me 13, Drejtori i Prokurimeve te KESH sha, Valentina Kazanxhi, ka urdhëruar ngritjen e grupit te përllogaritjes së vleres se kontratës, për procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik e Sektorit Energjitik (Projekt Kerkimor)”
Në rrethanat e hetuara nga SPAK rezulton se nga ana e grupit të punës te Autoritetit Kontraktor, KESH sh.a, ju është dërguar ftesë për ofertë operatorëve ekonomike të propozuar nga shtetasi Dritan Dakoli, për komunikimet me ta ka përcjellë adresat e email-it të këtyre shoqërive, nëpërmjet shtetasit Evis Berberi për tek bashkëshortja e këtij te fundit, Adela Ruko, e cila ishte me detyrë Pergjegjëse e Sektorit tē Prokurimeve në KESH sh.a.
Njëkohesisht më vonë Ruko rezulton të jetē edhe anëtare e KVO-së gjatë procesit të vlerësimit të operatorëve ekonomik pjesëmarrës në këte procedure.
Pasi e stisën tenderin, që u fitua nga kompania Consulting & Management Albania Shpk e Ervis Myftarit, më 24 janar 2020,, Adela Ruko i ka dërguar mesazh Ervis Berberit:
“Thuaju pak të sjellin dokumentet dhe sigurimin e kontratës sot, ata të Harvardit.”
Berberi i është përgjigjur:
“OK, do vijnë.”
Në orën 08:50, këtë mesazh Ervis Berberi ia ka përcjellë Dritan Dakolit, i cili i është përgjigjur:
“Hahaha, ne çunat e Harvardit. OK, patjetër. Vëllai, më jep një numër kontakti.”
Ish-drejtori i ARRSH-së humbet kërkesën për lirimin me garanci pasurore
Të dy ”klientë” të SPAK, Benet Beci i jep 900 mijë euro Arbër Abazit në një tender farsë
Benet Becit kërkon gjykim të shkurtuar, çështja kalon në themel
