Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si ndodhi atentati në Laç? Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba! Artur Suti në kërkim

    Nga InfoNews10.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Si ndodhi atentati në Laç? Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba! Artur Suti në kërkim
    Si ndodhi atentati në Laç? Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba! Artur Suti në kërkim
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si ndodhi atentati në Laç? Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba! Artur Suti në kërkim

    **Detaje të reja nga ekzekutimi në Laç, identifikohet autori i dyshuar**

    Reklamë

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Erdogan” në Laç, ku humbi jetën Ilir Gjini, rreth 40 vjeç.

    Sipas burimeve hetimore, viktima, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, është qëlluar me shtatë plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar Emiljan Suti, i njohur edhe me emrin Artur Suti, i cili është shpallur në kërkim.

    Si u vra Ilir Lika në Laç, policia: Pas debatit kërciti arma

    Nga të dhënat paraprake rezulton se sulmi ndodhi pak pasi Gjini kishte parkuar automjetin e tij tip “Benz” dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse tentoi të largohej, ai u ndoq nga autori dhe u qëllua sërish pranë hyrjes së godinës. Viktima ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

    Hetimet kanë zbuluar se viktima dhe autori i dyshuar banonin në të njëjtën lagje. Gjini ishte me origjinë nga Miloti dhe jetonte prej vitesh në Laç, ndërsa e kaluara e tij po verifikohet nga grupi hetimor. Një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me aktivitetin e tij jashtë Shqipërisë.

    Ndërkohë, Emiljan (Artur) Suti rezulton person me precedentë penalë. Ai është dënuar më parë me pesë vite burg për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës”, si dhe ka qenë i proceduar për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, ai rezulton të jetë arrestuar në Belgjikë për vjedhje dhe në vitin 2011 i ka shpëtuar një atentati pranë Komisariatit të Policisë në Kurbin.

    EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për një të vrarë

    Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, një emër i njohur për autoritetet, i arrestuar më parë për vepra të ndryshme penale. Në vitin 2019, dy vëllezërit Suti dhe një kushëri i tyre u përfshinë në një ngjarje të rëndë ku mbetën të vrarë kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi, ndërsa Gentian Suti u plagos.

    Po ashtu, në vitin 2010, vëllezërit Suti u arrestuan pas një përplasjeje me Policinë e Shtetit, ku u akuzuan fillimisht për tentativë vrasjeje ndaj efektivëve, armëmbajtje pa leje, kanosje dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Megjithatë, gjykata rrëzoi akuzën për tentativë vrasjeje dhe i dënoi për veprat penale të kanosjes, mosbindjes ndaj policisë dhe armëmbajtjes pa leje. Artur Suti u dënua përfundimisht me pesë vite burg, ndërsa Gentian Suti me katër vite.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e motivit dhe kapjen e autorit të dyshuar.

    Reklamë
    Si ndodhi atentati në Laç? Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba! Artur Suti në kërkim
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Aktualitet

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026
    Aktualitet

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Aktualitet

    I vihet tritol Mariglen Lalës në Bathore!

    12.09.2026
    Aktualitet

    Kapet me armë në Durrës, Haki Koka! Nipi i Lefter Kokës

    11.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026

    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.