Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër

    11.07.2026

    Kush është i ekzekutuari Aleksandër Koçeku në Shkodër, sot iu rihapën letrat në Prokurori për vrasjen e Pavlin Prekës

    11.07.2026

    Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

    11.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Gabim i pilotëve të WizzAir, avioni shpëton mrekullisht

    Nga InfoNews11.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gabim i pilotëve të WizzAir, avioni shpëton mrekullisht

    Një fluturim i Wizz Air me 168 persona në bord shmangu një katastrofë për vetëm dy sekonda, pasi pilotët bënë një gabim në futjen e të dhënave në kompjuterin e avionit gjatë procedurës së ngritjes.

    Bëhet fjalë për fluturimin 5411, i cili u nis nga aeroporti i Lutonit në Britaninë e Madhe drejt Athinës në prill të vitit të kaluar.

    Sipas raportit të publikuar nga Dega Britanike për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB), pilotët nuk verifikuan nëse në kompjuterin e avionit ishin futur saktë llogaritjet e domosdoshme të ngritjes, të njohura si V-speeds, të cilat përcaktojnë shpejtësitë kritike që duhen arritur për një ngritje të sigurt.

    Avioni u ngrit nga pista e Lutonit kur i kishin mbetur vetëm 162 metra deri në fund të saj.

    Analiza e të dhënave të FlightRadar24, e cituar nga The Telegraph, tregon se avioni Boeing 737 Max po fluturonte me rreth 146 nyje, ose 168 milje në orë, menjëherë pasi u ngrit nga toka. Kjo do të thotë se ai u shkëput nga pista vetëm rreth dy sekonda përpara se të mbërrinte në fundin e saj.

    Në momentin kur kaloi mbi fundin e pistës, avioni ndodhej në një lartësi prej vetëm 13 këmbësh (rreth 4 metrash), ndërkohë që standardet e sigurisë kërkojnë një lartësi minimale prej 35 këmbësh (rreth 11 metrash), për të garantuar kalimin e sigurt mbi pengesat.

    Në bord ndodheshin 162 pasagjerë, katër anëtarë të ekuipazhit të kabinës dhe dy pilotë.

    Pamjet e kamerave të sigurisë në aeroportin e Lutonit tregojnë se avioni ishte aq pranë tokës pas ngritjes, sa mezi dukej mbi avionët e parkuar dhe ndërtesat përreth.

    Hetuesit e AAIB theksuan se, nëse gjatë ngritjes do të kishte ndodhur një humbje fuqie në motorë, ekzistonte rreziku që avioni të mos kishte mundur të ndalej në pjesën e mbetur të pistës ose të mos arrinte lartësinë minimale të nevojshme për një largim të sigurt.

    Sipas raportit, ndryshimi i pikës së planifikuar të nisjes në pistë bëri që avioni të ngrihej me një konfigurim të gabuar të fuqisë së motorëve.

    Kontrollorët e trafikut ajror i kishin ofruar ekuipazhit një hyrje më të afërt në pistë, duke bërë që ngritja të kryhej nga një pikë e ndërmjetme dhe jo nga fillimi i saj.

    Wizz Air e bën sërish! Braktis dhjetëra shqiptarë në Trieste

    Edhe pse pilotët besonin se kishin përditësuar në kompjuter parametrat e rinj të ngritjes për distancën më të shkurtër, hetimi arriti në përfundimin se këto të dhëna nuk ishin futur saktë.

    Për pasojë, motorët punuan me fuqi më të ulët se sa kërkohej, gjë që solli një përshpejtim më të ngadaltë dhe një ngritje të vonuar të avionit.

    AAIB bëri të ditur se operatori i fluturimit ka rishikuar procedurat dhe ka nxjerrë udhëzime të reja për ekuipazhet.

    Kompanitë ajrore përdorin shpesh ngritje me fuqi të reduktuar për të kursyer karburant dhe për të ulur konsumimin e motorëve, kur gjatësia e pistës e lejon këtë.

    Megjithatë, kur ngritja kryhet nga një pikë e ndërmjetme e pistës, fuqia e motorëve duhet të rritet për të kompensuar distancën më të shkurtër të disponueshme.

    Pavarësisht incidentit, fluturimi u ul normalisht në Athinë dhe avioni kreu edhe tre fluturime të tjera gjatë së njëjtës ditë.

    Fluturimi u krye nga kompania britanike Ascend Airways, në bazë të një marrëveshjeje të tipit “wet lease” (ACMI). Në këtë lloj kontrate, një kompani ajrore i vë në dispozicion një kompanie tjetër avionin, pilotët, ekuipazhin, mirëmbajtjen dhe sigurimin, ndërsa fluturimi kryhet me markën dhe numrin e kompanisë që shet biletat.

    WizzAir kundër shqiptarëve, britma dhe ofendime

    Në këtë rast, pasagjerët udhëtonin me një fluturim të Wizz Air, por avioni dhe ekuipazhi i përkisnin Ascend Airways.

    Ascend Airways ka ndërprerë aktivitetin e saj gjatë këtij viti, duke lënë pas rreth 50 milionë dollarë borxhe ndaj kreditorëve.

    Kompania britanike ofronte avionë dhe ekuipazhe për kompani të tjera ajrore që kishin nevojë për kapacitete shtesë gjatë periudhave të ngarkuara.

    Në reagimin e saj, Wizz Air konfirmoi se fluturimi i përmendur në raportin e AAIB ishte operuar në kuadër të një marrëveshjeje charter të lidhur me Wizz Air UK.

    “Siguria është dhe mbetet prioriteti më i lartë i Wizz Air. Pas incidentit, çështja u shqyrtua së bashku me kompaninë operuese.

    Wizz Air merr në konsideratë publikimin e raportit të fundit të AAIB dhe mbetet e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të sigurisë”, deklaroi kompania. /The Telegraph

    avioni shpëton mrekullisht Gabim i pilotëve të WizzAir Wizz Air
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër

    11.07.2026
    Aktualitet

    Kush është i ekzekutuari Aleksandër Koçeku në Shkodër, sot iu rihapën letrat në Prokurori për vrasjen e Pavlin Prekës

    11.07.2026
    Aktualitet

    Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

    11.07.2026
    Aktualitet

    I dha bashkia e Himarës të gjitha? Gazetarja denoncon zhulin dhe babëzinë e çadrave në Livadh

    11.07.2026
    Aktualitet

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…

    11.07.2026
    Aktualitet

    Të preferuarit e shtetit dhe të SPAK-ut, “Salillari” dhe “2T” marrin tenderat mbi 60 mln euro të Bypass-it të Elbasanit

    11.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër

    11.07.2026

    Kush është i ekzekutuari Aleksandër Koçeku në Shkodër, sot iu rihapën letrat në Prokurori për vrasjen e Pavlin Prekës

    11.07.2026

    Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

    11.07.2026

    I dha bashkia e Himarës të gjitha? Gazetarja denoncon zhulin dhe babëzinë e çadrave në Livadh

    11.07.2026

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…

    11.07.2026
    Më të lexuarat

    Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

    Nga InfoNews06.07.20261

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur një skemë të dyshuar të qarkullimit të parave me…

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…

    11.07.2026

    ONE ALBANIA rrit çmimet! Përgjigja për qytetarët: Ne kemi të drejtë, ju JO!

    07.07.2026

    Makinetat e Stafukëve, lirohet me kërkesë të Prokurorisë polici

    09.07.2026

    Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

    11.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.