Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Malli i pastër nga Ekuadori…/ Pazaret me projektet e kullave në Tiranë

    14.07.2026

    Shkolla e Biçikletave si Autoshkollë Pastrimi Parash! Prapavija e një shpronësimi publik…

    14.07.2026

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    14.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Në pranga nga SPAK për pastrim parash! Ilir Shtufi merr “viston” për kompleks vilash “Garden Hills” në Himarë

    Nga InfoNews13.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në pranga nga SPAK për pastrim parash! Ilir Shtufi merr “viston” për kompleks vilash “Garden Hills” në Himarë

    Prej 12 qershorit të këtij viti, sipërmarrësi i ndërtimit, Ilir Shtufi, gjendet në Greqi, në pritje të procedurave për ekstradimin drejt Shqipëri, pasi ndaj tij ekziston një urdhër arresti për përfshirje në grup kriminal të hetuar për “trafik narkotikësh” dhe “pastrim parash”.

    Megjithatë, biznesi i tij, i vendosur nën dyshimet se pastronte paratë e kokainës të “Grupit Aruba” në komplekse betoni, vijon të përfitojë lehtësira nga autoritetet shtetërore.

    SPAK/ Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

    Në 26 Qershor 2026, pra, gjatë kohës që ai qëndron në arrati, Këshilli Teknik në Ministrinë e Turizimit, ka dhënë miratimin që një prej kompanive të tij të vijojë procedurat për lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në zonën e Himarë, në bregdetin e Jugut.

    Në foto: Endri Haxhiu, kryetar i Këshillit Teknik në Ministrinë e Turizmit
    Këshilli i drejtuar nga Endri Haxhiu ka miratuar raportin e vëzhgimit arkeologjik sipërfaqësor hartuar në kuadër të projektit “Resort turistik dhe rezidencial ‘Garden Hills’ me objekt hotelerie me 3 – 4 kate mbi tokë dhe 1-2 kat nëntokë dhe objekte me 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues subjektet “Unlimited Construction” sh.p.k. dhe “Constructal” sh.p.k”.

    E pa dëgjuar në Shqipëri! Si u kap Ilir Shtufi? I nisi agjentit të BKH vendndodhjen: Jam në Selanik…

    Më herët, në 17 Prill 2026, ky projekt ka qenë pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, një strukturë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

    “Boldnews.al” konstatoi se kërkesa e dy kompanive ishte pjesë e rendit të ditës. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), nuk është publikuar informacion nëse ai është pranuar apo refuzuar.

    Gjithësesi, në praktikën e Këshillit Kombëtar të Territorit, vendimet e refuzimit publikohen Brenda pak ditësh nga përfundimi i mbledhjeve, ndërkohë që vendimet e miratimit kërkojnë më tepër kohë.

    Në foto: Projekti “Gardens Hills” u shqyrtua në mbledhjen e KKT-së, në 17 Prill 2026
    Nisur nga të dhënat indirekte, sidomos nga fakti që Këshilli Teknik në Ministrinë e Turizimit ka miratuar raportin arkeologjik rreth dy muaj pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, presupozohet se leja për kompleksin e vilave “Garden Hills” në Himarë duhet të jetë miratuar me firmën e kryeministrit Edi Rama.

    Vilat e vëllezërve Shtufi

    Të dyja kompanitë investitore janë të lidhura me vëllezërit Ilir dhe Kujtim Shtufi.

    Shoqëria “ConstructAl” është themeluar në dhjetor të vitit 2024. Ajo është në pronësi të kompanisë “Nova Construction”, me pronar fundor Ilir Shtufin.

    ‘Pallati i kuq nga pluhuri i bardhë’/ Si u ngrit kulla “Tirana Garden Building”: Klani “Koçeku” investoi, Ilir Shtufi bëri punimet!

    Investitori tjetër është “Unlimited Construction”. Kompania është krijuar në vitin 2014 dhe aktualisht është në pronësi të Kujtim Shtufi dhe subjektit “Erald G”, e kontrolluar nga Gëzim Ismaili.

    Më herët, aksionerë tek shoqëria “Unlimited Construction” kanë qenë Ilir Shtufi dhe Luçiano Koçeku. Ky i fundit konsiderohet si një nga personat kyç në një tjetër rrjet kriminal trafikimi, i konsideruar si “Grupi i Dubait”.

    Shoqëria “Unlimited Construction”, e cila është pjesë e investitorëve për “Garden Hills” në Himarë, aktualisht është vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme dhe menaxhohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

    Shtufët dhe trafiku i drogës

    Në 12 qershor 2026, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi hetimet për një grup criminal që dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kokainë nga Amerika Latine, në drejtim të Europës.

    Personazhi kryesor i këtij grupi është vlerësuar Artur Shehu, një vlonjat që jeton prej dy dekadash në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, një rol të rëndësishëm kishte edhe Luçiano Koçeku.

    Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme konfirmohet zyrtarisht informacioni i shpërndarë më herët për një takim misterioz të ishullin e Arubas, në Detin e Karaibeve.

    Sipas të dhënave që ka siguruar SPAK-u nga autoritetet partnere, rezulton se në takimin në Aruba kanë marrë pjesë personazhe kyç të trafikut të drogës dhe “zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë shqiptare”

    Informacioni hetimor sugjeron që takimi është kryer për të krijuar lehtësirat e nevojshme për pastrimin e parave të kokainës në projekte luksoze ndërtimore në Shqipëri, kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

    Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbuluar raporte të forta mes Luçiano Koçekut dhe Ilir Shtufit, me qëllim pastrimin e parave të drogës në kullat dhe godinat që ndërton kompania “Nova Construction”.

    Mbi bazën e këtyre të dhënave, SPAK-u mori aprovimin e Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së “arrestit me burg” për biznesmenin Shtufi. Arrestimi i tij nuk u bë i mundur, pasi ai ishte larguar drejt Greqisë, pak orë para se të miratohej vendimi i gjykatës.

    Ilir Shtufi u ndalua nga autoritetet greke në një hotel në Athinë, ndërkohë që ai ka refuzuar të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro qindra apartamente, dyqane dhe poste parkimi, të cilat janë të regjistruara në emër të kompanisë së Ilir Shtufit, “Nova Construction”, nën dyshimin se janë pjesë e skemës së “pastrimit të parave”.

    Vetëm pak ditë pas goditjes së “Grupit Aruba”, Prokuroria e Posaçme njoftoizhvillimet për një tjetër hetim ndaj atij që konsiderohet si “Grupi i Dubait”.

    Personazhet kyçe të këtij grupimi, të dyshuar gjithashtu se ka trafikuar tonelata kokaine nga Amerika e Jugut drejt Bashkimit Europian, janë Shpëtim (Salvadore) Aliaj, Eldi Dizdari e Dritan Gjika.

    Edhe ky grup akuzohet se ka pastruar paratë e trafikut të drogës në komplekse rezidenciale e hoteliere në Shqipëri.

    Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Posaçme ka miratuar, ndër të tjera, caktimin e masës “arrest në shtëpi” për sipërmarrësin Gëzim Ismaili, pronar i “Erald G” shpk, e cila është pjesë e ““Unlimited Construction”, që ka marrë përsipër investimin e “Garden Hills” në Himarë.

    Ndërsa, ortaku tjetër i kësaj shoqërie, Kujtim Shtufi, ka qenë subjekt i kontrollit fizik dhe të banesës nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në kuadër të hetimeve për “Grupin e Dubait”.

    Në pranga nga SPAK për pastrim parash! Ilir Shtufi merr “viston” për kompleks vilash “Garden Hills” në Himarë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Malli i pastër nga Ekuadori…/ Pazaret me projektet e kullave në Tiranë

    14.07.2026
    Aktualitet

    Shkolla e Biçikletave si Autoshkollë Pastrimi Parash! Prapavija e një shpronësimi publik…

    14.07.2026
    Aktualitet

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    14.07.2026
    Aktualitet

    Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

    13.07.2026
    Aktualitet

    Zbulohen bosët e Call Center te Delijorgji: Ernest Kurti, Marjo Myftari, Elio Dyrmishi dhe Amanti Jeshili

    13.07.2026
    Aktualitet

    Goditje për IQOS: Itali, gjobë rekord 7 milionë euro ndaj Philip Morris! Shqipëria hesht

    13.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Malli i pastër nga Ekuadori…/ Pazaret me projektet e kullave në Tiranë

    14.07.2026

    Shkolla e Biçikletave si Autoshkollë Pastrimi Parash! Prapavija e një shpronësimi publik…

    14.07.2026

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    14.07.2026

    Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

    13.07.2026

    Zbulohen bosët e Call Center te Delijorgji: Ernest Kurti, Marjo Myftari, Elio Dyrmishi dhe Amanti Jeshili

    13.07.2026
    Më të lexuarat

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…

    Nga InfoNews11.07.20261

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë…

    Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

    11.07.2026

    Makinetat e Stafukëve, lirohet me kërkesë të Prokurorisë polici

    09.07.2026

    Drilon Bushati “vetshpallet Mbret” i Porti të Durrësit

    13.07.2026

    U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

    12.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.