Policia ka arrestuar Gjergji Lleshin dhe Lulzim Mejdanin për ngjarjen e ndodhur në maj të këtij viti, ku mbeti i plagosur Juxhin Hamajezi.
Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të autorit të dyshuar të ngjarjes, Klodian Kallo, dhe akuzohen për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Sipas informacioneve, gjatë marrjes në pyetje, të arrestuarit nuk kanë deklaruar asgjë lidhur me ngjarjen dhe autorin e dyshuar. Ata janë shprehur se do të flasin në gjykatë.
Juxhin Hamajezi, një person me precedentë të mëparshëm penalë, u plagos më 27 maj me një plumb në këmbë, pas një konflikti me autorin e dyshuar, Klodian Kallon, për shkak të një borxhi të pashlyer.
Hamajezi i kishte marrë një makinë tip Jaguar dhe nuk e kishte kryer pagesën, ndërkohë që edhe autori rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.
