“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur plot 13 herë kampion kombëtar, si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale. Lojtar dhe trajneri i ekipit të Partizanit, ai ka fituar gjithashtu 5 herë Kupës e Republikës dhe 2 herë Spartakiadën Kombëtare, duke dëshmuar nivelin e tij të jashtëzakonshëm dhe përkushtimin ndaj sportit.
Me një karrierë të gjatë sportive, Gazheli ishte pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe kontribuoi si lojtar dhe trajner, duke edukuar dhe frymëzuar breza të tërë sportistësh. Për shumë prej nxënësve të tij, ai nuk ishte vetëm një trajner, por një profesor i vërtetë i sportit dhe i jetës, një njeri që përcillte disiplinë, profesionalizëm dhe vlera njerëzore.
