Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Rruga Milot-Balldren/ Njeriu i ‘Grupit Aruba’, një nga fituesit e koncesionit 1 mld euro të Salillarit

    Nga InfoNews21.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rruga Milot-Balldren/ Njeriu i ‘Grupit Aruba’, një nga fituesit e koncesionit 1 mld euro të Salillarit

    TIRANË- Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar në fillim të kësaj jave nënshkrimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, me kosto fillestare 365 milionë euro, por me një fitim të llogaritur 35-vjeçar për kompanitë fituese në rreth 1 miliard euro.

    Reklamë

    Procedura, më e shtrenjta deri më tani në fushën e infrastrukturës rrugore, u shpall në gusht të vitit 2025, kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Belinda Balluku, tashmë e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

    Në qershor të këtij viti, autoriteti kontraktor shpalli fituesin paraprak. Është një konsorcium, i drejtuar nga kompania “Salillari”, në pronësi të Pëllumb Salillari, dhe në përbërje të tij janë “Alb Tiefbau”, “Infrakonsult” dhe “Erald-G”, shpk.

    Kompania e fundit në radhë, “Erald-G” në pronësi të Gëzim Ismailit, dyshohet se është përdorur për pastrimin e parave të një klani që dyshohet se ka trafikuar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërkohë që ortaku i saj është nën arrest shtëpie, për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “grupi kriminal” dhe “veprime në kuadër të grupit kriminal”.

    Në 10 qershor 2026, Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurimit për 19 persona, të dyshuar se kanë krijuar një skemë për trafikun e narkotikëve dhe pastrimin e parave në investime të rëndësishme në Shqipëri.

    Sipas autoriteteve hetimore, drejtuesit e të ashtëquajturit “Grupi i Aruba-s” dyshohet se janë Artur Shehu dhe Luçiano (Artur) Koçeku, ndërsa bashkëpunëtorë të tyre janë edhe të paktën dy dyzina personash të tjerë.

    Rruga Milot-Balldren/ Njeriu i ‘Grupit Aruba’, një nga fituesit e

    Në aktet hetimore evidentohet edhe roli i Gëzim Ismailit, pronar i kompanisë “Erald-G”. Të dhënat e siguruara nga grupi hetimor e identifikojnë Ismailin si kunatin e Luçiano Koçekut, si edhe një bashkëpunëtor të tij për pastrimin e parave në projekte ndërtimore.

    Skema e pastrimit të parave

    Informacionet e cituara në dosjen hetimore e lidhin Luçiano Koçekun me aktivitetin kriminal të trafikut të narkotikëve në Europë, duke nisur nga fillimi i viteve 2000. Në vitin 2014, Koçeku krijoi një kompani ndërtimi, “LTD-CO” (aktualisht “Unlimited Construction”).

    Gjithnjë sipas dosjes hetimore, të paktën prej vitit 2019, Luçiano Koçeku ka marrë kontrollin “në hije” të kompanisë “Nova Construction”, me pronar Ilir Shtufin.

    Në vitin 2023, me qëllim për të shmangur çdo dyshim për burimin e parave, Luçiano Koçeku shet kompaninë e tij “LTD-CO” dhe pronarët e rinj janë Ilir Shtui dhe “Erald-G” shpk, me ortak Gëzim Ismailin.

    Ky është momenti kur shfaqet dukshëm Gëzim Ismaili. Në dokumentat e verifikuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), rezulton se subjekti “Erald-G” shfaqet si bashkëinvestitor në disa projekte të kompanisë “Nova Construction”.

    Në dosjen e prokurorisë, emri i Gëzim Ismailit përmendet në disa episode të ndryshme. Ndërkohë, për subjektin e tij ka një përmbledhje në materialin që i është dorëzuar Gjykatës së Posaçme për caktimin e masave të sigurimit.

    “Në përpjekjen e personit nën hetim Luciano Koçeku që të shmanget nga subjekti “LTD” nëpërmjet shkëmbimit të kuotave (kryer më 12.12.2023) dhe shitjes së tyre (30% të kapitalit zotërues) tek subjekti “Erald G” sh.p.k. me një vlerë 31,479,533 lekë (e cila nuk përcaktohet qartësisht se kur është shlyer kjo shumë në mënyrë përfudimtare), duke provuar kështu sesi personi nën hetim personi nën hetim Luciano Koçeku në këtë mënyrë ligjëron integrimin e shumës 31,479,533 lekë, si pjesë të kapitaleve të tij”, citohet në dosjen e Prokurorisë.

    Rruga Milot-Balldren/ Njeriu i ‘Grupit Aruba’, një nga fituesit e

    Për këto transaksione, Prokuroria e Posaçme ka dyshime se janë fiktive, pasi personi nën hetim lidhur me to “ka përdorur subjektin “Eraldi -G”, i cili ka ortak të vetëm shtetasin, personin nën hetim personi nën hetim Gëzim Islami, i cili është kunati i tij (bashkëshorti i Laureta Koçeku, motra e personit nën hetim Luciano Koçeku), në mënyrë të atillë që edhe pse de jure qëndron jashtë menaxhimit dhe drejtimit të subjektit “LTD”, personi nën hetim Luciano Koçeku ka nën mbikqyrje edhe menaxhim subjektin “LTD” dhe mirëbesimin e të afërmit të tij, shtetasit personi nën hetim Gëzim Islami. Mbi bazën e këtyre të dhënave, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për personazhin Gëzim Ismaili./BoldNews

    Reklamë
    një nga fituesit e koncesionit 1 mld euro të Salillarit Rruga Milot-Balldren/ Njeriu i 'Grupit Aruba'
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Aktualitet

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026
    Aktualitet

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Aktualitet

    I vihet tritol Mariglen Lalës në Bathore!

    12.09.2026
    Aktualitet

    Kapet me armë në Durrës, Haki Koka! Nipi i Lefter Kokës

    11.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026

    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.